E marte, 23.04.2024, 09:59 AM (GMT+1)

Mendime

Ilmi Veliu: Qyteti i alfabetit - Manastiri, u zëvendësua me Bitpazarin e Shkupit

E marte, 05.01.2021, 02:05 PM


QYTETI I ALFABETIT-MANASTIRI, U ZËVENDËSUA ME BITPAZARIN E SHKUPIT

Nga Ilmi Veliu

Fjala është për çmimin, lidhur me 112 vjetorin e Kongresit të Alfabetit. Prita të reagonin manastirasit, por kot. Megjithatë, e pashë të udhës të bisedoj me disa nga miqtë e atij qyteti.Së pari, iu drejtova njeriut, të cilit më së shumti i takonte ky çmim. Ai, ishte i prerë në përgjigje se: ,,Çmimet nuk i marrin ata që u takojnë por sahanëlëpirësit që ngarendin pas atyre shpërblimeve,, Nuk ka njeri që nuk i do këta lloj shpërblimesh, por ata duhet të jepen në mënyrë normale,e jo përmes dallaverave, ishte përgjigjeja e historianit modest, jo karierist dhe aspak materialist.

Një jurist i këtij qyteti, lidhur me këtë ngjarje tha: ,,Manastiri, nuk do të llogaritet më vendlindja e Alfabetit, sepse ate na e mori Bitpazari i Shkupit,, dhe ai kshte plotësisht të drejtë, sepse, Skender Kaçaku me shokët e Bitpazarit, Manastirin e llogaritën si qytet i maqedonëve dhe Çairin e shpallën për Vendlindje të Alfabetit.

Miku tjetër nga Tetova, i burgosur politik, si puna ime, më tha: ,,Fituesi në fjalë eshtë shpërblyer nga mikesha e tij që ishte kryetare e komisionit nga shkaku se ai dikur botoi një shkrim shumë ofendues kundër Skenderbeut me të cilin shkrim i gëzoi pa masë vëllezërit maqedonas dhe për ate duhej të shpërblehej.

Rastësisht u takova edhe me një mikun tim nga Dibra e Madhe, i cili kishte njohuri të thella rreth çështjes në fjalë. Fituesi, sipas tij, është mik i ngushtë i bashkëshortit të kryetares së komisionit, e cila, nën ndikimin e të shoqit, u detyrua qe shpërblimin të ja ndante Ali Babës.

Këto pra ishin prononcimet e miqëve të mij, të cilët më frymëzuan të paraqitem me këtë reagim, me shpresë se do të mirëpritet nga  ata që e quajnë veten shqipëtarë, dhe e kundërta nga shokët e tyre shqipfolës. Do harroja kumanovarin, me të cilin më 1991 hapëm shkollat e para të mesme shqipe në qytetet tona, të cilat shkolla na i kishte mbyllur Gliguri, e që lidhur me çështjen në fjalë, më tha: ,,Për këtë maskaradë të organizuar në Shkup, Mitat Frashëri e Gjergj Fishta, shtyllat kryesore të Kongresit të Manastirit, do të ngriten nga varri dhe do të na pështyjnë në fytyrat tona te skuqura nga virusi, të gjithë neve intelektualëve të Maqedonisë, posaçërisht, kompetentët tanë, mos flas për kryetaren dhe anëtarët e komisionit, që toleruan një  maskarallëk të këtillë, i pa parë gjer më sot në trojet shqiptare,,.

Përndryshe, të ishte gjallë korespodenti i njohur i Manastirit, Qenan Hasani, do të reagonte edhe më ashpër, sepse, ai, ishte njeriu që e dinte kush ka sakrifikuar veten dhe familjen, duke mbrojtur dekada të tëra objektin e Kongresit nga huliganët e Manastirit, duke u ballafaquar me ta, si dhe  me intelektualët albanofobë, të cilët u përpoqën që Kongresin ta trajtonin si një mbledhje e rastësishme e intelektualëve të huaj, kurse familjen Qiriazi ta paraqesin si vllehe etj.

Polemikat e këtij historiani me maqedonasit,lidhur me Kongresin e Alfabetit, kan  qenë të shumta, gjë që këte nuk e gjen te asnjë historian ose intelektual tjetër shqiptar, prandaj dhe, sipas Qenan Hasanit, jo rastësisht, disa e quajnë ,,Baba i historianëve të Maqedonisë,, disa legjendë e Manastirit, pasardhës i Gjerasim Qiriazit, etj. Ky ishte edhe shkaku që Universiteti i Manastirit e largoi nga puna 20 vite para se ai te pensionohej kurse huliganët e Manastirit ja dogjën edhe shtëpinë gjer në themel. Emrin e  tij, të cilin, për respekt, nuk e bëra publik, e që jam shumë i sigurtë se e ka merituar çmimin që u organizua dhe u nda ne Shkup, mund ta zbuloni nëse në mobil shkruani fjalinë  Mburem që nuk braktisa vendlindjen e Alfabetit, autore Delvina Kërluku si dhe fjalinë  Autobiografi me porosi te Zemra shqiptare, kurse emrin e ,,patriotit më të madh shqiptar,, që ju nda çmimi do ta gjeni, nëse në mobil shkruani fjalinë  Udbashët e Kosovës nga Maqedonia (nr. 96) dhe Sheradin Berisha: Si u denancua  Adem Demaçi,te Pashtriku.

Nuk mund të anashkaloj fjalët e një mikut tim, autor i shkrimeve satirike,  kur e pyeta se çfarë përfundimi  ti vendos këtij  reagimi, më tha, citoj: ,,Zotriu në fjalë, mos lozë më rolin e dhisë së zgjebosur, me bisht përpjetë, por të kërkojë falje, ashtu siç  bëri bashkëpuntori i tij- historiani nga Kosova, i cili, i penduar për spiunimin e Adem Demaqit, la amanet që të varrosej pa e përcjellur askush tek varri,,.

Përndryshe, lexuesit, duke mos përjashtuar edhe autorin e këtij reagimi, nuk e dinë kush ishin autorët dhe komanduesit e Komisionit që e beni këtë marri, prandaj, shpresoj që do gjendet ndonjë guximtar-patriot nga Bitapazari i Shkupit që ti bëjë publik emrat e tyre, me qëllim që ta dijë populli, kush i udhëheq  në këtë shtet të cilit për çdo ditë i ndryshohet emri.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora