E shtune, 20.04.2024, 06:05 AM (GMT+1)

Kulturë

Fran Gjoka: Pajtim Xhelo autor i 500 poezive të botuara në gjashtë vëllime poetike

E diele, 03.01.2021, 11:19 AM


Pajtim Xhelo autor i 500 poezive të botuara në  gjashtë vëllime poetike

Nga Fran Gjoka

Vonë jam njohur me poetin  vlonjat, Patim Xhelo, po , të them të drejtën më duket sikur e kam njohur prej një jete të tërë njeriun me kulturë poliedrike, jo vetm në  letërsi, po edhe në të gjitha  sferat e tjera të jetës, në gjuhësi, në historiografi, arkeologji etj. Poet lirik  që na ka sjellë ne shqiptarëve një  Esenin të rilindur. Po përcjell vetëm disa vargje të dy poezive të tij :

" Takim me Eseninin"

Ndjeva si fllad një shpirt që rrinte zgjuar,

As pas një shekulli s'kish fjaetur ai,

Shihte përlotur, me mall të përvëluar

Botën kaos ku jetojmë ne tani.

Vetëm, thinjur, nga dashuria braktisur,

Tavernë kërkonte, të pinte raki,

Plot rrudha balli dhe flokët shpupurisur,

Mos kish  një shekull pa shkruar poezi?

Eh, ciganit i kish humbur violina,

Dhe kënga në buzët kish mbetur pa zë,

Si zog pa krahë sheh lulet në lëndina,

Po asnjë lule  nuk është më për të.

I thash : " Ashtu si ti, thinjur jam dhe unë,

Në jet' e në vdekje plaket ky njeri?

Edhe aty paska si këtu, furtunë,

Nuk mbetesh dot ashtu siç ikën, i ri?

Dashnor i harlisur, ëngjëll krahëshkruar,

Të paskan braktisur, s'të do më njeri?

O Zot, pse e le këngëtar të harruar,

Njeriun që linde veç për poezi?

Këtu te ne i le emrin e nderuar,

Sa ishte gjallë dashuri nuk i dhe,

Ndizej flakë shpirti i parehatuar,

Veç si zjarr i shuar mbeti te ky dhe.

Vallë do kujtohet te brezat e tjerë

Dhe pse mund të vi një tjetër Esenin?

Mund dhe t'i japin dashuri ndonjëherë,

Po i vdekuri nuk e ndjen dashurinë.

Miqtë e mi, po ju tregoj se  ç'më tha,

Kur e kuptoi që Zotit i erdh keq :

-Merre aty dashurinë, këtu s'ka,

Pa gjak e pa zjarr janë, të rinj e pleq!

Sa dhëmbte shirti i tij! Pa e kuptova,

Ashtu do dhëmb një ditë dhe shpirti im,

Ndaj juve, miq dhe Zotit ju kërkova :

Më doni sa jam gjallë, jo në kujtim.

Kur të mos jem këtu, si shumë të tjerë,

Le të më kujtojnë si  ëngjëll a dreq,,

Këtu ku jam, s'do vi më asnjëherë,

Dashuri të kërkosh, nuk është aspak keq.

Dhjetor  2018

Çamëria

Nuk jam mjegull që davariti dielli,

Apo dukem i të shkuarës kujtim?

As re  që arratiset nga qielli,

As ndodhi që ka mbetur veç rrëfim.

Mos të dukem gjëmim pa shi në verë,

Jugshtrëngatë shterpë në  shkurt a në mars?

Jam stuhi që shpërthej vetëm një herë,

Ti s'e di ç'urrejtje dhe hakmarrje mbars!

Jo o grek i gjorë, nuk e kam harruar,

Tymin e zjarreve që ne lamë pas,

Qentë që anguinin sylotuar

As  qengjat e truar, mbytur në maras.

Hingëllimën e kalit të lëshuar,

Dhe ullirin  që kokulur përshëndet,

Dhe tokën e djegur, pa zë rënkuar,

Gjak' i vjetër, gjakun e ri po thërret.

Mendon ti se jam dimër në të shkuar,

Që egërsinë lë pas në harresë?

Jo grek, jam flakëzjarr i përvëluar,

Që të kthehem i ndezur, mezi po pres.

Në  ëndrën time, yjet janë afruar,

Puthin tokën, agut i hedhin vesë,

Pa i japin zemër Jonit syshkruar,

I zbresin durimin që të më presë.

Po, o grek, unë jam yll që rri zgjuar,

Se Zoti më dha fjalë, më dha besë,

Krahët e Shqipes do jenë bashkuar,,

Pa dhe Çamëria nuk do të vdesë.

Ti po zgjohesh grek, e di, i trembur je,

Unë nuk të vras, siç më vrave ti,

Do të ndjekim, ashtu si përzure ne,

Do shkruaj në qiell Shqip :  ÇAMËRI !

Prill  2019

Kështu janë të gjitha poezitë, të pesëqinta....Shumica lirika që me ëmbëlsinë e tyre të ndezin shpirtin e të çojnë në lirishta magjepsëse pyllin, në maja malesh të thinjur nga bora, në anaëdetet Adriatik e Jon, të zhytin e të tretin në dashurinë e virgjër të botës ëngjëllore, të marrin përdore e të shpien në Kopështin e Edenit për të të takuar me Evën dhe Adamin, me hyjnoren dhe me djallëzoren, me të cilat ti lexues takohesh çdo orë, çdo ditë, që kur njeh veten , derisa  jep frymën e fundit nga kjo botë...Veç nuk përjeton ndiesinë e mysafirit në asnjë varg të poezive të Pajtim Xhelos, aty ndihesh Zot i vetes dhe i jetës tënde, që ke ardhur në këtë botë me një qëllim fisnik :Të japësh dhe të marrësh dashuri, të paksosh vuajtjet dhe varfërinë, të ndjekësh hakmarrjen dhe urrejtjen.

Poezia e  Pajtim Xhelos të fut në lëndinat e mirësisë së  Botës njerëzore e hyjnore, të deh me erën e  vesës e të nektarit të  natyrës  shenjtëruar të rinisë së brezit të tij. Sa shumë poezi i ka kushtuar poeti rinisë së brezit të tij! Dhe, çuditërisht, asnjera nuk i ngjan tjetrës. Sa dashuri dhe shpirt  u ka dhënë ai me këto poezi shokëve dhe shoqeve të tij, të cilët e shprehin mirënjohjen të pakursyer dhe të çiltër!

Rrallë mund të gjesh një poet të dytë si Pajtim Xhelo që të mbledhë në 500 poezi mjaltin e jetës  rinore dhe të asaj të moshës së tretë nga të gjitha hapsirat ku kanë jetuar dhe jetojnë njerëzit e fisit tonë të stërlashtë!

Rrallë një poet ka mundur të shprehi thjeshtë, bukur,, me finesë, vargëzuar në stilin klasik të poezisë në strofë, veshur me një figuracion letrar elegant, ngarkuar  vetëm me fjalë të gjuhës shqipe, nën një ritëm dhe një rimë, që  e bën poezinë të tingëllojë për veshin si një baladë hyjnore, që të ndez shpirtin me flakë jete që nuk shuhen për një kohë të gjatë.!

Dhe këtë e bën Pajtim Xhelo në poezinë e tij brilante.

Në  thesarin e tij,  botën e legjendave, heroiken, epiken të realizuara me një mjeshtëri të mahnitëshme..

T sjellësh historinë në art është më e vështira për një artist, po ta sjellësh atë në poezi, t'ua përcjellësh njerëzve me një magji poetike të ëmbël, të butë e të thjeshtë, ta ktheshë artin tënd në mësim të historisë së popullit tënd, kjo duket e paarritëshme dhe e pamenduar.

Poezia epike, heroike, legjendare e  poetit Pajtim Xhelo, e ka arritur këtë si asnjë poet tjetër shqiptar i deritanishëm.

Një intelektual i paisur me një kulturë shumëdimensionale , sidomos për historinë e lashtë të popullit të vet që e paraqet atë kulturë  me një art po shumëdimensional, meriton vëmendjen e të gjithë njerëzve të letrave në veçanti, po edhe të lexuesve të të gjitha niveleve në përgjithësi.

Ka sjellë  Poeti   Aleksandrin e Madhërishëm,  Pirron e Epirit, Dardanët, ,Kaonët, Amantët, Çamërinë, Suliotët, Himariotët,, labët, , po nuk ka harruar të  thuri vargje perla edhe për një  kërcimtare cigane, për një vajzë çifute, një arbanite, një  ruse, një azere, një armene,  dy malësore të Mbishkodrës e shumë të tjera, të cilat do t'i njohin ata që do të kenë fatin të lexojnë këto poezi..

Pajtim Xhelo është një burim i pashteruar , flladitës dhe i kulluar.

Duhet të theksoj, se veç vlerave artistike, që e  vendosin   atë në majën  më të  lartë të poezisë klasike, Pajtim Xhelo është poeti i vetëm që  u ka shpallur luftë të papajtuar fjalëve të huaja që kanë hyrë në gjuhën shqipe. Ja si shprehet ai : "  I kam quajtur fjalë ardhacake, që  na i sollën si mysafirë, po u rehatuan te ne dhe u ulën këmbëkryq. Ka ardhur koha që t'i përzemë me të gjitha mënyrat...Edhe me dhunë.. Unë do të jem në ballë të kësaj lufte, qoftë " edhe i vetëm trim në luftë"  Gjuha ime është më e bukura, më e pasura dhe më e vjetra në botë. Ashtu si e flas unë dhe të tjerë si unë, tingëllon hyjnore...Sigurisht është gjuha e ëngjëjve, që Zoti ua dha në të njëjtën kohë me ne "

Që të jem  i vërtetë, më duhet të them që këtë thesar që sot nuk po vlerësohet, nuk e kam hasur tek asnjë poet tjetër i përmasave të Pajtim Xhelos.

Kjo është për të ardhur keq.

Natyrshëm, ky fakt përbën për poetin një vlerë të shtuar, që e ngre  poezinë e tij në një  lartësi edhe më të madhe, në një majë, që zor të arrihet kollaj nga të tjerët.

Po jap  disa vargje nga njera nga perlat e poetit Pajtim Xhelo, marrë nga poezia " Lulet e nderit" kushtuar 56  grave të Sulit, që u hodhën nga Shkëmbi i Zalogut, që të mos binin në dorën e Ali Pashë Tepelenës :

Dhjetor, nat' e trishtë, pabesi, tmerr, acar,

Aliu me dorën e spiunit bëri kërdi,,

Shikonin të trishtuar Zotat; sa burra të vrarë,

Dhe Shqiponj' e Sulit luftoi e vdiq me trimëri

Pesëdhjetegjashtë gra, edhe me fëmijë disa,,

Në vallen e fundit të vdekjes Mosko u priu,,

Si po hidheshin në humnerë i panë ata,,

Nga tmerri, gjaku në deje Aliasve u ngriu.

Në çast krahët e një shpendi zunë dieel e re,,

Vinte nga Aspropotam,. Buzë greminës u ul,

Klithi rrënqethshëm,, pastaj  vështroi gjatë, më nge,

Sikur Moskos t'i thosh : " Eleni është atje!"

Lule çoi Markoja pas vitesh, kur u rrit,

Në Aspropot dhe Zalog për ato gra pa varre.

Paçka, s'ka lule që vyshken e s'thehen një ditë,

Veç Lulet e Nderit koha i ruan përfare..

,

( shpjegim :   Marko Boçari, heroi i Revolucionit për pavarësimin e Greqisë, Shqiponja e Sulit quhej Eleni Boçari, motra e Marko Boçarit.   Mosko , të cilën  autorët europjanë e quajtën " Zhan 'D'arka e Sulit, ishe nëna e  Kryeministrit të parë të Greqisë pas revolucionit,  Foto  Xhavella)

Një poemë rrënqethëse,  i vetmi krijim poetik kushtuar heroinave të Sulit, përjashtuar " Kënga e Zalogut" e poetit grek Solomos, që nuk ka të krahasuar me poemën e Pajtim Xhelos..

E njëjta temë trjtohet edhe në poemthin " Redine Pogan", e cila i kushtohet një vajze borshiote që vret komandantin e Garnizonit Turk të Borshit, sepse ai donte pa çnderonte e pastaj mbytet në lumin Izuar, që ta merrte fajin me vete, për të mos futur në hasmëri vëllanë.

Valës së Jonit, dërguar Armenia,,

Një rreze të ngrohtë nga dielli i saj,

Ku shkonte Rediane, frynte Liria,

Një ëndër ishte, e kaltër, e pafaj.

( strofa e fundit) :

Në Borsh, në Ixuar, një ëndër u pre,

Erdhën atje Afërdita dhe Diana,

Nën muranë, ku kalaja qe dje,

Prehet nderi me armenen Rediana,

Pajtim Xhelo është poeti i poezive të gjata, me përmbajtje, me subjekt, në të cilat shprehet jeta e tërë, në të gjitha hapsirat e saj, pa konture, e paragjykuar, e paanëshme, e pafajëshme, e  parë jo në këndvështrimin e poetit, po në flladin e  një lirie të shenjtë, të cilën Zoti ua ka dhënë njerëzve me bujari..

Poezia e Pajtim Xhelos kalëron mbi rrugët e jetës, pa hasur udhëkryqe e  vende të pashtruara, ajo ecën pa u ndalur, herë me galop e herë duke vrapuar, herë më nge, e herë nxituar.

Ajo është një Perlë që duhet vlerësuar dhe bashkë me këtë vlerësim duhet ta ulim edhe  poetin Pajtim Xhelo në  një shkëmb të qytetit të tij, Vlorës, të cilën , në njerën nga poezitë, ai e quan " Sirenë mbi dy detet"

Sepse Vlora është i vetmi qytet në botë që laget nga dy dete : Deti Adriatk dhe Deti Jon.

Kështu e ka quajtur  ESENINI SHQIPTAR , Pajtim Xhelo qytetin e tij, Vlorën e bukur në 15 poezitë që i ka kushtuar asaj..

Ja disa vargje :

Dritë mbrëmjemaji xixëllonja ime,

Errësirën gënjen me tëndin vezullim,

Sikur në këtë gji u rrëzuan yjet,

U njomën, pastaj ngjitën kodrat me nxitim.

Je e përjetëshmja dashuria ime,

Perndeshë mbi të gjitha Perënditë,

Ke mbetur Hirushe, ke mbetur jetime,

Dhe pse je m'e bukur nga gjithë Bukuritë!.

Ky poet që i ka kushtuar perla të vërteta qytetit të tij Perlë, meriton të ulet përgjithmonë, përjetësisht në njerin nga shkëmbinjtë e dydeteve të shpirtit të tij.

Për të vlerësuar 500 poezitë e  poetit mendjendritur Pajtim Xhelo, mund të shkruash dhjetra faqe, po unë mendoj se kam thënë të duhurën.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora