E premte, 29.03.2024, 11:21 AM (GMT)

Mendime

Jozefina Topalli: Sot eshte Imperative nevoja per Ndryshim!

E enjte, 07.01.2021, 02:56 PM


Sot eshte Imperative nevoja per Ndryshim!

Nga Jozefina Topalli

Boshatisja e vendit eshte drame kombetare.

Ikin te rinjte, ikin intelektualet.

Njerezit nuk besojne me ne politike.

Njerezit duan nje shtet qe nuk vjedh qytetaret e vet; nje shtet qe nuk mbron hajdutet; nje shtet qe menaxhon mire leket qe vijne nga vjelja e taxave;

Levizja per Ndryshim synon nje shtet qe mbron qytetaret e tij e  qe bashkon. Ne duam qe  njerezit te mos ikin  nga vendi.

Ne nuk duam nje Shqiperi te braktisur nga te rinjte dhe njerezit e arsimuar. Ne synojme qe nje politike e re t’i  rivendos Shqiptaret ne zemer te jetes Politike te vendit.

Nderkohe sot , per shkak te 3 kryetareve te korruptuar , Shqiperise po i ikin edhe intelektualët.

Ikin sepse qeveria nuk i njeh meritokracine, nuk i jep siguri per punen dhe shendetin. Ikin se shohin se femijet e tyre nuk kane shans per nje jete me te mire.

Por ata nuk ikin vetem nga qeveria.

Ata ikin se nuk shohin perspektive dhe as shprese. Ata nuk besojne tek opozita formale.

Opozita e qytetareve nuk perfaqesohet as nga opozita parlamentare as nga ajo formale jashte parlamentare.

Demokracia ne Shqiperi eshte thyer .

Dhe per kete ka 3 pergjegjes kryesore.

Ne duhet te largojme 3 kryetaret e korruptuar.

Ata jane pergjegjesit e zbrazjes se vendit!

Sipas OECD: Shqiperia eshte e katerta  në botë për rritjen e emigracionit të njërëzve të aftë!

Emigracioni është një fenomen që prek vendet më të ardhura të ulta dhe të gjitha shtresat e popullsisë, por te arsimuarit kanë prirje për të emigruar më shumë.

Për shembull, Shqipëria ka një normë totale emigrimi prej 29%, Bosnja dhe Hercegovina prej 20% dhe Maqedonia Veriore prej 18%.

Ne duam te ndryshojme kete realitet!

Te zevendesojmr politiken cinike te 3 kryetareve te korruptuar me politiken e shpreses. Te ndalim largimin e te rinjve.

TI japim mundesine e punesimit dhe te ndertimit te jetes ne vendin e tyre.

T’i kthejme dinjitetin e vleresimin intelektualeve !

Ne duam te kthejme besimin tek politika me politikane te pakorruptuar, me te rinj te mirearsimuar, me profesioniste te ndershem,me integritet dhe me kompetenca !



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora