| E premte, 08.01.2021, 12:26 PM |
Pse Edi Rama në stilin e Vuçiç i bën karshillëk Europës!
Nga
Enver Bytyçi
Dje
dhe sot Edi Rama dhe gjysma e qeverisë së tij janë për vizitë zyrtare në
Ankara. Fillimisht dua të them se çdo marrëdhënie midis Turqisë dhe Shqipërisë
është shprehje e interesit të përbashkët dhe si e tillë e mirëpritur nga
shumica dërmuese e shqiptarëve. Asnjëherë nuk kam menduar dhe nuk besoj në
teoritë konspirative, sipas të cilave marrëdhëniet e tona me Turqinë mund të
rrezikojnë qoftë dhe potencialisht integritetin territorial apo sovranitetin e
Shqipërisë.
Por
vizitat e Edi Ramës në Ankara ose në Stamboll
më parë i kam parë gjithnjë me skepticizëm dhe gjykoj se ato nuk vihen
në funksion të interesave të Shqipërisë aq sa vihen në shërbim të ushtrimit
pervers të pushtetit nga ana e Edi Ramës. Ndërsa për vizitën e tanishme të tij
në Ankara nuk kam as më të voglin dyshim se ajo vlen si vizitë kortezie ose
çoke në ndihmë të fitores së zotit Rama në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Këtë
të vërtetë e zbuloi me sinqeritet presidenti turk, RexhepTayp Erdogan, i cili
së paku në dy raste përmendi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Në rastin e
parë premtoi hapur se do të ndërtonte spitalin e Fierit para zgjedhjeve të 25
prillit, ndërkohë që edhe në mbyllje të fjalës së tij uroi që zgjedhjet të jenë
të dobishme për (kë?!,) ndoshta Shqipërinë.
E
gjithë ceremonia, kuajt me flamurin shqiptar në krye, limuzina, sallonet e
mëdha sulltanore, premtimet për investime, fjalimet e dy shefave, Erdogan dhe
Rama, ishin përgatitur me një regji të hollë për të dhënë mesazhin që ta
paraqesin kryeministrin shqiptar si “të vetmen shpresë” për shqiptarët dhe
ardhmërinë e vendit tonë. Ndërsa mediet lëpirëse tek ne nuk reshtën pa folur me
superlativa, për t’u thënë shqiptarëve se “Edi Rama nuk ka alternativë”!
Më
vjen keq të shënoj ndjesinë se presidenti Erdogan me këtë rast po shfrytëzon
vështirësitë që kalon kreu i ekzekutivit shqiptar për shkak të izolimit
europian dhe dështimeve spektakolare në të gjitha drejtimet në qeverisjen e tij
në vend. Duke i njohur mirë rrethanat në të cilat gjendet Edi Rama, presidenti
turk po shfrytëzon terrenin e krijuar që t’ia kundërvejë ShqipërinëEuropës,
thjesht për të plotësuar disa interesa të tijat në këto raporte. Ndërsa
bashkërendimi i përpjekjeve të përbashkëta kundër “organizatë terroriste të
FETO-s” ishte thjesht kupertura e asaj që synohet të arrihet nga presidenti
Erdogan. Por me kërkesën për luftë të përbashkët kundër Fetuhllah Guelen,
presidenti i Turqisë teston edhe gatishmërinë e Edi Ramës se deri ku mund të
shkojë servilizmi i tij ndaj Erdogan. Kjo do të thotë se Rama dhe qeveria e
tij, në kushte emergjence për t’i shpëtuar ndëshkimit të qytetarëve më 25 prill
po keqpërdoren nga ana e Ankarasë dhe keqpërdorja po na shitet si “sukses i
jashtëzkonshëm” i kryeministrit tonë.
Ka
disa vite, së paku nga viti 2018 e këtej, që qeveria Rama është e izoluar nga
pikëpamja politike dhe në aspektin e ndihmave ekonomike e financiare nga
Bashkimi Europian dhe vendet kryesore të tij. Gjermania është më e zhgënjyera
prej vendeve të tjera në raport me Edi Ramën, sepse shpresat e saj ishin të mëdha,
ndërkohë që mashtrimi i kryeministrit tonë ishte spektakolar! Humnera midis
pritshmërive gjermane për shkak të mashtrimit të Ramës me realitetin e kundërt
që krijoi ky i fundit është e jashtëzakonshme. Me mashtrimet e tij kryeministri
ynë ka tronditur besimin e të gjithë politikanëve shqiptarë, përfshirë dhe ata
të Kosovës, te partnerët europianë.Në Europë është krijuar përceptimi se
"të gjithë politikanët dhe liderët e politikës shqiptare duhen parë me
skepticizëm dhe se atyre nuk u duhet besuar lehtë"! Kjo falë mashtrimeve
të paskrupullta të kryeministrit aktual, Edi Rama!
Ndërkaq
zoti Rama po reagon pa kurrëfarë maturie diplomatike e politike për situatën që
vetë e krijoi me europianët. Ai edhe në Ankara kontrastoi aftësitë e
presidentit Erdogan me “paaftësitë” e BashkimitEuropian. Kritikoi ashpër
qëndrimet e Brukselit, duke lavdëruar marrëdhëniet e partneritetit strategjik
të Shqipërisë me Turqinë si "të suksesshme" dhe marrëdhëniet
kontraktuale për shkak të integrimit me BE-në si "të pasuksesshme".
Pse duhej që kreu ynë i ekzekutivit të fliste në Ankara kundërEuropës dhe kujt
I shërben kjo përveçse interesave të tij përpushtet me ndihmën e Turqisë?!
Edi
Rama nuk flet krejt rastëisht. Ai beson se mund ta luajë rolin e presidentit
serb, Aleksandër Vuçiç, kur ai dëshiron
të “frikësojë” europianët,e t'u thotë se po shkon "të flejë në
Kremlin"! Edhe Rama dëshiron ta luajë të njëjtën kartë dhe përpiqet ta
kërcënojë Brukselin, Berlinin, Parisin, Londrën etj me “mbështetjen” që ai gjen
te Erdogan. Por kryeministri ynë është shumë fat keq. Ai në panik dhe i
pashpresë është gati të pranojë çdo lloj oferte, mjafton që të mbahet me thonj
në karriken e pushtetit.
Megjithatë
kryeministri Rama nuk ka mundur që të bëjë llogari të sakta. Shqipëria nuk
është Serbi dhe as Rama nuk është Vuçiç. Shqipëria është orientuar drejt
integrimeve europiane, ndërkohë që Serbia drejt Rusisë. Kësisoj Rama i
kundërvihet jo vetëm Europës, por dhe interesave të qytetarëve zgjedhës të tij
kur injoron Europën, ndërkohë që presidenti serb fiton përkrahjen e elektoratit
të tij kur afrohet me Moskën e largohet me BE-në. Rama nuk ka asnjë mundësi
reale që të përballet me Bashkimin Europian dhe Gjermaninë, sikur të thërrasë
në ndihmë jo vetëm Erdoganin, por dhe Rusinë e Putinit si dhe gjithë lindjen së
bashku.
Kjo
vizitë në Ankara e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, do të shpejtojë dhe
thellojë humbjen e tij më 25 prill 2021! Nuk ka asnjë shans që atij t’i vijë në
ndihmë as Erdogani, as Vuçiç, as ndonjë lider tjetër autoritar i kontinetit ose
planetit!