E shtune, 20.04.2024, 12:51 PM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Fal Internetit

E premte, 08.01.2021, 05:56 PM


Fal Internetit

Nga Edison Ypi

Loqemadh Katunari nga Taplasi, Komuna e Tarrasit, Prefektura e Tangopit, fal Internetit u shpall "Shqiptari i vitit".

Gjithashtu fal Internetit, "Shqiptari i Shekullit" është ai që ishte dhe gjithmonë do jetë, Takap Tahipi nga Marrujti, Komuna e Briskut, Prefektura e Biçakut.

Fal Internetit, ajo që do duhej të ishte shtylla e shoqërisë, mikroborgjezia jonë, më së fundi ekziston. Por është më e fëlliqura në fytyrë të dheut; Ca parazitë e ca hajdutë që hiqen për aristokratë, ca bajga që mbahen për elitë, ca muta që mbahen për çokollata.

Fal internetit, Shqiptar i Shquar quhet çdo hajdut që ngre një flamur dhe çdo budalla që zhgarravit 1 rrjesht e gjysëm në fejsbuk.

Fal Internetit, çdo halabak është më i rëndësishëm dhe më i lavdishëm se një krahinë e tërë që nuk prodhon lajme me mafje dhe vrasje në familje por vetëm spinaq, misër, grurë, mish, qumësht.

Fal Internetit janë shtuar frikshëm ca budallaqe në kërkim të burrit. Ato që fotografojnë surratin e vet nga dhjetra kënde. Sajojnë vargje dhe fraza me t'i sjell zorrët te fyti. Nxjerrin piktura me sorkadhe të pëlotura, përrua që rrjedh, liqen, pulëbardha, lejlekë, hënë e zbehtë në horizont, hapu varr të futem.

Fal Internetit, shitësi i bulmetit, kasapi, marangozi, katundarja që sjell qumështin, dhe çdo llapaqen kafeneje, janë pakrahasimisht më seriozë se të gjithë shqiptarët që janë lodhur me vite nëpër shkolla, universitete, akademira.

Fal Internetit shqiptarët Lirinë nuk e perceptojnë si gjithë dynjaja, pra si zgjerim, por si ngushtim, si hall, si  siklet, si bunker, si burg.

Fal Internetit shqiptarët nuk po e kuptojnë, se po të shpërdorohet, Liria jo vetëm paksohet, por edhe asgjësohet.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora