E diele, 07.03.2021, 09:39 AM (GMT)

Mendime

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Aferim, hallall apo jazëk?

E premte, 08.01.2021, 06:56 PM


Ejvallah.

Ministreshka e kulturës, diplomuar për arkitekturë, në universitetin e Firences, na dha një birinxhi haber; ABI (vëllai i madh në shqip) Rexh Taipi do të na restaurojë xhaminë e Plumbit. Aferim! " Një marrëveshje e shumëpritur", shkruan ministriçka, " jo vetëm për banorët e Shkodrës, apo besimtarët myslymanë, por për gjithë shqiptarët". Me dorën mbi gjoks me kokën përkulur, sikundër veprohet në traditën më të mirë osmane, si të qe para Sylejmanit të madhërishëm, ministrushka jonë ish e lumtur. I lumtur ish edhe Agai i saj, Salep Sulltani, apo Profeti i kokoshkave, sepse me ndihmën e ABI-it, tashmë Arnautistani ynë e ka të hapur e të sigurt rrugën drejt Europës.  Mendja në Azi, vështrimi në Europë, veprimet anadollake, mëmëdheu një plaçkë për t'u shitur. Ministruçkë moj, si nuk t'u drodh qerpiku, si s'tu mpi dora kur firmose për shembjen e Teatrit Kombëtar? Mbase nga që ai ish ndërtuar nga fashistët perëndimorë dhe jo nga anadollakët lindorë? Si s'u skuqe sado pak kur e gjithë Europa e qytetëruar e mori në mbrojtje? Si s'të breu sadopak ndërgjegjia kur pe të varrosen nën rrënoja pianoja e tryeza gati njëqind vjeçare e me vlera të veçanta historike? Ne na erdhi keq edhe për çallmat e dollomatë osmane të " Shtatë shaljanëve", "Halili e Hajria", "Trimi i mirë me shokë shumë", por mbi te gjitha edhe  kujtimi i kostumit të Gjergj Kastriotit, Ismail Qemalit, Isa Boletinit e Sylejman Vokshit. Si nuk ngrite zërin moj ministruçke për betonizimin e Durresit, kur betonizuesi i saj me "duart akullore" tha: "Ç'të keqe ka t' i heqësh një muri antik prej pesëdhjetë centimetrash, vetëm pesëmbedhjetë"? Si guxon e u jep privatërve të huaj një vlerë si Butrinti? Ç' kulturë e ç'interesa mbron? Jazëk!

Pa dyshim, që ne jemi për ruajtjen e restaurimin e trashëgimisë,vendeve të kultit të çfarëdo besimi, por trashëgimia  nuk është pjesë e tekave e shijeve të politikanit të rradhës. Me rilindjen urbane, po zhdukni identitetin, individualitetin e qyteteve tona e po i bëni të gjitha njësoj. Ministrullushka arkitekte, nuk thotë asnjë fjalë kur Bashkani i Beledijes(kryetari i bashkisë) shkatërron vilat e shtëpitë karakteristike të kryeqytetit dhe i zëvendëson ato me kulla betoni. Me sa duket për këtë ka studiuar në djepin e kulturës europiane, Firencen e magjishme, se si të shkatërrojë e jo të ruajë trashëgiminë. Rruga për në Europë kalon nga Anadolli. Aferim, hallall apo jazëk?


Ejvallah.Ministreshka e kulturës, diplomuar për arkitekturë, në universitetin e Firences, na dha një birinxhi haber;...

Posted by Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit - zyrtare on Friday, January 8, 2021


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora