E premte, 29.03.2024, 01:32 AM (GMT)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Kisha në Boletin është katolike shqiptare

E merkure, 06.01.2021, 03:48 PM


KISHA NË BOLETIN ËSHTË KISHË KATOLIKE SHQIPTARE

-Kisha Ortodokse serbe festat kishtare i kremton sipas kalendarit Julian

Nga Qazim Namani

Ndarja zyrtare midis të krishterëve të lindjes, e të perëndimit, ndodhi në vitin 1054, për arsye të rivalitetit kulturor dhe gjeopolitik, midis anës lindore të perandorisë romake, (Bizantit), dhe Evropës Perëndimore që fliste latinisht, (Romës).

Deri në vitin 1582, të gjitha festat e krishtera, festoheshin në një datë, por me urdhër të Papa Gregorit XIII, u vendos kalendari që sot përdoret në shumicën e botës, dhe sipas të cilit Krishtlindjet për kishën katolike perëndimore festohen më 25 dhjetor. Të krishterët ortodoksë, vazhduan të ruajnë kalendarin, që u vendos në vitin 46, nga perandori romak Jul Çezarit, që data e kremtimit të festave kishtare, është 13 ditë më vonë, se sa me kalendarin Gregorian.

Në vitin 1923, kisha ortodokse në Greqi, Shqipëri, Bullgari, Qipro edhe ortodoksët e Jeruzalemit e ndryshuan kalendarin dhe u përshtat me atë Gregorian. Ndërsa kishat ortodokse në Rusi, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Bjellorusi, Gjeorgji, Armeni, Egjipt, Etiopi dhe Kazakistan, Krishtlindjet festohen natën midis 6 dhe 7 janarit, 13 ditë më vonë.

Dëshmi nga burimet historike se Kisha në Boletin nuk ishte serbe!

Todor Stankoviqi, një diplomat serbë, e viziton kishën në fshatin Boletin me datën 14 Gusht të vitit 1897, ku merr pjesë në festën e popullatës së krishterë, që mbahej më 15 gusht. Festa e të Ngriturit të Shën Mërisë në Qiell, është festë që i kushtohet nënës së Jezu Krishtit. Kjo festë katolike kremtohet çdo vit më 15 Gusht. Këtë festë e kremtojnë edhe ortodokset, por 13 ditë më vonë, pra pikërisht më 28 Gusht. Kremtimi i festës së Shën Mërisë në Boletin, më 15 Gusht, është dëshmi se kjo kishë, ishte e besimit katolik, e që ishte përvetësuar nga ortodoksët sllav, pas pushtimit të Kosovës.

Bazuar në të dhënat e cekura më lartë, mund të pohojmë se kisha në fshatin Boletin ishte e familjes Boletini, dhe kishë e ritit katolik.

Të dhënat e shënuara në librin e  Todor Stankoviqit, për kishën në Boletin, i cili merr pjesë në festën kishtare të ngriturit të Shën Mërisë në qiell, që është mbajtur me 15 Gushtë të vitit 1897.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora