E marte, 19.03.2024, 02:43 AM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Kosovës i duhen ndryshime politike cilësore që priren nga idetë humane

E enjte, 07.01.2021, 08:28 AM


Ndue Ukaj:

Sipas George Orwell-it, synimi i parë i çdo revolucioni është gjuha, që synon të vendosë fuqinë aty ku duhet të jetë drejtësia. E kjo arrihet përmes ideve kolektiviste.

Kolektivizimi është një doktrinë ose aset ideologjik, në të cilën qëllimi i një kolektivi të caktuar, siç është shteti, kombi, shoqëria,  kanë përparësi mbi qëllimet individuale.

Lëvizja VV-je përmes një propagande të sofistikuar dhe të përditshme ka arritë të krijojë përbenda grupimit të vet kultin e individit si shpëtimtar për shoqërinë dhe shoqërinë që shkon prapa si një turmë kolektiviste.

Rrjedhimisht, VV-ja dhe grupimet e majta në Kosovë, të përkrahura symbyllur nga disa media, përmes propagandës së egër, kanë arritë në një mase të madhe të mbarsin nevojën për një revolucion politik, duke përsëritur përditë propagandën e njëjtë se gjithçka në Kosovë ka shkuar keq. Kjo propaganda e përditshme, synim ka që të vendoset  fuqia politike, aty ku duhej të ishte e vërteta, rrjedhimisht të vendoset ideja kolektiviste, aty ku duhej të ishte dinjiteti i personit.

Në Kosovë përgjatë dy dekadave të fundit, vërtet janë bërë përplot punë të këqija dhe marrëzira, por kanë ndodhë mrekullitë shekullore, siç është liria, shteti, ushtria, pra kanë ndodhë përplot të mira, të cilat tentohen të mbulohen nga dëshpërimi, përbaltja dhe pështyma e përditshme. Prandaj, kush mendon se Kosovës i shërben një revolucion politik radikal, ai është një trushpërlarë nga mendësia kolektiviste, mendësi kjo që, siç thashë, përbën një nga asetet kryesore të ideologjisë së majtë radikale prej së cilës shqiptarët kanë vuajtë shumë.

Duke tentuar ta kolektivizojë idenë e ndryshimeve ose siç u pëlqen disave të thonë përmbysjes, kjo mendësi politike synon t’i tkurrë synimet e individit dhe kështu ta shkelë dinjitetin e tij, duke e përqendruar gjithçka te fuqia e ndryshimeve politike, në laboratorin e së cilës, siç na mëson historia, nuk ka drejtësi e dinjitet, por digjen më së shumti të pafajshmit.

Kosovës i duhen ndryshime politike cilësore, që priren nga idetë humane dhe jo nga ambicie  kolektiviste.

Ne na duhet një shkollë që e vendos në qendër njeriun dhe dinjitetin e tij dhe synim parësor ka humanizmin e shoqërisë, si parakusht për kulturim e përparim.

Historia politike e Kosovës është e re, por ajo  ka një legaci politike të provuar si të suksesshme për t’iu qëndruar përballë këtyre stuhive dhe ajo është shkolla e dashurisë për atdheun që e ka kultivuar Ibrahim Rugova. Duke u bërë dishepuj të kësaj shkolle dhe duke e ndjekë mësimin e Rugovës për shtetin e njeriun, më së miri mund ta ruajmë Kosovën dhe njeriun e saj, në përkim me parimin se shteti është për njeriun dhe jo njeriu për shtetin.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora