E shtune, 20.04.2024, 09:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Dea Halimi: Viti i Ri

E enjte, 31.12.2020, 01:05 PM


Dea Halimi

Viti i Ri

Në mes të dhomës ndrit i stolisur bredhi;

Drita të kuqe, të verdha, të kaltra, pamje ylberi.

Në secilën degëz nga një dhuratë...

Në mur  ndrit Skënderbeu me shpatë!

Çastet e fundit të një viti ikin me furi.

Shkon viti i vjetër,  tash fillon  Vit i Ri.

I  çelim dhuratat rreth bredhit me urime e dashuri,

Secili i uron tjetrit fat dhe lumturi.

Mbi tryezë ca letra të bukura me urime,

Me fjalë të zgjedhura, me shumë hare e gëzime.

Njëri na dëshiron punë në udhë të dëlirë,

Tjetri na dëshiron dashuri e shëndet të mirë.

Viti i Ri II

Urime, mami e dashur, të uroj dashuri.

Urime, babi, të uroj  Vitin e Ri.

Urime, motër e vogël, të rritesh në lumturi.

Rreth bredhit me yll në maje plot dritë

Me një ëndërr në zemër, me një dëshirë

Me një etje të vetme, me fat të mirë.

Eja babadimër, me mjekër të bardhë,

Kërkojmë nga ti të na gëzosh me dhurata, me liri.

Etja babadimër dhe tinëz hy nëpër oxhak

E na lë te bredhi ndonjë dhuratë, or plak

E ik,  ik, nis udhëtimin e ri nëpër botë,

ta përqafosh ndonjë fëmijë pa babë e nënë,

ik me dymbëdhjetë drerët e artë nën hënë

Gjithnjë i buzëqeshur dhe pa asnjë pikë lot.

Viti i Ri III

E kemi stolisur bredhin e gjelbër,me kujdes,

Me plot lule dëbore, me plot yje të zjarrtë;

udhën ia tregojnë babadimrit nga të vijë,

të na sjellë dhurata të shumta, plot një thes.

Ne të gëzuar, shprehim dëshira me dashuri.

Babai shikon nga dritaret. Dëshiron libër të ri.

Unë dua ta kryej vitin shkollor me sukses të mirë.

Mami qeshet, s`e thotë me zë ndonjë dëshirë.

Ja, shfaqet babadimri me dymbëdhjetë drerë

E tërheqin qiellit mes yjesh karrocën e artë.

Qielli i ngjan fushës së lulëzuar me yje të zjarrtë

Yjtë ndrisin dhe qielli i ngjet detit në verë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora