Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Dibrani: Partia e vogël Nisma rrezikon PDK-në

| E premte, 08.01.2021, 09:54 AM |


Partia  e vogël Nisma rrezikon PDK-në nëse bën koalicion  siç pësoj AAK-ja e Ramush Haradinajt!

Shkruan Luan Asllan Dibrani

“Partitë e vogla si NISMA ,Partia Social Demokratike e të ikurve nga Vetëvendosja ,Partia e Fjala  e Gëzim Kelmendit  etj,  janë të rrezikuara në mbijetesën e tyre nga një  e kaluar e tyre  e zymtë .Mundohen t’i lidhin koalicione parazgjedhore me partitë e mëdha  në mënyrë që ta ruajnë sadopak fuqinë politike me çdo kusht qe te mbesin në pushtet!,

Këto subjekte  politike  nga partia “Nisma “ ,”Partia Social Demokratike e te ikurve nga Vetëvendosja” ,partia “ Fjala e Gëzim Kelmendit ”  etj, nuk mund ta  sigurojnë kalimin e pragut n emeto zgjedhje,

Sondazhe të brendshme profesionale, edhe ato publike  më se miri tregojnë rezultatin që do ta marrin në zgjedhje,

“Një pjesë e këtyre  partive politike janë të vetëdijshme për rezultatin që do ta marrin në zgjedhje pasi ato  veç dhanë prova edhe në zgjedhjet paraprake qe  për shembull.Partia “Nisma”  jo që e përforcoj partinë   e AAK-së së  Ramush Haradinajt ,por atë e  cungoj edhe më shumë  nga qe  mezi ruajti e bashkuar  përqindjen e saj,nga e cila kjo parti  po i ndien akoma  pasojat.

PDK-ja ka krizën e brendshme, pasi lideri  i saj zoti Veseli , por edhe lideri shpirtëror i kësaj Partie  zoti Hashim Thaçi nuk janë të pranishëm në këtë proces zgjedhor për shkak te gjendjes se tyre  në Hagë!Prandaj keto jame lojra te rrezikshme  nese i bëjnë këto pazare pa  një  analizë  dhe vizion paraprak.

Hezitimi për të kundërshtuar Nismën në PDK është i kuptueshëm, duke e pare të kaluarën e  Fatmir Limajt  me veprat korruptive!  PDK-ja  nuk e duan Limajn në parti  duke bërë pazare politike për ta marrë pjesën e pushtetit të “ pamerituar” në raport më fuqinë politike që arrijnë ta kenë. Kjo u dëshmua edhe ne zgjedhjet paraprake qe  me një qind  mënyra   e   kaloj pragun  prandaj pozicioni i tyre momental politike  i partisë  “Nisma “ ,”Partia Social Demokratike e te ikurve nga Vetëvendosja” ,partia “ Fjala”  etj, nuk mund ta  sigurojnë kalimin e pragut nga e cila  votuesi dita ditës është duke   e pa realitetin  se këtyre , subjekteve politike   me ambicie  për pushtet dhe për përfitime ekonomike pa merita .