E hene, 25.01.2021, 07:37 PM (GMT)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Kisha në Boletin është katolike shqiptare

E merkure, 06.01.2021, 03:48 PM


KISHA NË BOLETIN ËSHTË KISHË KATOLIKE SHQIPTARE

-Kisha Ortodokse serbe festat kishtare i kremton sipas kalendarit Julian

Nga Qazim Namani

Ndarja zyrtare midis të krishterëve të lindjes, e të perëndimit, ndodhi në vitin 1054, për arsye të rivalitetit kulturor dhe gjeopolitik, midis anës lindore të perandorisë romake, (Bizantit), dhe Evropës Perëndimore që fliste latinisht, (Romës).

Deri në vitin 1582, të gjitha festat e krishtera, festoheshin në një datë, por me urdhër të Papa Gregorit XIII, u vendos kalendari që sot përdoret në shumicën e botës, dhe sipas të cilit Krishtlindjet për kishën katolike perëndimore festohen më 25 dhjetor. Të krishterët ortodoksë, vazhduan të ruajnë kalendarin, që u vendos në vitin 46, nga perandori romak Jul Çezarit, që data e kremtimit të festave kishtare, është 13 ditë më vonë, se sa me kalendarin Gregorian.

Në vitin 1923, kisha ortodokse në Greqi, Shqipëri, Bullgari, Qipro edhe ortodoksët e Jeruzalemit e ndryshuan kalendarin dhe u përshtat me atë Gregorian. Ndërsa kishat ortodokse në Rusi, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Bjellorusi, Gjeorgji, Armeni, Egjipt, Etiopi dhe Kazakistan, Krishtlindjet festohen natën midis 6 dhe 7 janarit, 13 ditë më vonë.

Dëshmi nga burimet historike se Kisha në Boletin nuk ishte serbe!

Todor Stankoviqi, një diplomat serbë, e viziton kishën në fshatin Boletin me datën 14 Gusht të vitit 1897, ku merr pjesë në festën e popullatës së krishterë, që mbahej më 15 gusht. Festa e të Ngriturit të Shën Mërisë në Qiell, është festë që i kushtohet nënës së Jezu Krishtit. Kjo festë katolike kremtohet çdo vit më 15 Gusht. Këtë festë e kremtojnë edhe ortodokset, por 13 ditë më vonë, pra pikërisht më 28 Gusht. Kremtimi i festës së Shën Mërisë në Boletin, më 15 Gusht, është dëshmi se kjo kishë, ishte e besimit katolik, e që ishte përvetësuar nga ortodoksët sllav, pas pushtimit të Kosovës.

Bazuar në të dhënat e cekura më lartë, mund të pohojmë se kisha në fshatin Boletin ishte e familjes Boletini, dhe kishë e ritit katolik.

Të dhënat e shënuara në librin e  Todor Stankoviqit, për kishën në Boletin, i cili merr pjesë në festën kishtare të ngriturit të Shën Mërisë në qiell, që është mbajtur me 15 Gushtë të vitit 1897.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Qazim Namani: Familja shqiptare që gjatë Luftës së Dytë Botrore e strehoi hebreun Ahim Kohen Qazim Namani: Prishtina sipas shkrimeve të oficerit serb Milivoj J. Nikolajević dhe historianit osman Sylejman Kylçes Qazim Namani: Shtëpia që e sfidojë inteligjencën në Prishtinë Qazim Namani: Rrugët e vjetra që kalonin nëpër Dardani, Ura e Vjetër e Gurit në Vushtrri dhe Familja Vojinović Qazim Namani: Si u detyruan shqiptarët për të ndërruar fenë Qazim Namani: Konservimi i Kështjellës së Artanës gjatë viteve 2015-2017 Qazim Namani: Gjurmë të Xehetarisë në Ulpianë Qazim Namani: Vushtrria vendlindja e çetnikut Živko Gvozdić Qazim Namani: Shqiptari ortodoks nga Prishtina dhe pjesëmarrja e tij në vrasjen e shqiptarëve gjatë viteve 1912-1914 Qazim Namani: Kisha e familjes Boletini nuk është serbe Qazim Namani: Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe zhvillimi i turizmit në Kosovë Qazim Namani: Veshja e grave shqiptare në rajonin e Medvegjës Qazim Namani: Gjurmët arkeologjike në qytetin e Kassovës Qazim Namani: Gjurmët arkeologjike në Gjytetin e Marecit me rrethinë Qazim Namani: Gjurmët arkeologjike në fshatin Peshter dhe Brus Qazim Namani: Gjurmët arkeologjike dhe historike në rrethinën e Janjevës Qazim Namani: Servia emër rajoni në shërbim dhe jo emër etnie Qazim Namani: Arbërorët dhe udhëtimet e Gjergj Kastriotit nëpër vendbanimet e Artanës Qazim Namani: Politikat ruse për sllavizimin e popullatës shqiptare gjatë viteve 1700-1912/13 Qazim Namani: Kryengritjet shqiptare 1826-1832 nën udhëheqjen e Mustafa Pashë Bushatliut

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora