E merkure, 24.04.2024, 02:54 PM (GMT+1)

Mendime

Ibrahim Kabili: Kur anashkalohen qytetarët, bien qeveritë!

E marte, 05.01.2021, 06:06 PM


Kur anashkalohen qytetarët, bien qeveritë!

Nga Ibrahim Kabili

Qeveria Hoti ra! Duhet të kishte rënë më parë! E këtu nuk e kam fjalën për vetë Hotin. Me gjithë rezervat që kam për qeverinë e tij, përsëri atë e vlerësoj si intelektual. Ai s'mund të ishte vetvetja!  Mënyra se si ai erdhi në pushtet dhe si u bë kryeministër vlen për të dëshiruar! Dhe fundi do ishte i tillë, i pa lavdishëm, i pa dinjitetshëm për të. Nuk kishte si të ndodhte, ndryshe. Ai erdhi me dredhi, pelivanllëqe politike, me pazare sharlatane, me marrveshje kulisash, me veprime të pa dinjitetshme, nga binomi; Thaçi-Mustafa, me thikat pas shpine ndaj Kurtit dhe Osmanit, me kurthe ndaj tyre. Sa keq për politikën Kosovare! Lider të pa fytyrë, që mbi interesat e Kosovës, vënë interesin e tyre. Nuk duhej dhe nuk duhet, që bashkë me Thaçin dhe Mustafën, të "digjej" dhe "ikte" dhe Hoti. Ai nuk duhej të bëhej kryeministër me votën e deputetit të dënuar, Shala. Në këtë rast, Qeverisë Hoti, ishte e "rënë", ende pa u "formuar". E keqja, vazhdon se ai u "bekua" edhe nga Grenell! E kështu rrjedha e ngjarjeve, mund të kishte marrë drejtim tjetër... Qeveria Kurti mund të mos binte, dialogu me Serbinë mund të kishte marrë drejtimin e duhur, nga marrveshja e Vashingtonit, ndoshta nuk do hiqej pika jetike e projekt marrveshjes për Kosovën, ajo e njohjes reciproke... Mirpo, dhe Hotit, ashtu si "batakçijve" të tjerë politikë i pëlqej karrikja e pa "merituar" e kryeministrit dhe u përfshi në këtë "tallava" qeveritare të ideuar e realizuar nga "liderët" në fjalë.

Hej "lider" sa bukur tingëllojnë edhe sot për ju vargjet te: Këngë për liderit - të Kreshnik Avdiut ku ndër të tjera thuhet:

Ngjoni mir shqiptarët e mi

Na ka hy n'midis një dreq

Hapni syt o populli jem

Ka nis puna me u ba keq

Kan nis vuajtjet me u harru

N'krye t'venit njerëz pa mend

Dallkaukët shumë jan shtu

Doj me ba copa ket vend

Sot po baj thirrje me zemër

Jem shqiptar e kem nji emër

Na kan shkel e na kan vra

Me armiq muhabet ska...

Fjalët e këngë më sipër janë lapidare, janë një aktualitet i shimbshëm politik, flasin për

politikanë të dështuar dhe që shohin interesat e tyre dhe nuk bëjnë pothuajse asgjë për popullin... Shumica e politikanëve punojnë vetëm për të mbushur xhepat e tyre. Ato tregohen "zemërgjërë" me kundërshtarin, "bujar" me pasurinë kombëtare, "të moderuar" e pa parime për interesat kombëtare, "europianistë" dhe shumë "largpamës" për probleme madhore që shpesh nuk i rrok dot truri i tyre... Dhe pas kësaj vijnë prapaskenat, marrveshjet banale, pse jo, dhe bashkëpunimi me armikun vetëm për të mbajtue pushtetin...

Më tej në vargjet në vijim citohet:

...Prej Karpateve qent e zi

100 vjet na kan coptu

Sot me ta po pin raki

Buzën n'gaz e pa u turpnu...

...Kurr armiku s'bahet mik

Vendin tan me vjedh nuk ban

Kujt kto fjalë pa trem qerpik

Amanet mu mi kan lanë...

Më bukur nuk ka si e përshkruan autori veprimtarinë e tyre, se në këto vargje!

Dhe kur këto vargje këndohen mjeshtërisht nga Shqipërimi, Zefi dhe Flora Gashi, këto merrin një rëndësi të veçantë dhe nxjerrin më në pah fytyrën e vërtetë të tyre! Bravo, këngëtarëve, të mrekullueshëm! Urime dhe vetëm urime! Me të till njerëz bëhet shqiptaria!

Kurrë armiku nuk bëhet mik thotë një fjalë e urtë popullore. Serbia ka qenë në shekuj, dhe do mbetet armiku i shqiptarëve. Kjo nuk do thotë që shqiptarët ti mbajnë armët gjithmonë "ngrehur" kundra saj. Me të duhet bashkëpunim, duhet të nënshkruhet marrveshja finale, por pa prekur interesat e Kosovës dhe ato kombëtate. Duhet marrveshje midis të barabartëve, ku secili, të ketë "shtëpinë" e vet...Kur pretendohet të merret "dhoma" me gjithë "guzhinën" ti mbetesh vetëm me një "dhomë", mbetesh ngushtë, pa shtëpi... Duhet që pas 100 vjetësh e gjithë shtëpia me dy dhomat dhe guzhinën ti bashkohet, trungut amë. Jo vetëm guzhina!!! Ajo nuk mjafton, vetëm ajo!!! Dhe përse? Që "dikushi" të bëhet president apo kryeministër i saj! Se cektësi politike! Sa varfëri intelektuale!

Janë sakrifikuar breza për shtëpinë e përbashkët që quhet DARDANI.

Turp për politikën gjithkombëtare! Politikanët vijnë e shkojnë, Atdheu mbetet! Kosova nuk pranon më NDARJE! Ndërgjegjësohuni shqiptar! Reziku me këtë kastë politike është më se real. Ku është rinia UNIVERSITARE?!

Çohu rini, çohu, bota është e jote -Thoshte dikur, Migjeni i madh. Çohuni në mbrojtje të shtetit të Kosovës dhe territorit të tij! Në kundërt, fatura është e madhe, këtë e paguan Kosova, e paguan shqiptaria...

Shpresa vdes e fundit... Ajo nuk ka për të vdekur kurrë në lidhje me Kosovën... Zgjedhjet e reja janë një shpresë...Që të shkohet deri te këto, dhe më pas, mendoj se duhet:

?Të largohet me votë e gjithë klasa e vjetër politike.

?Të votohen bindshëm politikanët e ri të tipit Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

?Vjosa dhe Albini duhet të bashkohen dhe duhet të dalin me një program para qytetarëve.

?Alternativë e tyreduhet  të jenë "politikanët" më të ri që do vijnë nga bota universitare.

?Të ngrihet shoqëria civile në bashkëpunim me botën akademike dhe kërkojnë largimin e kastës së vjetër politike e cila është bërë një kancer për Kosovën dhe popullin e saj.

?Ti thuhet prerë në një marrveshje të mundëshme me Serbinë: JO:

? Ndarjes së Kosovës.

?Ndryshimit të kufijve.

?Shkëmbimit të territoreve.

?Të paditet Serbia në Gjykatën e Hagës për Krime lufte dhe Gjenocid ndaj popullsisë së Kosovës në vitet 1998-'99.

? Të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës dhe të Shqipërisë të vihen në mbrojtje të UÇK-së së lavdishme.

? Ti kërkohet me shkresë zyrtare nga Kuvendi i Kosovës, Kuvendit të Shqipërisë që: Të dënoj gjenocidin serb mbi popullsinë e Kosovës në vitet 1998-1999.

?Të unifikohen qëndrimet midis dy shteteve shqiptare, për problemet KOMBETARE.

?Ti thuhet jo kultit të individit dhe PO institucioneve të vendit.

?Ti thuhet jo në shkallë kombëtare, zgjerimit të Greqisë me 12 milje në Detin Jon.

Zgjedhjet e reja dhe fitorja e Bidenit në SHBA, një shans për mbarë Botën, një vlerë e shtuar dhe për shpiptarët. Amerika nuk do e lerë vetëm Kosovën, kjo e fundit është sfidë për Të.

Ibrahim Kabili

Tiranë më 05.01.2021



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora