E premte, 29.03.2024, 05:05 AM (GMT)

Mendime

Bashkim Saliasi: Të menduarit kritik në lëndët e shkencave natyrore

E marte, 05.01.2021, 04:42 PM


TË MENDUARIT KRITIK NË LËNDËT E SHKENCAVE NATYRORE

Nga Bashkim Saliasi

Kërkimet kanë treguar se grupet heterogjene të nxënësve janë më të përshtatshëm për të organizuar veprimtari të të nxënët në bashkpunim, pasi ato rritin shprehit e bashkëpunimit dhe ndikojnë ndjeshëm dhe në rritjen e rezultateve të secilit nxënës.

Në ditët e sotme larmia e metodave të përdorura në mësimdhënie është e larmishme, por më të përdorshmet janë ato të “grupit të ekspertëve”. Grupet e ekspertëve, ose siç quhen ndryshe dhe teknika me ndërthurje, është teknik që synon në ndarjen në grupe të nxënësve dhe ngarkohen me detyrë që zgjidhin problema të ndryshme të karakterit biologjik, p sh: Biodiversiteti i bimëve dhe i kafshëve të shpërndara në një ekosistem të caktuar.

Me grupe nxënësish mund të organizojmë studime të thjeshta që ata të holumtojnë dhe të vëzhgojnë për të arritur në një përfundim me baza shkencore, sa lloje bimësh dhe kafshësh jetojnë në një vend? Nxënësit shkruajnë ato që njohin. Këtu është zotësia e mësuesit që me njohjet që zotëron të aktivizojë grupin e “shkencëtarëve të vegjël” që ata të hartojnë një temë shkencore me temën që trajtojmë.

Në këtë mënyrë ne zgjedhim dy zona rreth e rreth shkollës, sepse kjo gjë është më e volitshme. U kërkojmë nxënësve që të shkruajnë në mënyrë të pavarur se “Ç’farë kuptoni ju me biodiversitet”? Mbas pesë minutave u kërkohet nxënësve që të lexojnë ç’farë kanë shkruar. Disa prej nxënësve shaqin idetë e tyre për llojet e kafshëve dhe të bimëve që jetojnë në një habitat të caktuar. Disa të tjerë mund të shkruajnë për llojet e bimëve dhe kafshëve që jetojnë në një zonë të caktuar.

Ndonjëri nga nxënësit mund të shprehet se mjediset duhen mbrojtur. Këtu është zotësia e mësuesit që të ndërhyjë dhe të vërë theksin se kjo zonë apo një zonë tjetër që mund të dalë gjatë diskutimit, duhet mbrojtur. Bëhet lidhja e njohurive të marra me temën e mësimit “Për zonat e mbrojtura”, ku në pah nxjerrim ruajtjen e parqeve kombtare, lagunave, apo dhe deri te ekosistemet me florë dhe faunë në rrezik zhdukje. Në këtë mënyrë nxënësit lejohen që të shprehin mendimet e tyre. Ndërhyjmë me takt dhe i vendosim nxënësit në punë duke u dhënë një element të biodiversitetit.

Zotësia e mësuesit për të arritur rezultatin e pritshëm është përgatitja e lartë shkencore. Nxënësit ndahen në grupe dhe i porosisim që që të marrin me vete nga një copë letër, dhe katrorët  mostër që përbëhen nga katër shkopinj të lidhur me njëri-tjetrin dhe që formojnë një katror me brinjë një metër, që ne ja u shpërndajmë para se të dalim nga klasa. Nxënësit i porosisim që me vete të marrin lapsa ose stilolapsa.

I nxjerrim në një livadh në rrethinat rreth shkollës, që mos harxhojmë kohën por të kalojmë direkt në veprimtari dhe i porosisim ata që të jenë të vëmendshëm duke u treguar detyrën që do kryejmë.

Para kemi një livadh që fermeri e kosit një herë në muaj. Vrojtimin tuaj përqendroheni në vëzhgimin e barit, por ju mund të hulumntoni që në këto pjesë të livadhit jetojnë disa lloje bimësh dhe të nxirrni një përfundim se cilat specie dominojnë.

Vendi tjetër që zgjedhim për të vëzhguar është ekosistemi i minierës që është populluar në ditët e sotme me bimësi të ndryshme. Nxënësve u ndajmë detyrën sipas grupeve që kemi organizuar që në klasë, dhe u përqendrojmë vëmendjen për punën që do të kryejnë në terrenet përkatëse.

Grupet e përbëra prej katër nxënësish  porositen që të organizojnë punën. Hulumtimi realizohet më mirë kur organizohet në grupe më të vegjël me qëllim që ata të ballafaqojnë njohjet me vëzhgimet që kryejnë direkt në terren mbi vëzhgimin e specieve dhe llojeve të ndryshme të bimëveqë dominojnë për të kuptuar se ç’është biodiversiteti.

Dy pjesëtarë të grupit gjejnë një vend dhe vendosin katrorin me ndarje dhe numërojnë lojet e ndryshme të bimëve pa qenë e nevojshme të thonë emrat e të gjitha bimëve. Gjatë vëzhgimit që bëjnë porositen që të mbajnë shënime për llojet e bimëve që do të gjejnë.

Dy nxënësit e tjerë të grupit u ngarkohet detyra që të studjojnë vendin, ku janë zhvilluar pemë të ndryshme në gjendje spontane. Secilit grup i jepet si detyrë që mbas vëzhgimeve të mblidhen dhe të bëjnë dy grafik, për të kontrolluar rezultatet e tyre.

Nuk duhet të harrojmë t’u sygjerojmë nxënësve që të dhënat duhet t’i bëjnë në formën e një tabele.

Në tabelë shënojmë të dhënat që ata kanë vëzhguar me qëllim që t’i përdorin për ndërtimin e grafikëve. Gjatë vëzhgimeve që bëjnë nxënësit u lindin shumë pyetje që duhet t’i sqarojmë me durim dhe mature.

Kjo arrihet të kryhet nga shkalla e lartë e njohjes që ka mësuesi, i cili para se të kalojë nxënësit në veprimtari ta ketë provuar më parë vetë, që të mos pësojë dështime në orën e mësimit. I udhëzojmë se si duhet t’i ndërtojnë grafikët dhe u japim detyrë që të mbështeten në të dhënat që kanë shënuar gjatë hulumtimit të numërimit të specieve. Në fillim të orës pasardhëse u kërkojmë nxënësve të na shpjegojnë se sa lloje bimësh kanë gjetur në livadh dhe pyllin që vëzhguam në zonën e minierës.

Nxënësit shprehin mendime të ndryshme dhe këto shkruhen në dërrasë të zezë. Gjatë diskutimit dikush shprehet: “U çudita që kishte kaq shumë lloje speciesh të të njëjtit lloji në livadh, sepse unë mendoja se do të kish shumë lloje të ndryshme bimësh”. Një nxënës tjetër: “U befasova kur pash aq lloje specie të të njëjtit lloji të bimëve në pyll që kanë lindur në mënyrë spontane në zonën e minierës”. “Na bënë përshtypje, -thotë një tjetër nxënës, -se si për pak vjet në zonën e argjinaturës, e vila dikur ishte e mbushur me uji që vaditeshin tokat e mbjella me kultura bujqësore në ditët tona ne shohim shumë bimë të ujit dhe drurë që rriten dhe lulëzojnë në këtë ekosistem”.

Mësimi më poshtë vazhdon me paraqitjen e grafikëve…për t’i dhënë një zgjidhje të plotë problemit që kemi shtruar për zgjidhje sqarojmë se, njerëzit e kuptojnë diversitetin e specieve në dy drejtime.

Së pari, është thjeshtë numërimi i specieve që ekzistojnë në një zonë të caktuar.

Së dyti, është se sa bimë nga secila specie gjenden në një zonë të caktuar si shtrirje e species. Shtrirja e species tregon në se një specie e caktuar është në një numër më të mad hose në numër më të vogël se sat ë tjerat. Theksojmë se duhet të mbajmë mend këto dy dallime, sepse janë baza për të shpjeguar biodiversitetin. Në mbarim të orës u jepet si detyrë të shkruajnë ato që dinë për biodiversitetin. Diversiteti i specieve (pasuria dhe shtrirja) janë pjesë e konceptit më të gjerë të biodiversitetit. Shpjegimi nga ana e mësuesit, pse diversiteti ndryshon në dy vendet e vëzhguara i nxit nxënësit që të bëjnë pyetje dhe të thellojnë vëzhgimet. Shqyrtimet shkencore janë mënyra më e mirë që t’u komunikojmë nxënësve njohuri shkencore që ata të përfshihen aktivisht në hulumtime të ideve dhe termave më të gjera, dhe më të përgjithshme.

Të gjitha sa thamë më lartë nxjerrin në pah pavarsinë që u lihet nxënësve dhe u lejohet të “bëjnë shkencë” dhe të ndërtojnë të kuptuarit e dukurive shkencore duke bërë vet shqyrtime në terren. Organizimi i orës së mësimit me metoda sa më të larmishme bënë që nxënësit të ndihen të lirshëm dhe t’i thonë mendimet e tyre ashtu si i mendojnë. Në orë të tilla ndërthuren dhe njohuritë matematike me ato biologjike që zhvillojnë llogjikën dhe krijojnë premise për zhvillimin e kujtesës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora