Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Skënder Kapiti: Rama dhe Berisha për Turqinë dhe Erdoganin

| E diele, 10.01.2021, 10:41 AM |


Kryeministri Rama dhe ishKryeministri Berisha për Turqinë dhe Erdoganin

Nga Skënder Sadri KAPITI

Sa herë që në Shqipëri vjen për vizitë Kryeministri apo Presidenti i Turqisë dhe sa herë vizitojnë Turqinë Kryeministri apo Presidenti i Shqipërisë opozita dhe disa media shfryjnë dhe mllefojnë kundër tyre

E theksoj se jam politikisht jo në një linjë me Kryeministrin   Rama, por ai është Kryeministër që e ka zgjedhur shumica e shqiptarëve dha jo, as unë dhe as Erdogan, dhe ndjehem mirë kur një shtet si Turqia pret në mnyrë madhështore kryeministrin e shtetit tim kushdoqoftë ai,  por nuk mund të thuhet se nuk janë të vërteta ato se cfarë Edi Rama  deklaroi gjatë vizitës së tij në Turqi.

Duke e falënderuar për mikpritjen gjatë vizitës në Turqi, Rama tha:

“Në këtë mikpritje në të gjithë së bashku si delegacion nga Shqipëria mundëm të konstatojmë shprehjen e një vullneti të fortë për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, mes dy shteteve, mes dy qeverive. I jam mirënjohës presidentit për bashkëbisedimin kokë më kokë dhe për kohën e çmuar që i dedikoi një tërësie të konsiderueshëm çështjesh”, tha Rama.

Për ndihmën e shtetit turk pas tërmetit Rama deklaroi: “Presidenti Erdo?an ishte i pari i cili u angazhua publikisht dhe botërisht për t’u përfshirë në procesin e rindërtimit dhe faktikisht i hapi rrugë një procesi të tërë përfshirjeje të shumë të tjerëve që bënë të mundur mbledhjen e një kontributi të rëndësishëm për Shqipërinë dhe për familjet e prekura nga tërmeti”.

Kryeministri i Shqipërisë tha se Presidenti Erdo?an dhe Republika e Turqisë i qëndruan pranë Shqipërisë.

Duke iu referuar bashkëpunimin mbi pandeminë COVID-19, Rama tha se “Një nga temat e diskutimit ka qenë bashkëpunim i afërt mes dy vendeve dhe mbështetja e presidentit të Turqisë për Shqipërinë”.

“Sjellja e Republikës së Turqisë ndaj nesh dhe qasja e presidentit Erdo?an në situatat kur vendi si i yni gjenden në vështirësi janë mishërimi i asaj fjalës së paharrueshme të Kemal Ataturkut i cili thoshte se ‘njerëzimi është një trup i vetëm’ dhe çdo komb është një pjesë e këtij organizimi”, tha Rama.

Turqia, populli mik turk, të gjithë shtetarët e pushtetaët turq që nga Ataturku e deri te Presidenti aktual  Erdogan gjithmonë kanë mbajtur një qëndrim dashamirë, miqësor e vëllazëror ndaj shqiptarëve. Gjithmonë shteti e populli turk i janë gjëndur Shqipërisë pranë në ditët më të vështira. Turqia si mik dhe aleat i madh i Shqiptarëve është treguar e tillë pa marrë parasysh se cila politikë dhe cili politikan ka qeverisur Shqipërinë.

Po kështu gjate vizitës së ishkryeministrit Sali Berisha në Turqi ai thoshte:  “Të nderuar përfaqësues të mediave,I dashur zoti Kryeministër, Të nderuar zonja dhe zotërinj të pranishëm në këtë konference shtypi,

Kam ardhur këtu me ftese te kryeministrit Erdogan, në një vizitë që përkon me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe ky është një rast i shkëlqyer për mua të shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj kombit turk dhe Republikës së Turqisë për mbështetjen 100 vjeçare që i ka dhëne Shqipërisë dhe shqiptarëve në përpjekjet e tyre për liri dhe dinjitet kombëtar.

Unë shfrytëzova rastin të ftoj mikun tim kryeministrin Erdogan në një vizitë në Shqipëri në kuadrin e këtij 100 vjetori. Dua të shpreh shumë mirënjohje ndaj kryeministrit Erdogan, qeverisë së tij, popullit mik turk për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Shqipërisë gjatë këtyre 20 viteve, pas daljes së saj nga një diktaturë infernale, përpjekje e kurorëzuar me sukses.

Sot, ne takohemi si dy miq në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Turqia dha një ndihmë shumë të çmuar, Forcat e saj të Armatosura dhanë një ndihmë të veçantë në përpjekjet tona për anëtarësimin e plotë në NATO. Kryeministri përmendi vizitat, por takimet kanë qenë shumë më të shpeshta, nuk ka patur Samit ndërkombëtar apo konference ndërkombëtare që nuk jemi takuar, që nuk kemi shqyrtuar marrëdhëniet tona, që nuk kemi diskutuar se si ti nxisim ato më tej dhe dua të theksoj se nga 2005 deri më sot investimet turke në Shqipëri janë rritur 9 here. Ato mund të rriteshin edhe 19 herë, por këto janë objektiva për ti  realizuar në të ardhmen.

Sot u firmosën dy marrëveshje të rëndësishme, por janë me dhjetëra e dhjetëra marrëveshje të tjera, të cilat përbëjnë kuadrin e shkëlqyer ligjor të bashkëpunimit mes dy vendeve tona në të gjitha fushat.

Në këto marrëveshje bilaterale ka një bashkëpunim të shkëlqyer në fushën e arsimit, në fushën e shëndetësisë, në fushën e sigurisë dhe të rendit publik , të investimeve, të drejtësisë, në çdo fushë.

Kryeministri Erdogan, personalisht, qeveria e tij, Presidenti Gyl, Parlamenti kanë qenë mbështetës kryesor të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës dhe të rolit të saj, duke kontribuar kështu në paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Kosova, çdo ditë  e më shumë behet një faktor i rëndësishëm paqeje në rajonin tonë.

Ne kemi patur mbështetjen e fuqishme të qeverisë suaj në pjesëmarrjen tonë në Afganistan. Jemi dhe do të qëndrojmë atje për sa kohë NATO do të qëndrojë, në interesin më të mirë të këtij kombi që përjetoi tronditje të thella.

Edhe njëherë, zoti kryeministër dua tu falënderoj shumë përzemërsisht për pritjen vëllazërore. E them vëllazërore sepse e theksuat ju që kemi lidhje gjaku. Çfarë më ndodh mua, të dashur miq? Çdo delegacioni turk që unë takoj, pasi merr fund pjesa zyrtare, ju shtroj një pyetje. Cili nga ju ka gjak shqiptar në deje? Ju zoti kryeministër nuk ja u kam shtruar ndonjëherë këtë pyetje se jam i sigurtë që nuk bëni përjashtim”. (https://www.google.com/search?q=sali+berisha+per+erdoganin+mik&rlz=1C1GCEA +mik+&aqs=chrome..69i57.11299j0j7)

Pra, po t’i krahasosh të dy kryeministrat shqiptarë thonë të njëjta gjëra për Turqinë dhe Erdoganin si miq, aleatë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe Erdoganin të dy e konsiderojnë mik. Dhe këtë aleancë miqësore e vllazërore ata e argumentojnë dhe e justifikojnë me të drejtë dhe me fakte, por ama vetëm kur janë kryeministra të Shqipërisë, pasi kur janë si opozitarë e akuzojnë, shpifin,intrigojnë dhe shajnë njëri-tjetrin kur vizitojnë Turqinë dhe Erdoganin si dhe kur e presin atë në Tiranë. Kështu bënte Partia Socialiste kundër vizitës së Berishës si kryeministër  në Turqi dhe të Erdoganit në Tiranë dhe po ashtu sillet opozita e sotme ndaj vizitës Presidentit Erdogan në Tiranë dhe kundër vizitës së kryeministrit Edi Ramës në Turqi.