E premte, 19.04.2024, 01:43 PM (GMT+1)

Mendime

Xhemal Ahmeti: "Gërrnaçat" dhe ''Shkërdhatat''

E shtune, 02.01.2021, 08:04 PM


«GËRNAÇAT» DHE «SHKËRDHATAT»

Nga Xhemal Ahmeti

Në fillim të vitet e 90-ta, aq shpejtë më binte të jem prezent i kësaj skene në Tiranë: «shkërdhatat koçovare», «kinezët» dhe sapo i përballeshin sytë me të mitë thonin «ju të Maqedonisë jeni ndryshe». Aspak nuk më ngushëllonte, ngase unë apriori ndihesha brenda nofkës; habitusi im është më shumë Kosovë se i shumëkujt që ka lindur aty e jeton brenda vijave gjeopolitike të djeshme dhe të sotme. Po ç'bëja unë: qeshja! Zbavitesha ngase nuk shihja veten si kinez e shkërdhatë por atë që e thoshte. Unë nuk dalloj nga tjetri për arsye se jam më i mirë se ai, por nga paranoja ime të jem edhe si specie diçka e veçantë në këtë jetë.

Të vetmin reagim që e bëja ishin dy pyetje: 1. A beson vërtet se gjithë kosovarët janë siç i përshkrove, pasiqë nuk thua "Xhemali është shkërdhatë" dhe 2.Si e konsiderojnë shumica e kosovarëve në fjalë; fyerje apo sinonim simpatik?

Nëse njeriu ishte me shkollë dhe në thelb kualifikimin e kishte thënë pa të keqe tërhiqej dhe sqarohej. Nëse ai kishte ndonjë mllef të thellë personal, jo unë, por tjerët përreth i propozonin vizitën tek psikiatri.

Tash tek afera e ditëve tona: "Gërrnaçat". Valon Sylën vetë e kam pyetur se ç'mendon me nofkën. Ma ka sqaruar për cilin grup e ka fjalën dhe pse i konsideron ashtu (negativisht) dhe e kam kuptuar pa u irrituar.  Pas incidentit që shkaktoi ai dhunashi nga Zvicra nofka u popullarizua më shumë. Të mjafton të shëtitesh shkurt rrjetit dhe të kuptosh se shumica absolute që përdorin kodin kanë një qëndrim fashist ndaj emigracionit të tyre. Tashmë edhe humori duket i zi. Skeçi i Vedat Stupcit e dëshmoi edhe afinitetin e tij për racizëm eklatant, i cili tha se ai ka një mik gërrnaç por ai nuk është shqiptar i diasporës por afrikan [bha]. E parasëgjithash shumica e emigrantëve [poashtu matur këndej] ndihen të fyer me nofkën. E ndiejnë sikur ndonjë serb tu thotë «shiftari». Domethënë nofka nuk shenjon vetëm atë grupin që votonte LVV-në [ndaj të cilëve Valoni ka një mllef të madh] bashkë me fanatikët fetarë diasporës, por ai  tashmë përdoret për të difamur, poshtëruar dhe nënçmuar mërgatën shqiptare. Prandaj nuk do ishte keq Valoni të ishte i pari që do të tërhiqte këtë nofkë nga përdorimi. Nofka sot mban statusin e një kodi të autoracizmit. Dhe nuk i shkon as atij e askujt tjetër. [2021/2]

_____________

DIASPORA SI PASQYRË RIKTHIMI NË VETE

Kontrata ndërmjet akademikëve që përmban vetëm  një nen dhe një replikat të tij me përmbajtjen: Neni 1: «Do të të citoj» Neni 1r:  "Edhe unë ty", nuk përbën as dikurs, as kritikë, as ndihmon në zhvillimin e shkencave, arsimit, as prosperon kualitetin e letrave, nuk i bën statujat më heroike dhe nuk gdhend as për një sekuence milimetri mentalitetin. Ndodhë kjo ngase kopjojnë njeri tjetrin apo për shkak se nuk kanë çka thonë për ato që gjithë bashkë prodhojnë. Jo! Në çdo fushë të kulturosferës shqiptare ka një ecje vertikale, jo revolucionare, por më shumë e më me dinamikë se në shumë vende të rajonit. Ku qëndron defekti? Problemi i një mentaliteti në depresion e traumë është se nuk ka fuqinë ta ekspozojë atë që s'është negative. Ai nuk sheh vetëm përreth zi por më shumë veten - si burim i substrator i opitkks. Në këtë drejtim «të distancuarit», ata me syrin e ushtruar për «external point of view» mund të shërbenin si një kanal përçimi dydimensional: të transportonin arritjet nga brenda jashtë dhe nga jashtë tua kthenin nëpërmjet mirënjohjes së tjerëve si pasqyrë veten sërish brenda - në fakt ky do të ishte «misioni» i radhës i diasporës, asaj pjese që nuk shkoqet dot dhe që vjel frytet e globalizmit dhe politikave transnacionale për të ndejtur i lidhur me sferën e origjinës së tij.[2021/1]



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora