Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Arbëria doli më shumë në dritë në kohën e Shtetit të Arbërit në krye me Gjergj Kastriotin

| E merkure, 30.12.2020, 05:10 PM |


Arbëria doli më shumë në dritë në kohën e Shtetit të Arbërit në krye me Gjergj Kastriotin

Nga Gjon Keka

Siç shihet në këtë dokument emërtimi i Arbërit është i vjetër historikisht ,ka dokumente që flasin se emri Arbëri përmendet nga viti 1205. Sidoqoftë emri Arbër është përkufizimi i bashkësisë politike, gjuhësore,kombëtare dhe territoriale të vetë Ilirëve arbëror dhe të principatave apo kryefisnorëve të saj. Emri Arbëri ,arbëror  u njoh dhe doli më shumë në dritë në kohën e Shtetit të Arbërit në krye me Gjergj Kastriotin ,pikërisht në këtë periudhë ky emër ishte dominues si brenda ashtu edhe jashtë.Prandaj emri Arbëria ose Arbania  përmendet edhe në  kronikën e vitit 1588(C. M&I.A,f.324, 1588). Sikur që mësojm pas vdekjes së liderit vizionar dhe strategut Gjergj Kastrioti dhe pushtimit të Arbërisë nga pushtuesit ottoman(turq),shumë arbëror u dëbuan, dhe disa për t’I ikur persekutimeve dhe gjenocidit ikën në vendet të ndryshme si Itali, Hungari ,Austri,Kroaci etj,ku morën  me vete gjithë vlerat, zakonet dhe traditat e festat kombëtare të cilat i mbanin gjallë aty ku jetonin e vepronin.Po këta arbëror aty ruajtën edhe emrin e tyre prej nga vinin, duke u quajtur arbëresh(arbëreshët e italisë, arbëreshët ose arbanasit e kroacisë Zarës, dhe klementinët arbëresh të austro-hungarisë).