E enjte, 28.03.2024, 11:02 AM (GMT)

Mendime

Afrim Caka: Organizmi i mërgatës shqiptare në botë

E premte, 08.01.2021, 09:48 AM


ORGANIZIMI I MËRGATËS SHQIPTARE NË BOTË

Nga Afrim Caka

Çështja kombëtare s’është vetëm dëshirës dhe e vullnetit, por e domosdoshmerisë dhe e realitetit historik. Atë që duhet ta bëjmë sot, nuk mund t’ua lëmë brezave të ardhëshëm.

Botës do bërë të njohur me forcën e fakteve dhe të argumenteve të drejtën tonë historike dhe etnike në trojet ku jetojmë, ndaj edhe dosmosdonë e njohjes nga ana  e saj të së drejtës së vetvendosjes së shqiptarëve të Preshëvës, Çamërisë dhe të shqiptarëve të Iliridës e Malit të Zi. Botën do mësuar, më në fund, të flaës për ne me gjuhën tonë të argumkenteve, të flaës jo për “Shqipërinë e adhe”, por për popullin e ndarë më dysh pa të drejtë. Nuk duhet t'i lejojmë liderët tanë të korruptuar që të mirren me politik.

Durimit mund t’i vijë fundi si çdo gjëje në jetë. Është rrezik t’i përmbahemi vetëm durimit. Prandaj, është i domodoshëm hartimi i Programit Kombëtar në Diasporë, ku në menyrë shkencore do të shtroheshin rrugët e zgjidhjes së çeshtjës sonë kombëtare. Pra nuk mund të silllemi brenda një rrethi të mbyllur. Duhet të hulumtojmë rrugët që na çojnë në zgjidhjen e problemit tonë që na krijuan liderët tanë!

* * * *

Një popull i ndarë midis fesë dhe partive politike…

Ky është shansi i fundit që mergata shqiptare mund ta shpëtoj kombin nga djerrinat e korruptuara.

Mërgata shqiptare duhet të bëhet një subjekt i të rëndësishëm i biotës shqiptare, sot kur mbi gjysma e kombit ndodhet jashtë Atdheut – Dardanisë.

Mergata shqiptare duhet të bashkohet rreth programit kombëtar:

“Bashkimit shqiptar dhe integrimit në qytetërimin perëndimor!”

Institucionalizimi i mërgatës bëhet me program dhe statut të veçantë. Programi shpreh qëllimet kryesore të angazhimit dhe të rolit të mergatëes në jetën kombëtare, siç janë ruajtja dhe zhvillimi i identitetit etnokulturor, afirmimi i kulturës shqiptare, solidarizimi kombëtar dhe miqësia me popujt e vendve mikpritëse.

Statusi përcakton format e organizimit të mërgatës. Bërthamë e organizimit duhet të jetë bashkësia shqiptare, që formohet nëpër qytete a rajone të një vendi. Të gjitha bashkësitë formojnë Mërgatën Shqiptarenë një shtet. Organi më i lartë i është kuvendi, i përbërë nga përfaqësuesit e bashkësive shqiptare. Kuvendi zgjedh Kryesinë e Mërgatës, e cila drejton veprimtarinë e saj në seksione të veçanta: politik, ekonomik, kulturor, arsimor, social, humanitar, mjek dhe jo imame hoxhallarË etj.

Kështu do të formoheshin mërgatat shqiptare në Angli, Austri, Greqi, Gjermani, Zvicër, Turqi, në vendet skandinave, tejoqeanike etj.

Mëgata mund të organizohet në një vend edhe nga bashkimi i shoqërive, shoqatave e klubeve të ndryshme, por ato nuk mund t’i përfshijnë  të gjithë mërgimtarët.

Të gjitha mergatat në vende të ndryshme formojnë Lidhjen e Mergatave Shqiptare. Organi më i lartë i Lidhjes është Kongresi, i përbërë nga përfaqësuesit e të gjitha mergatave, i cili zgjedh Kryesinë, që drejton veprimtarinë e Lidhjes.

Lidhja e mergatave Shqiptare krijon fondin e vet, boton gazetën e përditëshme dhe zhvillon veprimtari botuese, kulturore – artistike, politike – diplomatike, solidare etj.

Kështu, Lidhja e Mërgatave Shqiptare do të ishte një lloj lobi shqiptar në botë, që do të lunate rol të rëndësishëm në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe në forcimin e miqësisë me popujt e tjerë. Po ashtu, ajo do të mbronte mërgatën shqiptare nga procesi i gërryerjes, asimilimit, tradhtisë dhe dukuritë e ndryshme të kriminalizimit.

Lidhja e Mërgatave Shqiptare do të bëhej urë e ATDHEUT me botën dhe pengesë për partitë të korruptuara, do të përfaqësonte denjësisht atë dhe do të kontribonte shumë shumë për nrilindjen kombëtare dhe qytetërimin modern shqiptar.

Degët partiake dhe liderët e tyre të korruptuar në mergatë duhet të shuhen fare, sepse jaën këpurdha, që janë bërë përçuese të ndarjeve e përçarjeve ideologjhike e krahinore, madje janë shndërruar edhe në shërbim të liderve politikë të aferave skandaloze si ajo e "3%-shit, Dardania Bannkes dhe e Prontos". Ky fenomen është bërë masiv në Dardani që nga viti viti '90, kjo është tragjedia më e madhe në historinë e re shqiptare.

Improvizimet dhe verbalizmi politik nga disa lider të korruptuar nuk mund ta mbrojnë sovranitetin kombëtar. Vullneti i idealitetit janë kategori morale e psikologjike e mergimtareve tanë, ndërsa realiteti është kategori historike. Natyrish, askush nuk e konteston vullnetin e shqiptarëve në mergatë, por realitetin ekzistues. Realiteti ynë i sotëm në Dardani është shndërruar në kufom e moçal dhe nuk na siguron zgjidhjen e drejtë të çështjes sonë kombëtare. Jemi në këtë gjendje në një masë të madhe për shkak të mendëesisë sonë kriminale e korruptive.

Me një karakter të theksuar shumë etnik, pa vetëdije kombëtare e përgjegjësi shtetërore, me një etje ekstreme për fitimin e përfitimin personal, me një urrejtje patologjike provincial ndaj kombit etnik shqiptar, paria e bëri dhe bën gjithçka për të mbetur pronare e kombit shqiptar, e shtetit Dardanë, historisë, kulturës dhe e ekonomisë kombëtare. Me origjina tejet të dyshimta etnike, me një mendëesi të theksuar byzantine dhe osmane, me lidhje e varësi të hekurt nga pakicat artificiale joshqiptare dhe nga qendra influente  jashtë kombit e shtteit dardanë, kjo pari është thjeshtë parazitare dhe skllavëruese e kombit shqiptar. Këta nuk do të ndalen derisa ta shohin kombin shqiptar  të rrëshqasë  edhe në luftë vëllavrasëse, vetëm e vetëm ti raujnë interesat e tyre.

Dardania është në duartë e mërgatës shqiptare…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora