Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Edison Ypi: 3 pikat

| E enjte, 31.12.2020, 12:06 PM |


3 pikat

Nga Edison Ypi

1 pikë në fund të fjalisë, pas rrotës është shpikja më e madhe e botës. Pa atë rreth pambarimisht të vogël, pa atë mikrokozmos të pafundëm, të shkruarat do ishin përrenj me qyrre, lumenj me lotë, det me llum.

2 pika në fund të fjalisë do t'i vendosnin me kënaqësi ushtria e mediokëve për të cilët e shkruara është qokë, gosti', aheng, këngë e valle, pra ata për të cilët 3 pika nuk bëjnë sens, por bëjnë tango. "Tango nuk luhet me 1, "Besame Mucho" do 2". Mirpo dashnorët e tangos ortografike, sado hajvanë që janë, aq nuhatje sa ta kuptojnë se 2 pika nuk janë të sigurta, nuk janë të qëndrueshme, e kanë. Tutkunat në fjalë, trekëndëshin e qëndrueshëm të qokës së rradhës e formojnë duke i shtuar 2 pikave të ahengut edhe 1 pikë të budallallëkut. Si perustia që qëndron dhe s'lë të derdhet kusia, si karrikja me 3 këmbë që të mban dhe nuk bën vërrc-vërrc, dhe ja ku, në fund të fjalisë pikat u bënë 3.

3 pika në fund të fjalisë njihen qysh nga Antikiteti. Quhen "Reticencë". Përdoren kur shkruesi ose folësi që nuk do, ose nuk di, ose nuk mundet, ta vazhdojë të shkruarën ose ligjërimin, e ndal vetë për t'ja lënë vazhdimin intuitës së lexuesve ose dëgjuesve.

Po ku pjerdhin gomerët tanë për intuita dhe retiçenca. Shtazët e ortografisë, kafshët e logjikës, neandertalat e mendimit, 3 pikat i përdorin aq shpesh dhe aq pa teklif, sa 3 pikat e pafajshme i inkriminojnë duke i bërë të duken si 3 pikat e fundit të shurrës pas shkundjes së rrushit dhe mbërthimit të kopsave ose mbylljes së zinxhirit.

Përtej pamundësisë për tu futur në trurin e budallait të 3 pikave të shurrës, ç'të jenë vallë ato 3 pikat aq të dashura dhe të shtrenjta të shejtanbudallait shkarrashkrues ?!

Kod sekret ? Kurth dinak ? Sprovë trigonometrike ? Bukë, e krypë, e zemër ? Trokitje në dyert e Parajsës ? Trinitet: At, Bir, Shpirt i Shenjtë ?

Të vdekurit e pakallur, neandertalët që përmes 3 pikave të shurrës u duket se çop po shkruajnë a çoç po mendojnë, 3 pikat kutërbuese i përdorin aq shpesh sa të vjen t'u ngulësh një thikë në fyt, t'ua mbash një plumb në ballë, tu lidhësh një litar në fyt.

Ka dhe gomerë të çmendur aq shtazarakë sa duke mos u mjaftuar 3 pika prostatike, në fund të fjalisë vënë edhe nga 4, edhe nga 5, edhe nga 7 a më tepër pika të qullëta. Ata duhen lidhur. Atyre vetëm çmendina u vjen hakut.

Ushtritë e të marrëve që i kanë shndrruar rrjetat sociale në dete shurre, bëjnë edhe të papërfytyrueshmen: 3 pikat e lagështa reumatizmale, i vënë jo vetëm në fund, por edhe në fillim të fjalisë. Që i bie të jetë hajvanllëk i tipit:

Si fillim po ju pshurr me 3 pika, në vazhdim do them një budallallëk, në fund, si falenderim që budallallëkun ma lexuat, po ju përshëndes me 3 pika shurre në surrat.

Me fjalë të tjera: Hapa zinxhirin ose zbërtheva kopsat, shkunda rrushin, ua lëshova 3 pika shurre mbi kokë, futa rrushin brenda, mbërtheva kopsat ose mbylla zinxhirin, vazhdova të derdh llum duke llap, në fund zbërtheva kopsat ose hapa zinxhirin, shkunda rrushin, j'u hodha 3 pika shurre në fytyrë.

Mes gomerëve në fjalë që i rren menia se publiku është aq i trashë sa 3 pikat e tyre të shurrta dhe të përgjakta i pi, i lëpi, madje dhe i ha, ka syresh që brenda një fjalie, përveç 3 pika shurre në fillim dhe mbarim të fjalisë, bëjnë disa pauza me nga 3 pika shurre secila edhe brenda fjalisë.

Këta janë ata kakat që, sipas mësimeve të kurvit, orientimeve të Plenumit, brenda rregullave të soc-realizmit, me propozimin e Agollit, urdhërin e Sigurimit, u shpallën "shkrimtarë".

Këta janë mutërit që tallavanë e 3 pikave të shurrës, bashkë me vjelljet artistike, pjerdhjet opinionistike, pshurrjet verbale, veremet stilistike, sëmundjet që mbjellin, vdekjet që korrin, me rrush prostatik që pikon, me kopsa dhe zinxhira pantallonash ose brekësh që hapen e mbyllen dhe me finalen gazmore me 3 pika shurre që derdhen, e quajnë Letërsi.