E premte, 29.03.2024, 05:04 AM (GMT)

Mendime

Gani Mehmeti: Pushtimi i Tiranës nga serbët

E premte, 08.01.2021, 09:47 AM


PUSHTIMI I TIRANËS NGA SERBËT

Nga Gani I. Mehmeti

Ka kohë që nuk kam përcjellur “Zërin e Amerikës” në TVSH! Si për dreq, nuk e di pse ngula këmbë dhe sonte i përcolla në të lajmet e “Zërit të Amerikës” në të, pse kisha një lloj nostaligjie nga e kaluara, tani bukur e largët, kur ne bënim çmos për të parë e për të dëgjuar lajmet në TVSH.

Nejse, gjithçka shkoi në rregull deri sa u krye. Por, me të mbaruar emisioni i lajmeve, në ekran doli shkrimi

“Srpske kolo”

Shiko, shiko, mos e paskam pasur gabim programin ore?! U bëra i dyshimtë në vetveten se në cilin program tleviziv i paskam dëgjuar lajmet e Zërit të Amerikës: Nuk po besoja fare se ësht[€ në RTSH, kur pa pritur fare, ia nisi valleja serbe në mes të Tiranës sonë të dashur e po vallëzojnë serbët atje!!!

Si është kjo e mundur ore, po pyesja veten!? Vallë, kush po punuaka në këtë program?  Ky qenka serb! E paskan marrë serbët Tiranën, tek sa e kanë lëshuar Prishtinësn! O Zot, po a jemi ne vëllezër me shqiptarët në Shqipëri, apo, mos vallë, ata qenkan vëllezër me serbët?! Po, ku ke ndie kur njëri vëlla është në luftë me serbin e tjetri dëgjon muzikën e tyre, ani kur, se? Sot në ditën e dytë të Vitit të Ri, kur ne ishim në festë! O Zot, si ma prishi kaq shumë imazhin tim për Tiranën kjo muzikë! O Zot, kush punon në këtë program që lëshon valle serbe në TVSH 2!

Unë po të isha prokuror do të hetoja se kush është ai që lëshon muzikën e armikut e të zhgënjejë një popull të tërë me këtë muzikë! Dhe, po të mos e lexoja me sy të mi dhe po të mos e dëgjoja me veshët e mi, nuk e di se do i besoja kujtdo qoftë tjetër, se RTSh bën një gjest kaq të ndyrë me muzikë serbe!

Ne, edhe pa qenë fare ende në luftë, se kundër serbëve kemi qenë vazhdimisht, Shqipëria jonë nuk do duhej të emetonte asgjë serbe, që të mos na lëndojë, të mos na vrasë edhe kjo më shumë se që na ka vrarë Serbia, se vrasja nga vëllai dhemb më shumë se sa nga armiku, pse nuk e ke pritur prej tij, pse vëllai duhet të të ndihmëojë, të ndjejë dhembjen me ty e të jetë krah i yti, jo të dali në krah me armikun.

Eh, more Salih Hoxha i Llaushës të Llapit, na qenka bërë më shumë se gjysma e shqiptarëve në krah me armikun! Tani nuk po di se si t’ia bëjmë, të bëjmë vëllavrasje, se kjo është dëshirë, thirrje dhe kërkesa e armikut serb, që ai vetëm të ulet pastaj në trojet shqiptare ashtu si deri tani që ishte?

“Jo, jo! Mos ia bëni qejfin serbit, mos u vrani, vetëm gjejeni njeriun i cili ka bërë atë gjest kundërkombëtar, ai të dënohet, të tjerët të qëndrojnë të lirë. Shikojini gjenealogjinë e atij punëtori se mund të ketë prejardhje serbe!  Me atë merruni dhe qërojini hesapet! Me gjasë, ai është një pjellë serbi që bën ashtu, mos lejoni të tillët në vende kyçe as në radio as në televizione, as në ushtri e polici. Të jini syçelë dhe ta ruani të pastër gjakun shqiptar dhe vetveten. Kush do që del në anën e armikut, duhet të asgjasohet, pa edhe vëllai yt nëse është, pse vetëm në rastin kur del në krah me armikun, lejohet të vritet vëllai, në asnjë mënyrë tjetër!” – ma ktheu Salih Hoxha.

2 janar 2021



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora