E premte, 29.03.2024, 12:33 AM (GMT)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Unë nuk jam delja rudë fushe të kërcej pas teje në hurdhë

E enjte, 07.01.2021, 10:20 AM


UNË NUK JAM DELJA RUDË FUSHE

TË KËRCEJ PAS TEJE NË HURDHË

NGA KALOSH ÇELIKU

(Rakia e rrushit më shpëtoi

nga “armiku i padukshëm”)

Rakia e Rrushit, më shpëtoi

Nga “armiku i padukshëm”:

Koronavirusi, “mik” besnik.

Vaksinë, Poeti Kalosh ?eliku:

Rrezitu, Mik te “Parku i Grave”!

Përqafo azgane! Kurtizane gra

Edhe, merr vitamin D. Dhe H.

Rri me Miket! Dy metra Afër!

Rakia e Rrushit më shpëtoi, Sot

Me vitamin D. Dhe, H. në Shkup:

Imun më bëri edhe ndaj helmimit...

(Përzë “armikun e padukshëm”

shtëpi Vitin Plak 2020 -“Liri”)

Edhe, vendosin rregulla. Nuk më lënë rehat

Vitin e Ri 2021, shpërndajnë Fletërrufe:

TKIMET NËN RERAP, organizoj në Shkup.

E grushtojnë Babadimrin, në mes “Bit-Pazari”

Mesdite. Shpërndajnë kërcnime fetare. Frikë.

Imzot, Koronavisusi nxorri armët, në Shkup:

Mos e pritë Vitin e Ri 2021! Rri, në Shtëpi!

Karantinë. Dhe, këndo këngë me çifteli!

Dy metra Larg me Gruan Besnike. Miken

Edhe, laj duart shpesh me sapun! Alkool!

Dhe, vdis me “armikun e padukshëm. “Liri”...

(Festat e Fundvitit më thanë Dy

metra Larg nga Gruaja Poezi)

Përderisa, festat e Vitit Ri i kaloj në Ferr

Me, Gratë e mia besnike. Egra, kurtizane.

Falë, u qoftë Xhehneti me lule! Nuk e dua

Unë, e dua Xhehnemin, me zjarr!. Flakë.

Dhe, Zonjën Vdekje do ta marr për Grua!...

(Koronavirusit një darkë festive

“hallall” në prag të vitit Ri 2021)

Gjithë vitin 2020, me “armikun e padukshëm”

Masa Qeveritare. Karantinë. Orë policore,

Ditë e netë në shtëpi: “Lani duart me sapun”!

Me “Gruan besnike, rrini dy metra Larg”!

Mos dilni pa maska, në rrugë dhe verandë

Edhe, te Parku i Grave besnike! Kurtizane!

Dhe, këndoni këngë “dashurie”, hiqni valle!

Vitin e Ri, rrini në shtëpi! Mos dilni në Qytet!

Vit i mbrapshtë. Ende, nuk mbahet mend

Izolim, me familje. Dhe, Gratë Besnike.

Mosfunksionim, i Institucioneve të Shtetit

Shkatrrim i arsimit dhe kulturës. Themeleve:

Shtetit demokratik. Shoqërisë. Ardhmërisë.

Non-stop, lajme probagandistike partiake:

“Kaq e kaq e bënë testimin gjatë 24 orëve.

Kaq dolën pozitiv. Vdiqën nga Covid - 19.

Kaq e kaq u shëruan, dolën Sot nga spitali

Asnjë lajm, se: Sa veta lindën gjatë këtij viti

Mbrapshtë, 2020?! Pyes, në prag të Viti Ri:

Sa veta vdiqën nga frika? Jo, nga Covid -19?!

Vit, ia pash “hajrin”, me Librin e ri me poezi:

KORONAVIRUSI. Manifestimin Kulturor.

Tradicional Ndërkombëtar: Takime nën Rrap

U zgjua herët me Pandemi në prag të Vitit Ri.

“Armiku i padukshëm”, Koronavirusi politik

Vetë, mori pjesë gjatë Manifestimit Kulturor:

Takime nën Rrap XXV, në prag Vitit Ri 2021.

I dhamë, një Darkë Festive me pije “hallall”

Në Prag Vitit Ri 2021, në Sofrën Shqiptare…

(Vitin e Ri 2021 Sonte e prita

me Tomin dhe Xhadinë)

Vitin e Ri 2021, Historik  e prita bashkë

Natën e Madhe,  Karantinë. Agim Madh.

Kokë më kokë, gjithë Natën e Madhe:

Mes Grave mia besnike. Dhe, poezive.

Pasmesnate, me Tomin. Dhe, Xhadinë.

Plaku Madh, iku herët. Natën, erdhi i Riu:

Madhështor me miqtë.  Dhe, Poezinë.

Sot, Unë nuk jam Kalosh ?eliku i Djeshëm

I vitit 2020. Po, Poeti i dëllinjave. Grave”...

(Nuk e kam festuar Ditëlindjen

kutadi e festoj Zonjën Vdekje)

Në Jetë, nuk e kam festuar Ditëlindjen

Ndoshta, e festoj Nesër pas Vdekjes?!

Shkaku, se: Nuk ishte traditë familjare

Nuk e festoi Stërgjyshi. Gjyshi. Babai.

As, u kam kushtuar vjersha prijsve Partisë

Po, Zonjës Vdekje me Dy Shtamba verë:

Dyshamikuqe, lidhur për brezi. Xhadisë.

Ditëlindje, ende festojnë politikanët:

Dudumët, që përfituan nga Nëna Parti.

Unë, nuk heshta. E pagova me ?mim

Vetanak. Familjar, Ndryshe, Shqiptar...

(Kalosh ?eliku i Vitit Plak 2020

robel Sot është i Vitit Ri 2021)

“Miku” i moçëm, më paraqitet në telefon

Edhe, ma prish gjumin herët pasmenate.

Kohë e pazakomshme. Natë, terri. Rreziku.

M’i kujtoi xhindet në Katund. Fëmijëri:

Kur, më merrnin mes Nanës dhe Babait.

Dhe, më hudhnin dorë më dorë mbi çati

Majë lisave. Livadhit. ?ukës. Para agimit

Kthenin mes Nanës dhe Babait, në shtrat.

I përgjigjem: Po, Unë jam Kalosh ?eliku.

Jo,veç, desha të të pyes me shëndet si je?

A, ke ndonjë problem. Nevojë, në Jetë?!

Jo,  faleminderit: Jam, me “Din e Iman”.

Edhe, pse: Nuke di se kush je në telefon

Po, jam Kalosh ?eliku. Ti, e di kush Jam.

Edhe, Partia besnike me “Din e Iman”?!

E, Unë, nuk e di kush je pasmesnate?!

Po, pate guxim: Paraqitu, o burrë me emër

Mbiemër, dil përmejdani me, “Din e Iman”!

Heshtë, Dudumi. Pas disa minutave në telefon

I them: Folë! Përsëri, heshtë Dudumi Natës”.

Ia hapë ende telefonatën anonime, pasmesnete

I them: Top. Dje, me raki rrushi. Mike besnike.

Nuk kam, problem. Dje, Kalosh ?eliku 2020:

Sot, Kalosh ?eliku: Rebeli i Vitit  Ri  2021.

Nuk kam kohë, as t’u përgjigjem Grave besnike.

E vazhdova Natën me xhindet që më hudhnin:

Edhe, Sot: Dorë më dorë majë çative. Lisave...

(Thyeni qafën se nuk merrem dot

me Parti Politike Neokomuniste)

Thyeni qëfën! Nuk merrem me Parti Neokomuniste

As, ato “maqedonase”  të “vëllazërim bashkimit”:

As  pjellave juaja, me këmbët dhe trutë në legen.

Mos, them edhe me ato serbe “vëllazërim-bashkimi”

Këmbekrye jugosllave në Bordel. Sotekësaj Dite:

Me këmbët. Dhe, trutë nateditë në Shtëpi Publike.

Nuk e dini, ende ku e keni buthën. Kokën në legen...

(Unë nuk jam delja rudë fushe

të kërcej pas teje në hurdhë)

Unë, nuk jam delja rudë pas teje

Të kërcej në hurdhë. Sot, mbytem.

Jam, Kalosh ?eliku me vaksinë:

Raki Rrushi. Ushqim. Vitamin D.

Dhe, vitamin H. Pasmesnate. Mal.

Unë, nuk jam dele  rudë, që pas teje

Të kërcej në hurdhë. Sot, mbytem:

Jam, Kalosh ?eliku. Që, hyj e dal

Nga oxhaku. Baxhe. Dhe, dal në mal...

Shkup, 07 janar 2021



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora