E marte, 26.01.2021, 06:31 PM (GMT)

Faleminderit

Hasan Hasanramaj: Përkujtojmë Prof. Dr. Mark Krasniqin

E enjte, 31.12.2020, 10:32 AM


E përkujtojmë Prof. Dr. Mark Krasniqin

Patriotin e shquar shqiptar me ndjenja të flakta kombëtare ...

Kjo figurë historike ishte një legjendë, ishte një poet i ndjenjave të holla, ishte një prozator realist, ishte një pedagog, ishte një edukator i urtë, ishte një shkencëtar, ishte një spektri të gjerë interesimesh në fushën shkencave gjeografike, etnografike, historike e sociologjike, ishte një poet i Madh- patriot i shquar me ndjenja të flakta atdhedashurie, ishte një politikan i rezistencës për çlirimin dhe bashkimin kombëtar.

Nga Hasan Hasanramaj

Akademik Mark Krasniqi, që nga ditët e hershme të jetës së tij e deri me sot për Kosovën dhe qytetaret e saj ka krye punë të mëdha në momentet me të vështira, kur ky popull shqiptarë u kacafyt me jetën apo vdekjen- për çka edhe është bërë emër i njohur i historisë, i luftës për liri, i dijës, i kulturës shqiptare i cili është një enciklopedi  dhe emër që gjatë tërë jetës së tij  ka lanë gjurmë  shumë të vlefshme në shekullin XXI. Kjo figurë e lartë kombëtare ka qenë, është dhe do të mbetet për gjithmonë  një legjendë e popullit shqiptar, është një poet i ndjenjave të holla, një prozator, një realist, një pedagog, një edukator i urtë, një shkencëtar i një spektri të gjerë interesimesh në fushën e shkencave  dhe historisë, patriot i ushqyer me ndjenja të flakta atdhedashurie, politikan i mbathur i politikës në rrethana të luftës  për lirinë  e popullit shqiptar. Kjo figurë e madhe kombëtare kur flet për karakterin, virtytet e veset, flet me plot dashuri, kurse porosit e tija për çdo ditë janë intime, e bukur, argëtuese, në një moment e imponuar. Kjo figurë e njohur historikisht ka dhënë  kontribut të madh edhe në studimin dhe prezantimin e luftës së qëndrueshme qindravjeçare të popullit shqiptar për liri, për pavarësi dhe për zbardhjen e të vërtetave për Kosovës, të drejtën e shqiptarëve dhe të  vetëvendosjes dhe vullnetit të lirë, për përcaktimin dhe vendosjen e fatit dhe të pozitës së Kosovës në rendin e vendeve dhe të popujve të përparuar të Evropës dhe të botës së përparuar.    Nuk është çudi së kjo figurë e mirënjohur e popullit shqiptar ishte dhe mbete për gjithmonë  ndër të figurat me të përndjekura nga regjimi çetnik-komunist i ish Jugosllavisë, e sidomos nga ai serbe.

Ky intelektual gjithmonë ka reagua ashpër nëpërmjet shkrimeve nga  Evropës ka kërkua ti përmirësojë gabimet dhe padrejtësinë historike të saj ndaj popullit të vuajtur shqiptar”, duke theksuar së “populli shqiptar gjithmonë ka qenë dhe sot  është i orientuar kah Amerika dhe Evropa, nga e cila kërkoi dhe kërkon edhe sot që ta njohë “të drejtën e ë vetmen të  shqiptar” për realizimin e ëndrrës së tyre rreth bashkimin kombëtarë.                                                                                                           Andaj, akademik  Krasniqit është një prej intelektualeve me të shquar shqiptar në Kosovë dhe me larg i cili në momentet me të vështira, kur populli shqiptar u përballte me jetën apo vdekjen pati guximin  dhe mprehtësinë shkencore dhe intelektuale të shkruajnë, të rezistoi,  të flas  dhe të kacafytet me argumente shkencore kundër elaboratit  të Akademisë së Shkencave serbë në Beograd. Për këto dhe shumë kontribute të tjera tët Akademik Mark Krasniqi, atdhetar i madh tërë jetën e tij rezistoi, punoi  pa ndalur rreth çështjes tonë kombëtare të cilat i theksuam më lartë në shkrimin tonë u nderua  dhe po nderohet me dekorata, mirënjohje dhe shumë shpërblime të tjera të larta nga  strukturat me të larta të shteteve shqiptar, të Shqipërisë, të Kosovës, të diasporës dhe vendeve të tjera.

Krasniqi në Redaksinë e “Botes Sot” në Zuri në bisedë me Xhevdet Mazrekaj



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ibrahim Kabili: Intelektuali, mësuesi dhe drejtori që rrezatoi dije, mësoi dhe edukoi breza Sinan Gashi: Dy zonja të nderuara të skenës artistike shqiptare të Kosovës Mehmet Musa: Shqiponja e Bjeshkëve të Nemuna! Uran Butka: Homazh për të dënuarin politik, Kujtim Isuf Luzaj Sinan Gashi: Shkrimtari Teki Dervishi - Krijues i veçantë i letrave shqipe Nexhmije Mehmetaj: Mësuesja Nazire Kraja udhërrëfyese për brezat e sotëm dhe të ardhshëm Sinan Gashi: Ferid Vokopola, personalitet me tri biografi Fadil Halimi: 22 vjet nga vrasja e poetit dhe publicistit Afrim Maliqi Vilhelme Vrana Haxhiraj: Kujtesë nderimi në 76 vjetorin e lindjes së Ibrahim Rugovës Fran Gjoka: Jetё e gdhёndur nё vepra Gëzim Loka: Avokatja e nxënësve, që admirohet e respektohet nga brezat Blerim Latifi: Marie Shllaku - Filozofja e maleve të Kosovës Anton Berisha: Lavdi jetës dhe veprës madhore të intelektualit, patriotit e humanistit, Xhemal Mustafa Florim Zeqa: Arben Sejdiu hero i luftës dhe i paqes! Sinan Gashi: Studiuesi i përkushtuar është i heshtur Mehmet Musa: Një shekull e gjysmë në istikame për çlirim e bashkim kombëtar! Nikë Gashaj: Anton Çetta - 100 vjetori i lindjes Prend Buzhala: Epokat e Anton Çettës Vilhelme Vrana Haxhiraj: Nderim e mirënjohje në kujtim të shkencëtarit elitar Aristidh Kola! Blerim Latifi: Shtjefën Gjeçovi - “Mua edhe mund të më vrasin, por gjuhën dhe kombin shqiptar nuk do të mund t’i vrasin kurrë”

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora