E premte, 29.03.2024, 07:06 AM (GMT)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Zjarri i dashurisë

E hene, 04.01.2021, 09:52 AM


Poezi nga Xhevahir Cirongu

ZJARRI  I DASHURISË

Mëngjesi sërish erdhi prapë

me trokitjen e lehtë në derë,

Një  rreze shprese  na përshëndeti

si me magji largoi  shumë derte.

Iku viti i mbrapsht me të zezën kolerë

me trishtim  e plagë   në zemër,

i la  globit Covidi -19  njerëzimit,

dhe heshtja në udhëkryq seç i tha

largohu përjetësisht nga kjo derë!

Por globit shpresa i lindi përsëri

ajo erdhi me ve        sën e diellin në sy,

Njerëzimin  përshëndeti  viti 2021,

dhe  zjarrin e dashurisë përsëri

njerëzimit i ndezi    gji.

Durrës, 03 Janar 2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora