Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Pse romakët bënin be në gur?
E premte, 01.01.2021, 07:21 PM
Pse romakët bënin be në guri?
Shkruan
Fahri Xharra
“Beja
me gur Të shfaqurit e gurit si shej besimi është dhe të pëdorurit e tij në
betime, në lidhje bese, në bë për të fituar pafajësi, në vendime të bashkësive
fshatare të caktuara. Në ligjin dokesor të malësivet tona thuhet: "Beja
mbë "gur" kah kanuja asht ndërma të randat e ma të MITOLOGJIA NDËR
SHQIPTARE mndershmet bë qi njef
Shqyptari i Malevet". (KLD, 1933, f.60). Në doket e malësive, gurit si
shenjë besimi në bë i jepet një vlerë e jashtëzakonshme, si një kult betimi
mjaft i hershëm; për nga forca vepruese hyjnore, ai del shumë më i fortë se
ungjilli e kurani. Natyrisht, gjithnjë është fjala për mendësitë e vjetra të
njerëzve të malësive shqiptare”
Po,
si është e mundur që romakët të bënin be
me gurë ?
Beja
mbi gur , Romakët dhe Hanibali ( Sh. Gjeqovi , Hylli i Drites 1936)
"Guri
m'krah në betim mbahej be fort e fortë. Thoshin se beja m'rrenë, me gur i
randohet basit në krah në atë jetë sa gjysa e botës. Dy vetë kapeshin
(grindeshin) për nji vend (për pronësi të një toke). Thoshin: "ai asht e
emja e ai (tjetri) asht e emja". Njeni i thoshte tjetrit: "Merre me
gurm'krah! Po e more me gurm'krah asht ejotja". Me gur m'krah tjetri të
merr ene (edhe) arën nen shpitë. Me gur m'krah të merr ene djalin. Ishte bë ma
e fortë se beja me 24 burra. Mund të të merrte tjetri me gur në krah: tokë,
zabel, ujët e vadës a atë ku pinin gjaja e gjalië. Kur donin të ndanin (ta
veçonin krejtësisht) ndonjenin nga shoqnia përshkak të poshtërsive si (që)
kishte ba, banin lidhje, e betoheshin me gurin si (që) e kalonin nëpër duer.
Thohej: E kan da filanin me gur nëpër duerpër mort e për darzëm". Beja me
gur në krah a në dorë ishte tepër "e randë", më "e rëndë"
se çdo mënyrë tjetër e besë. Më "e randa" ishte me gurin e rrufesë. Para
kësaj beje, me gur, çdo njeri tërhiqej, nënshtrohej, bindej. Kishte frikë të
madhe prej saj.
Në
librin tim “ Roma fliste shqip “ ( “Lena” Prishtinë 2019 ) në mënyrë të qartë
dhe të pa kundërshtueshme e kam spjeguar se Perandoria Romake ishte pjellë e
etruskëve dhe Ilirëve të Gadishullit Apenin,
i cili shumë është quajtur Itali
( faqe 119 , po aty )
Italia
nuk është etnonim . As Perandoria Romake nuk para qiste dhe nuk para qet ndonjë
etnonim. P Në pyetjen e më sipërme se si është mundur që romakët bënin be në
guri , është lehtë të spjegohet sepsa
ata e flisnin gjuhen shqipe të kohës së tyre.
Se
romakët bënin be në guri e gjejmë të shkruar në një punim të gjatë të Shtjefën
Gjeqovit botuar në"Hylli iDritës", 1936.
Guri dhe plis dheu
Guri
dhe plis dheu përdoreshin si bë për të ndarë e ripërcaktuar kufijtë e harruar
në mes dy familjeve a fshatrave, sidomos për pyje, zabele, kullota. Përtë bërë
këtë rindarje përgjithësisht caktohej si gjyqtar një plak që i ka ditur kufijt
e vjetër e për ta i kanë folur pleq edhe më të vjetër që kanë vdekë prej
kohësh. Mendohej se ky plak i dinte ata dhe • se do t'i rivendoste me drejtësi.
Para se plaku ricaktues i kufijve të fillonte të vepronte, i lëshoheshin
pengjet (shenja simbolike që tregojnë se të interesuarit e të dy palëve do të
pajtohen me caktimin e kufijve nga plaku i shënuar). Plaku, i shoqëruar nga
përfaqësuesit e dy lagjeve, dy katundeve a dy dhenave, merrte një gure një plis
dheu (a bucë dheu ose një dorë dhë) dhe i vinte në sup të krahut duke i mbajtur
me dorë. Para se të nisej u betohej dy grupeve kështu: "Për ket gur e
Peshë e dhë, me të cilat e ngarkova veten, për shka kam ndie prej s&
parësh, vendet e kufijve kanë qenë sikur do t'ju diftoj tash; e We sa ma merr
mendja e shpirti, nuk do t'i randohem kurrnjanës lagje!". Betimin e bën
dhe kështu: "Përketpeshë, ktu e ktu ka qenë kufini i hershëm e ktu po e
nguli edhe unë, edhe e marrsha në atë jetë në qofsha tue rrejtë!". Nëse
nga ndonjera palë shfaqen kundërshtime, ai shton: "Përkëtëpeshë,
sim'urandoftënëatëjetë, qektu asht sheji i vjetër i kufinit të hershëm, si më
ka pasë kallzue gjyshi... kur ishem camërdhok (fëmijë 10-15 vjeç) shmrijak
dhizsh me ta, e ai e ka marrë në atëjetë se asht ktu, ende unë po e marr mbas
fjalës së tij". Plaku u prin të tjerëve me gure dhë në krah. Nga vendi në
vend ndalet plaku, e cakton me këmbë kufirin e aty të tjerët ngulin një dru a
shenj
Gjatë
nguljes së kufirit gjithnjë plaku e mban dorën mbi të, duke e sjellë e
drejtuar. Mbasi mbaron ngulja e kufirit, plaku thotë: "Ai që e
luejtëtketgur, ipeshoftërandë m'atë jetë!". Kështu vazhdon plaku me të
tjerët të ngulë të tërë kufijtë n'ë vendet e caktuara më parë. Sipas besimeve
të popullit: "Plaku që mban gur e dhë më krah - qëjanë sheji i randimit të
shpirtit të tij, - në mos kallzoftë drejt edhe me i kalue kuj për rrazë të
derës së shtëpisë, nuke ndal gja, shpirti i tij ka me hekë mirë a keq më
atjetë”
Referenca
Mitologjia ndër shqiptarë / MarkTirta. - Tiranë: Shkenca,
2004.
Sh.Gjeçovi, "Guri i kufinit", "Hylli i
Dritës", 1936,
Fahri Xharra,
19.12.20
Gjakovë