E merkure, 24.04.2024, 11:06 AM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Kryeministri Rama shkeli flamurin dhe Kushtetutën e Shqipërisë, për të siguruar ftesën e Erdoganit

E merkure, 06.01.2021, 11:08 PM


Kryeministri Rama shkeli flamurin dhe Kushtetutën e Shqipërisë, për të siguruar ftesën e Erdoganit

Nga Kastriot Myftaraj

Kryeministri Edi Rama shkoi sot në Turqi, për një vizitë zyrtare, i ftuar nga Presidenti turk Erdogan, por me kërkesën paraprake të Ramës. Që Rama të siguronte këtë ftesë pati një kusht nga Turqia. Para vizitës Gjykata e Lezhës duhet të shpallte dënimin për organizatorin e protestës në Qafë Mollë të Mirditës, në dhjetor 2017 ku protestuesit prishën flamurin turk të ndërtuar në digën e hidrocentralit nga një shoqëri ndërtimore turke. Prandaj seanca gjyqësore për shpalljen e vendimit për këtë çështje u mbajt në 30 dhjetor 2020. Sipas vendimit të shqiptuar, ose më saktë osmanuar nga gjyqtari Ilir Përdeda, mbi bazën e kërkesës së prokurorit Arben Agovi, personi që bëri thirrje për protestën, Leon Molla, u dënua me dy vjet burg.

Ky vendim tregon se e ashtuquajtura Drejtësi e reformuar është tërësisht nën kontrollin e Edi Ramës, njëjtë si Drejtësia në Turqi, që është nën kontrollin e Erdoganit.

Vendimi i Gjykatës së Lezhës është antikushtetues, i pabazuar në ligj dhe në prova, pikësëpari sepse shoqëria turke nuk kishte leje për ndërtimin e një flamuri monumental në digën e hidrocentralit. Asnjë shtet në botë nuk lejon ndërtimin e flamujve të shteteve të tjera, në trajtë monumentale, përveçse me leje të posaçme, në raste të posaçme. Këtu duhet bërë dallimi mes paraqitjes së flamurit të huaj prej bezeje në selinë e një shoqërie të huaj, dhe ndërtimit të një flamuri në trajtë monumentale. E para lejohet, e dyta jo, përveçse me leje të posaçme, në raste të posaçme.

Në Shqipëri kanë ndërtuar hidrocentrale italianët, para Luftës së Dytë Botërore, sovjetikët dhe kinezët, pas Luftës së Dytë Botërore, porn ë asnjë rast nuk kanë ndërtuar në digë flamurin e tyre në trajtë monumentale. Policia e Shtetit Shqiptar duhet të kishte ndërhyrë në Qafë-Mollë për të ndaluar ndërtimin e flamurit turk në digë nga shoqëria turke, ose menjëherë pas ndërtimit. Policia e Shtetit Shqiptar ndërhyri kundër protestuesve që mbrojtën Kushtetutën e Shqipërisë dhe vepruan sipas ligjeve të tjera në fuqi, duke përfshirë edhe Kodin Penal.

Sipas nenit 3 të Kushtetutës, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare janë elementë bazë të shtetit tonë, i cili ka detyrë që t’ i respektojë dhe t’ i mbrojë, detyrime këto të sanksionuar shprehimisht në Kushtetutë. Flamuri shqiptar është element bazë i trashëgimisë kombëtare. Respekti dhe mbrojtja e flamurit shtetëror, njherësh edhe kombëtar, kryhet edhe duke mos lejuar ngritjen pa leje të flamujve monumentalë të shteteve të tjera. Ndryshe, nëse çdokush i huaj që vjen në Shqipëri ndërton flamurin monumental të vendit të tij, atëherë humb identiteti kombëtar shqiptar i shtetit tonë, element i të cilit është flamuri, dhe nuk kuptohet se në cilin shtet gjendemi këtu.

Ndërtimi i flamurit monumental turk në digën e hidrocentralit ishte një provokim neo-otoman. Ata që e bënë donin të shikonin sesi do të reagonin shqiptarët. Njerëzit e thjeshtë reaguan ashtu si duhet me vetëdije kombëtare të lartë. Autoritetet shtetërore reaguan si bashkëpunëtorë të Neo-Otomanizmit.

Vendimi gjyqësor i 30 dhjetorit i Gjykatës së Lezhës përbën vepër penale. Gjithashtu edhe akuza e ngritur nga Prokuroria e Lezhës. Nëse ishte dikush që duhej proceduar penalisht për veprën penale të nxitjes së urrejtjes këta ishin drejtuesit e shoqërisë turke.

Vendimi I gjykatës është një triumf I Neo-Otomanizmit në Shqipëri. Ta dijë mirë Edi Rama, gjykatësit dhe prokurorët e Lezhës, policët e terroristit neo-otoman të shkolluar në Turqi, Ardi Veliu, se ne shqiptarët me vetëdije kombëtare nuk do ta lejojmë triumfin e Neo-Otomanizmit dhe do t’ I ndëshkojmë bashkëpunëtorët e Neo-Otomanizmit, ashtu siç u ndëshkua tradhtari kombëtar Esat Toptani dhe ndjekësit e tij.

Nëse nuk ndërpritet bashkëpunimi i qeveritarëve dhe zyrtarëve të shtetit me Neo-Otomanizmin, unë personalisht do të marr nismën për krijimin e Organizatës për Mbrojtjen e Bazës së Shtetit, sipas Nenit 5 të Kushtetutës së Shqipërisë, me Avni Rustemin si simbol të saj.

Kryeministri Rama nuk shkeli vetëm flamurin shtetëror dhe kombëtar shqiptar, para se të shkonte këtë herë në Turqi. Ai shkeli edhe një element tjetër të bazës kushtetuese të shtetit, që është pavarësia. Dhe pavarësia e Shqipërisë është shpallur në 28 nëntor 1912, pikërisht ndaj Perandorisë Osmane.

Edi Rama, gjatë vizitës së tij të sotme në Turqi, duke pranuar të bënte nderim para një grupi ushtarësh ceremonialë të veshur me uniforma të kohës osmane shkeli pavarësinë e Shqipërisë. Erdogani praktikon nxjerrjen në ceremoni zyrtare të ushtarëve me uniforma osmane, për të shprehur natyrën neo-otomane të shtetit të sotëm turk. Por Shqipëria ka marrëdhënie me Republikën e Turqisë të krijuar në 1923, jo me Perandorinë Osmane. Kryeministri i Shqipërisë shkoi për vizitë në Republikën e Turqisë jo në Perandorinë Osmane.

Ushtarët me uniforma osmane të cilët i përshëndeti Kryeministri Rama mbanin uniformën e pushtuesve të Shqipërisë, të atyre që luftuan kundër Skënderbeut, Gjergj Aranitit, Pjetër Bogdanit, Abdyl Frashërit, Sylejman Vokshit, Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Idriz Seferit, Ded Gjon Lulit, Gjonmarkajve, por edhe Ali Tepelenës, i cili vitin e ardhshëm ka 200 vjetorin e vdekjes. Kryeministri Rama duke nderuar ushtarët me uniforma osmane shkeli dyfish nenin 5 të Kushtetutës së Shqipërisë.

Veprimet e Edi Ramës, të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Lezhës, të policëve të Mirditës dhe Lezhës përbëjnë krim të parashikuar nga neni 218 i Kodit Penal, të titulluar “Vënie në shërbim të shteteve të huaja”, që thotë:

“Vënia në shërbim të një shteti apo fuqie të huaj të cdo shtetasi shqiptar, me qëllim kryerjen e veprave kundër pavarësisë dhe integritetit të Republikës së Shqipërisë dënohet me burgim nga tre gjer në 10 vjet.”

Kjo është ajo që quhet tradhti e lartë.

Meqënëse këtë dispozitë ligjore nuk duan ta zbatojnë personat e veshur zyrtarisht me pushtet ligjor, mbetet që ta kryejnë shqiptarët e përgjegjshëm duke zbatuar drejtpërdrejt Kushtetutën ne fuqi. Ashtu sic u zbatua ndaj Esat Toptanit dhe ndjekësve të tij.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora