E premte, 29.03.2024, 12:12 PM (GMT)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Don Kishoti Shqiptar i armatosur me Sanço Pançon në Prishtinë

E diele, 03.01.2021, 10:18 AM


Në prag të Vitit Ri 2021

DON KISHOTI SHQIPTAR I ARMATOSUR

ME SAN?O PAN?ON NË PRISHTINË

NGA KALOSH ÇELIKU

(Babashehu koronavirusin

e përzuri matënë maleve)

Mikja poete “maqedonase” paraqitet

Në një manifestim kulturor isha:

Afër, me një artist “maqedonas”.

Ai, sot është shtrirë në spital. Pozitiv.

Trembem, mos jam me Covid -19.

I them: Mos ki frikë nga koronavirusi

Ai është “musliman”. “Hallall”.

Koronavirusi, “armiku i padukshëm”

Nuk i do pijetarët. Verën e kuqe:

Gjakun e Azreti Isait. Isu Krishtit.

Ecë, me Babashehun! Dhe, Covid -19:

Brenda një nate, e përzëmë maleve.

Babashehu, patjetër: Të shëron në shtrat...

(Cenzurkuqët Dje dhe Sot

argatë të pushtetit)

Nuk më duan cenzurkuqët e Djeshëm

Komunistë. Nuk ka problem. Më do:

Qeveria. Vera. Dhe, Gratë e mia besnike.

Rakia e Rrushit. Vera. Dhe, Xhadia.

Jo, problem. Nuk më duan cenzurkuqët

Argatë, Dje. Argatë, Sot të pushtetit.

Më do Poezia. Vera. Gratë besnike.

Punemadhe, që nuk më duan cenzurkuqët

Rrospitë Meshkuj të Pushtetit. Dje, dhe Sot.

Poezia më do. Vera. Dhe, Gratë besnike...

(Poetët partiak me brekët

ende nëpër këmbë)

Nehas Sopaj, poet i Ri pa mjekër

Nuk ka guxim, ende të shpallë:

“Letërsi kumanovare”, në Stamboll.

E poetucët e arratisur partiak

Me brekët nëpër këmbë. Sot:

Shpallin, “Letërsi kumanovare”

Kokë më kokë, në Stamboll...

(Porosia e Pano Taçit

më doli në rrezik)

Pano Taçi, Poet i burgut përjetshëm

Më tha: O burrë, mbaje Nehas Sopajn

Se, është personalitet. Poet Shqiptar!

Asaj kohe arratisje, nuk ia vura veshin

Edhe pse, me Nehasin isha mik. Ditënatë.

Porosia e Pano Taçit, Sot më del dyluftim:

Rrezik. Mos u ruaj nga armiku, po miku...

(Don Kishoti Shqiptar i armatosur

me Sanço Pançon në Prishtinë)

Don Kishoti Shqiptar. Dhe, Sanço Pança

E marrin Sot, rrugën për në Prishtinë:

Don Kishoti i hip Rosinantit mbi shalë

Për Dylqinenë e Tobozës. Arratisur Mike

Sanço Panço, i hipë gomarit me samarë.

E humbin, papritmas rrugën në Prishtinë

Sanço Panço, i thotë Don Kishotit shqiptar:

Don, hyjmë nga veriu. E gjetëm në gjumë

Pa president. Kryeministër. Kryetar Parlamenti.

Tashti, u binda: Sanço, i mençur je mbi gomar...

(Dudumin do ta dërgoj

në “xhehenet”)

Dudumi, që ma dogji banesën në “?air

Xhipin, para dritareve, në Shkup.

Dhe, shtëpinë e Gruas, në “Serovë”.

Edhe, doli mesdite: në “?airçankë”

Pyeti: A jeni ju, Kalosh ?eliku?!

Po, i them: Unë jam Kalosh ?eliku.

Dudumi, tha: Ti ke ofenduar Muhamedin

Jo, o burrë. Unë, Muhamedin e kam idol:

Shirrën, që e ka pi Ai. Dhe, Gratë besnike.

Dudumi, u përpoq të më bie me grusht

E çova dorën e majtë. Ia ndala grushtin.

Njëkohësisht, e kapa me dorë për gryke

E lëshova çantën. Lirova dorën e djathtë

Dhe, ia dhash dy-tri grushta-mirë fytyrës.

Dudumi nga ky veprim u tremb. Dorëzua

Erdhën, dhe na ndanë kalimtarët e rastit.

Dudumi, nuk e dinte se: Gjatë Shkollës Normale

Katër vite kisha ushtruar boks me Azis Salihun.

Edhe, dudumin: Mund ta dërgoj në “Xhehnet”...

(Vallë a keni gjetur

ndonjë strehim)

Nuk ka problem. Vazhdon lufta heroike

Unë, armën time Penën: Sot, e nxora:

Nga Brezi. Është, “nagënti” i Babait

Me nëntë fishekë. Dhe, një në gojë.

Thashë: Nuk ka problem. Lufta vazhdon

Po, Nesër: Kur Nëna Parti ikë nga Pushteti:

Vallë, a keni gjetur ndonjë strehim. ?ati?...

Shkup, 26 dhjetor 2020



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora