E diele, 07.03.2021, 08:38 AM (GMT)

Mendime

Nue Oroshi: 14 shkurti dita e të dashuruarve a do të sjell dashuri politike për Kosovën?

E shtune, 09.01.2021, 11:30 AM


14 shkurti dita e të dashuruarve a do të sjell dashuri politike për Kosovën?

Nga Nue Oroshi

Pikërisht më, 14 shkurt 2021 ditën e të dashuruarve u caktua data e mbajtjes së zgjedhjeve për themelimin e parlamentit të ri të Republikës së Kosovës parlament i cili do të sjellë Qeverinë e re dhe Presidentin e ri të Kosovës, apo në mungesë të një kompromisi të partive politike për zgjedhjen e Presidentit të ri, do të digjet edhe vet. Uroj që qeveria e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, mos të jetë qeveri e shkurtë edhe pse zgjedhjet  po mbahen në muajin shkurt,për faktin se  politika jonë në mungesë të një stabiliteti politik janë duke mbajtur zgjedhje kohë e pa kohë, dhe janë duke e mbytur popullin me shumë halle në Kosovë, duke harruar ato fjalët e të parve tanë: "kallnuer e fruer bluj e gatuj, rri e mos luj ".

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i zuri si duket te pa përgaditura të gjitha partitë politike në Kosovë edhe pse të gjitha thonë se do të jenë gati për zgjedhje por realiteti e tregon të kundërten, megjithëse partitë që kanë shtrirje nëpër Kosovë i kanë ndezur motorët dhe janë duke u angazhuar natë e ditë që të dalin sa më mirë në rezultate zgjedhore.Edhe më të papërgaditura kanë mbetur partitë e vogëla të cilat janë duke tentuar që t´iu mbeshtesin ndonjërës parti të madhe me qëllim që të mbijejtojnë politikisht dhe të nxjerrin ndonjë deputet që mund t´iu ndimoj në të ardhmën të kenë edhe ndonjë post ministri.Ajo çka tani është bërë e neveritshme për politikën është aterimi  nëpër parti politike në prag të zgjedhjeve, të disa emrave të cilët janë djegur e pjekur nëpër parti politike,apo analist të cilët flasin banalitete,  dhe partitë i prezentojnë si prurje të reja.

Në botën demokratike ku funksionon demokracia e mirfilltë për poste të larta politike konkurojnë antarët e partive politike të cilët janë gjatë në parti dhe kanë dhënë një kontribut të çmuar mbrenda strukturave partiake, e jo sot hyn në parti e nesër futët në lista për deputet,ndërkohë që i zënë vendin atyre veprimtarëve që kanë dhënë kontribut vite me radhë.Kjo praktikë e neveritshme duhet të ndalët njëherë e përgjithmonë nëpër të gjitha partitë tona politike.

Çka do të sjellin zgjedhjet e reja?

Fillimisht partitë politike në Kosovë kanë shumë pak kohë që të përgatisin programet e tyre se si do t´iu duket qeverisja e tyre në të ardhmen.Në mungesë të programeve të mirëfillta politike,partitë si çdo herë do të shërbehën me zhurma dhe atakime të njëri- tjetrit që nuk është fare e mirë për shëndetin e demokracisë.Partitë politike kanë filluar të bëjnë edhe sondazhe,që në këtë kohë nuk janë fare reale dhe nuk e tregojnë realitetin e fuqisë elektorale për faktin se janë sondazhe te njëanshme dhe nuk duhet të mirrën shumë për bazë se në fund realiteti mund të jetë krejtë ndryshe nga sondazhet e reklamuara.Një gjë është pozitive tek partitë e mëdha politike në Kosovë se si duket i kanë parë gabimet e veta në të kaluarën dhe asnjëra parti politike nuk ka vija të kuqe për asnjërën,kjo është pozitive dhe i jep mundësi partisë fituese të zgjedhjeve që të bëj negociata për themelimin e Qeverisë së re me të gjitha partitë politike dhe në fund ta zgjedh njërën prej tyre.Atë që më së shumti partitë politike kanë deshirë ta dinë është përqindja që do të marrin partitë politike në Kosovë në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.Një gjë është e qartë se nga partitë shqiptare do të jenë vetëm katër parti politike në Parlamentin e Kosovës, e këto janë: LVV,LDK,PDK dhe AAK, si dhe ndonjë deputet i ndonjë partie të vogël që mundet të futet në parlament si pjesë e listës së këtyre katër partive politike.Edhe pse trendi politik me një favorizim të lehtë shkon kahë Levizja Vetvendosje kjo nuk do të thotë se në mënyrë automatike çdo gjë do të shëndrrohet në votë,për faktin se janë shumë afër zgjedhjet që janë mbajtur më, 6 tetor 2019 kemi një vit e katër muaj kohë e cila nuk sjellë votues të rinjë të shumtë që votojnë për herë te parë,siç është rasti kur mandatët kryhen në mënyrë të rregullt në periudhën katërvjçare.Mungesa e dytë do të jetë se kësaj radhe për shkak të kohës së shpejt të mbajtjës së zgjedhjeve si dhe për shkak të  virusit korona, mërgimtarët shqiptar do ta kenë shumë të vështirë votimin qoftë dërgimin e votave me postë,qoftë udhëtimin për të shkuar në Kosovë dhe për të votuar.

Nëse këto katër parti politike konkurojnë  ndaras ashtu siç po shihet deri më tani, duke e plotësuar listën vetëm me ndonjë parti të vogël apo individ që garojnë sa për ta provuar vetën,është e veshtirë që një parti politike në Kosovë në këto rethana të arrijë 35 % të elektoratit të përgjithshëm për faktin se vetëm para një viti e katër muajsh partia që ka marrë më së shumti vota VV ka pasur pak më shumë se 25 % që i bije nëse do të ketë rritje të madhe duhet ta rrisë elektoratin  10 % që është shumë veshtirë e realizushme.

Kjo mvarët edhe nga fakti se sa votues dalin në zgjedhje.Lufta për vendin e dytë do të jetë në mes të LDK dhe PDK.Në këtë rastë LDK do ta ruaj vendin e dytë dhe PDK do të radhitët në vendin e tretë për faktin se në këto zgjedhje del pa dy liderët të saj Hashim Thaqin dhe Kadri Veselin.Kurse AAK do të mundohet pak të merr vota nga PDK dhe Nisma, që nuk do te jenë të mjaftueshme ta levizin nga pozicioni i partisë së katërt por do ta kalon pragun pa problem për shkak të bastionit të votave që ka në Dukagjin.Shumë zhurmë është duke u bërë edhe tek Lista e Vjosa Osmanit.Në bazë të një përvoje të gjatë politike që kam dhe duke njohur skizmat apo ndarjet e të  paknaqurve mbrenda LDK-së është vështirë e realizushme që Vjosa Osmani ti shkeput LDK-së më tepër se 1.5 % deri në 2 %,këtë e them për faktin se kur akademik Nexhat Daci e ka themeluar LDD-së ka dalë nga LDK-ja se bashku me 30 % të strukturave të LDK-së por nuk ka mundur të merr më shumë se 6 % të elektoratit se 4 % kanë qenë elektorat i akademik Mark Krasniqit ,pra,të PSHDK-së, ku më pas në zgjedhjet e tjera akademik Daci dështoj plotësisht duke marrë vëtem diçka më shumë se 3 %.Kurse Vjosa nuk arriti që ti shkëputë LDK-së, asnjë kryetar dege.E mos të flasim për partitë e Bujar Bukoshit,Edita Tahirit,Listën Rugova, e ndonjë fraksion tjetër i dalë nga LDK-ja që ju kanë harruar emrat dhe kanë mbetur vetëm parti në tentativë.

Edhe përformimi nëpër fushata zgjedhore e luan një rol të rëndesishëm në rritjen e një përqindje te vogël për votuesit të cilët janë të pavendosur se cilën parti politike ta votojnë.Por ajo që më së shumti me brengosë është menaxhimi i rezultatit zgjedhor të partive politike pas zgjedhjeve dhe sa do të arrinë partitë të krijojnë institucione stabile që në të ardhmën ta orientojnë Kosovën drejt forcimit të shtetit në shumë aspekte.Kjo më tepër është brengosëse se sa përqindja e partive politike sa fitojnë në zgjedhje.Nëse Albin Kurti zgjidhet serish Kryeministër ai duhet të ketë si orientim dy shtete kyçe miq tradicional dhe historik të shqiptarëve, që ta përkrahin Qeversijen e Kosovës,Amerikën dhe Gjermaninë.Pa bashkpunim të ngushtë me këto dy shtete asnjë Qeveri në Kosovë nuk mundët të jetë jetëgjatë.Uroj që Qeveria e dalur nga zgjedhjet e shkurtit mos të jetë Qeveri jetëshkurtër por të Qeverisë katër vite me Kosovën kurse partitë tona politike të fillojnë me mendu për qytetarin e jo çdo herë për vetvetën.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora