E enjte, 25.04.2024, 09:22 PM (GMT+1)

Mendime

Skënder Mulliqi: Edhe Kosova ta padisë Serbinë për gjenocid

E diele, 23.11.2008, 04:04 PM


Edhe Kosova ta padisë Serbinë për gjenocid

 

Nga Skënder Mulliqi

 

Mbi 15 mijë të vrarë e të masakruar, shtëpi të tëra të bëra rrafsh me tokë, shumë pasuri të grabitura, objekte të kultit të shkatërruara dhe mbi 1 milionë shqiptarë të dëportuar nga trojet etnike, janë fakte të bollshme që të bëhët padia kunder një shteti vërtetë gjenocidial siq ishte Serbia. Por, padi kunder Serbisë duhet të bëhët edhe për zullimin që bëri ajo për 90 vjet me radhë kunder shqiptarëve Haris Silajxhiçi, siç e kam përmendur edhe më parë në shkrimet e mia, kishte kërkuar nga Tribunali i Hagës të dënohej Serbia për gjenocid gjatë luftës në Bosnje. Kjo kërkesë e tij dy herë që refuzuar pa kurrfarë argumenti nga ky tribunal. Në atë kohë qytetarët e Srebrenicës, ku kriminelët serbë kryen masakrën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore, të pakënaqur me një vendim të tillë të Gjykatës së Drejtësisë edhe paten paralajëmruar largimin masiv nga ky qytet. Një padi të tillë kundër Serbisë për gjenocid këtyre ditëve e ka ngritur edhe Kroacia e Stipe Mesiçit. Kjo padi duket paksa e vonuar. Serbia është dashur të paditet për gjenocid fill pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë me 1999, nga Bosnja, Kroacia dhe Kosova. Por, më mirë vonë së kurrë, thotë një fjalë e popullit. Në këtë padi kroatët e akuzojnë Serbinë për gjenocid, shkatërrim të qyteteve kroate, vrasje të civilëve, deportimeve dhe vjedhje të pasurive kulturore. Çmenduria serbe kishte arritur në pakufi. Ky kod gjentik serb më shpirt të prishur, në krye me kryekriminelin Millosheviq, për kasaphanë të radhës zgjodhi shqiptarët autoktonë të Kosovës. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë u paraqit shumë e padrejtë kur nuk mori parasysh kërkesën e drejtë të Bosnjës, që Serbia të dënohet për gjenocid. Dihet së Tribunali i Hagës zaten edhe ishte formuar me rastin e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë. Dhe, nga ky gjyq ndërkombëtar mos të merret për bazë shfarosja masive e muslimanëve në Bosnje, dhe vrasjet dhe masakrat e papara mbi shqiptarët e Kosovës, si dhe eksodi biblik i tyre nën tytat e automatikëve të kriminelëve serbë, nuk ka kurrfarë justifikimi. Serbia ishte agresori e cila e mori edhe bekimin e popullit të vet, në kalërimin makabër me rastin e shkatërimit të krijesës artificiale të krijuar nga Titoja famëkeq. Por, tash të kthehemi tek Kosova, e cila edhe nëntë vjet pas përfundimit të luftës, nuk ka paraqitur padi për gjenocid kunder Serbisë. Mbi 15 mijë të vrarë e të masakruar, shtëpi të tëra të bëra rrafsh me tokë, shumë pasuri të grabitura, objekte të kultit të shkatërruara dhe mbi 1 milionë shqiptarë të dëportuar nga trojet etnike,janë fakte të bollshme që të bëhët padia kunder një shteti vërtetë gjenocidial siç ishte Serbia. Por, padi kunder Serbisë duhet të bëhët edhe për zullimin që bëri ajo për 90 vjet me radhë kunder shqiptarëve.Me këtë rast nuk bën pa u përmendur edhe masakra e Tivarit, ku u vrarë afër 10 mijë shqiptarë nga nomenklatura shumë e ndytë komuniste. Pastaj, nuk bën për t’u harruar as koha e Aleksander Rankoviçit famëkeq, i cili bëri çdo të zezë mbi shqiptarët e pambrojtur. Shumë atdhetarë i lanë me gjak burgjet serbe. Shumë familje u detyruan të migronin nëpër vende të ndyshme të botës, e më së shumti në Turqi. Pikërisht tash duhet të përgatitet një kundërofensivë diplomatike e krerëve tanë shtetërorë, kur Serbia nuk po lë gur pa levizuar në secilin plan. Të gjitha argumentet janë në anën tonë, por lypset guxim dhe përkushtim shumë më i madh që bashkësisë ndërkombëtare t’i bëhet me dije se ku e ka vendin Serbia e Tadiçit, i proklamuar gjoja me pikëpamje evropiane. Askush nuk i mbron interesat tona kombëtare nese nuk i mbrojmë na vetë ato. Sa jemi këmbëngulës ne në qendrimet tona të drejta, për aq edhe do ta kemi përkrahjen e miqve tanë në botë. Faktori mbarëshqiptar duhet të jetë unik më shumë se kurrë më parë. As edhe për një milimeter nuk duhet të levizim mbrapa kur është fjala të mbrojtja e integritetit territorial të vendit. Kurrfarë plani i Ban Ki Munit dhe bankimunëve të tjerë nuk bën të lejohet, sepse atëherë do të ishim humbësit më të mëdhenj. Kosova dhe shqiptarët kanë potenciale që ta defaktorizojnë Serbinë kur është fjala për mbrojtjën e interesave tona vitale shtetrore dhe kombëtare. Serbia ishte vetëm një pushtuese e tokave shqiptare, e cila njeh vetëm gjuhën e forcës .Kjo u dëshmua me rastin e çlirimit të Kosovës me 1998/99. Edhe ky farë Tadiçi, i cili ka marrë turr, duhet ta këtë të qartë së kthim pas të proceseve politike nuk do të ketë. Shqiptarët nuk do ta lejojnë këtë gjë për kurrfarë çmimi, sepse një gjë e tillë do ishte e pafalshme…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora