E enjte, 28.03.2024, 02:54 PM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Blerim Rrecaj

E premte, 01.01.2021, 10:30 AM


Blerim Rrecaj

PIKA SHIU

Në livadhin e fëmijë(ri)nisë

Pika shiu bien mbi brymë...

PËRHIRTËSI DIMRI NË DRITARE

Dikur në shtëpi

Nga dritaret e saj

Në të ftohtë

E në ditët me borë

Kur nëna vazhdonte ndonjërën nga punët e nisura

E unë merresha me ndonjë detyrë shkollore

Hapeshin e mbylleshin dyer nga gjyshja

E ne familjarët

Sorrat kalonim përmes

Pikëkalimeve të dritareve tona

Pa viza

Nëpër çaste të ndryshme dite

Në drejtim të Prishtinës

Në këtë drejtim vazhdojnë përsëri

Edhe sot

Nga shtëpia e shndrruar në banesë

Rrugës së njejtë

Me dritare veç nga njëra anë

Mund t'i shohim

Pa e ndjerë vërvishtjen e erërave nëpër përhirtësi

KUJTIM I FRESKËT ÇASTI

Kupës së mbushur me neskafe

Padashur i bie me bërryl

Kupë e dashur pak e zbrazur

Po fshij tavolinën dhe kam për të pirë

Tash po flasim për kupën metaforike

Që mbushet zhgënjime e trishtime

Sikur kësaj kupe t'i bijmë

Me hir a pahir

Dhe të zbrazet e tëra

Për të filluar me rrugën e mirë



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora