E enjte, 25.04.2024, 10:17 AM (GMT+1)

Mendime

Luan Dibrani: Sulmet, shpifjet dhe linçimet e burrave të LDK-se ndaj Vjosa Osmanit, skandaloze!

E diele, 03.01.2021, 10:26 AM


Sulmet, shpifjet dhe linçimet e burrave të LDK-se ndaj Vjosa Osmanit, skandaloze!

Shkruan Luan Asllan Dibrani

Sulmet shpifjet dhe linçimet e burrave të LDK-së është përpjekje për të zvogëluar kontributin e grave në politikë dhe në sferën publike në Kosovë  dhe emancipimin e saj  drejt një integrimi si gratë  e shteteve të zhvilluara evropiane.

Një hap i tille  justifikon vetëm hapa prapa në arritjen e synimit tonë të përbashkët për një shoqëri të lirë, demokratike dhe të barabartë nga gjinia femërore me atë mashkullore...

Opinionet e klasës politike  nga LDK-ja në thojza e “Klanit Isa Mustafa”  i ngjajnë një shoqëri patriarkale ku burrat mbretërojnë në politikë, biznes dhe shpesh në shtëpi.

Sa është  i lejuar dhe mendimi ndryshe brenda LDK, më së miri kuptohet me anë të sulmeve të njëpasnjëshme e të vazhdueshme të funksionarëve të LDK-së ndaj ish  bashkëpartiakës Vjosa Osmanit, qe rezultojë edhe shkarkimin e saj nga krerët e LDK-së në krye me Isa Pashajin, që  e shkatërroj  partinë  e të madhit Dr.Ibrahim Rugovës...

Pra, të kota janë arsyetimet e kësaj partie se lejohet mendimi ndryshe, sikur të ishte respektuar mendimi ndryshe atëherë pse këta zotërinj të LDK-së jo vetëm se e kritikojnë e sulmojnë, por edhe mundohen ta pengojnë Vjosa Osmanin, gruaja që po lufton politikën e ‘ndyrë’ të te gjitha oborreve politike që 20 vjet.

LDK-ja po mbetet vetëm me klasën  e vjetër politike dhe me Logon  pa përkrahës dhe pa popull!

Zonja Osmani është figurë publike dhe është e angazhuar në politikë tash e një kohë të gjatë, andaj, puna dhe performanca e saj duhet vlerësuar mbi kritere të jetës publike dhe institucionale, duke u mbështetur se rrjedh nja një familje  e brumosur gjithmonë me  ndjenja kombëtare.

Karriera e saj asnjëherë nuk ka filluar nga një mendësi e ngushtë partiake , por  në qendër ka familjen ,shtetin dhe kombin gjë që partia  e LDK-se, as partitë tjera në Kosove nuk  e kanë .

Klasa politike  e deri tashme  kanë si prioritet hajninë, korrupsionin dhe degjenerimin  e shoqërisë,pastaj mos të habiten  me hapin e Vjosa Osmait, qe do të garoj  ne tjetër  strukture politik e qe prite ti bashkohen të gjithë ata qe  e duan ardhmërinë e Kosovës te jetë një shtet me ligje dhe rregulla.

Deklarimi i Vjosa Osmanit se “Ne do t’i heqim nga pushteti ata që e kanë mbytur Kosovën,” nuk po ju pëlqen klasë e vjetër politike që me çdo kusht dëshiron mbetjen në pushtet. Merreni me mend, në sytë e 200 mijë votuesve të saj për Vjosën,  LDK-ja ,u përpoq me zhduk nga arena  politike  duke e zëvendësua një herë me Agim Veliun e tash me Avdullah Hotin nga e cila  i sollën varrin vetit!

Këto sulme  shpifje dhe linçimet e burrave të LDK-se të pa vend, ndaj Vjosa jane tekjet skandaloze Osmanit skandaloze me një fjalor primitiv!

Zonjën Vjosa Osmanin po e ngritët dita ditës  qe sipas aderimeve qe po bëhen  këto  ditë në “Iniciativën qytetare” të Vjosa osmanit  shumë qarte po dëshmohet se LDK-ja po mbetet vetëm me klasën  e vjetër politike dhe me Logon  pa përkrahës dhe pa popull.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora