E enjte, 25.02.2021, 05:59 AM (GMT)

Mendime

Enver Bytyçi: Ibrahim Rugova, lideri politik me i vendosur per ta refuzuar Serbine ne Kosove

E shtune, 09.01.2021, 04:59 PM


Enver Bytyçi:

Ibrahim Rugova nuk eshte shenjt. Ishte njeri, edhe gjigand, edhe i gabueshem.

Nene Tereza eshte shenjtore, Ibrahim Rugova nuk eshte shenjtor. Kam shfletuar me mijera faqe ne arkivat gjermane. Edhe ne institute te mbushura plot mellef kunder Kosoves. Kam lexuar per dhjetra personazhe shqiptare. Por vetem dy prej tyre gjendeshin ne piedestal: Nene Tereza dhe Ibrahim Rugova. Per keta dy nuk munda te gjej nje sharje, nje fjale te keqe!

UCK eshte e paster. Cdo deshmor i saj eshte shenjt, eshte permendore e atdheut. Ibrahim Rugova nuk eshte deshmor. Nuk eshte i paster sa nje deshmor i atdheut. Por Ibrahim Rugova eshte me i madhi nga te gjithe ata lidere te UCK-se qe mburren se bene luften dhe i kerkojne harac atdheut!  E ne emer te haracit qe "u takon" e vodhen dhe e rrenuan keto 20 vite!

Ibrahim Rugova nuk e beri luften. Ate e bene NATO dhe UCK! Por pa Rugoven dhe kontributin e tij ne qendrat e vendosjes nderkombetare nuk do te kishte nderhyrje te NATO-s.

Ne vend qe te vishte kambalet e ushtarit per te luftuar kunder Serbise, Ibrahim Rugova zgjodhi te qendroje ne Velani. Por nuk u vesh si grate per te ikur fshehurazi per ne Maqedoni ose Shqiperi.

Serbia dhe serbet nuk e vrane Ibrahim Rugoven, sic bene me Fehmi Aganin e te tjere deshmore te atdheut, por eshte e ditur se Serbia nuk mund ta vriste liderin e shqiptareve. Ajo u perpoq ta vrase duke e marre peng dhe duke e paraqit si lojal ndaj saj. Ne fakt Ibrahim Rugova ishte dhe mbetet lideri politik me i vendosur per ta refuzuar Serbine ne Kosove.

Keto jane faktet. Ka edhe te tjera si keto. Kush perpiqet te keqtrajtoje figuren e Ibrahim Rugoves, e ben kete per nevojat e veta ditore!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora