E merkure, 24.04.2024, 11:39 PM (GMT+1)

Kulturë

"Amazon" boton novelën “Pacientja e dhomës 203”, të autores Elona F. Paja

E marte, 05.01.2021, 10:01 AM


"Amazon" boton në anglisht, Thrillerin psikologjik, novelën “Pacientja e dhomës 203”,  të autores ELONA F. PAJA

Nga Albert Z. ZHOLI - redaktor

Novela “Pacientja e dhomës 203”, është një rrëfim dramatik plot tensione, kthesa, të papritura në jetën e personazheve interesantë që parakalojnë nëpër ekranin e këtij rrëfimi. Duket sikur çdo gjë është qendërzuar pikërisht te Dhoma 203, por në fakt dramaciteti përfshin jo vetëm pacienten fatkeqe të kësaj dhome, por edhe të tjerë jashtë saj, duke i shtuar viktimat e pafajshme.

Mjeku i ri i spitalit psikiatrik, Roberti, që duket se po i ngjit i sigurt dhe i kënaqur shkallët e karrierës, fsheh në vetvete edhe një enigmë e mister, që shpaloset dhimbshëm nëpër faqet e rrëfimit. Ai, ka kaluar një fëmijëri tragjike, i abuzuar seksualisht prej të atit, rritur me shumë sakrifica prej një nëne fatkeqe, e cila edhe ajo më pas përfundoi në psikiatri. Roberti si mjek, por sidomos si njeri, është i mbrujtur me dramën e pashlyeshme nga kujtesa e ndërgjegjja e tij. Kjo do të kushtëzojë edhe karakterin e tij të deformuar gjatë jetës, sjelljet e tij të maskuara e hipokrite ndaj të tjerëve, madje edhe ndaj njerëzve më të afërt e të dashur, siç është gruaja e tij fisnike, Anja. Çuditërisht, ai aktron, nuk është vetvetja në asnjë rast, kërkon të realizojë veset e egon e tij të sëmurë mbi fatkeqësinë e tjetrit, mbi jetën e tjetrit. Ai arrin dhe shfrytëzon në kuptimin më antihuman pacienten e tij të  dhomës 203, duke “i vjedhur” asaj jetën e dhimbshme që ka kaluar, duke e nxitur të shkruajë kujtimet e brengat e saj, e duke i marrë ato e duke i përdorur si të tijat, duke u shfaqur mes miqve dhe kolegëve jo vetëm si mjek i zoti, por edhe si tregimtar e shkrimtar i suksesshëm!

Por nuk është vetëm kjo ana e zezë e karakterit të tij të deformuar e të vrarë përfundimisht. Ai edhe si mjek eksperimenton në mënyrë çnjerëzore mbi pacienten e dhomës 203, por edhe ndaj pacientëve të tjerë. Në mjaft raste, nga këto lloj abuzimesh eksperimentale, jeta e pacientëve është rënduar së tepërmi, madje edhe është kërcënuar seriozisht, ose ka përfunduar në vetëvrasje.

Rrëfimi dramatik në novelë është njëra anë. Se në fakt, jeta dhe personazhet ndërthuren e përplasen edhe në planin psikologjik. Ndonëse dhoma 203 është “skena” kryesore e ngjarjeve, këto dallgëzojnë madje edhe më fort jashtë dhomës, jashtë spitalit. Dhe bie në sy gruaja e doktorit, Anja e brishtë, e padjallëzuar, një femër sa fisnike aq edhe fatkeqe që ka rënë pa dashur në duart e një “njeriu të frikshëm”, mbushur me vese dhe ego vrastare. Ajo e ndien se diçka nuk shkon në jetën e saj bashkëshortore me mjekun karizmatik, në sjelljet e tij me pacienten e dhomës 203, me koleget e tij infermiere, që duket sikur diçka mbulojnë, maskojnë pas së qeshurave dhe  miqësisë që ofrojnë. Dhe për të zbuluar se cili është në të vërtetë i shoqi i saj, doktor Berti, të cilin ajo e dashuroi  si e marrë, pa kushte që në çastin e parë të njohjes, i duhet të përfshihet në punë konspirative, në ndjekje e vëzhgim të fshehtë. Kjo është diçka tepër e rëndë për të, krejt e padëshiruar prej saj, sepse nuk është në natyrën e brishtë, të çiltër e të ndershme të Anjës. Me zemër të lënduar, ajo beson se ka me vete edhe infermieren e spitalit, vartësen.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora