Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Ëndrrat e njërit nga ne - Historia fillon me mua!

| E merkure, 30.12.2020, 03:07 PM |


Ëndrrat e njërit nga ne : Historia fillon me mua !

Shkroi Fahri Xharra

Sa shumë donte që të bën  një vepër të madhe që të futet në histori, të krenohej fshati, qyteti, burrat dhe gratë si edhe fëmijët e vegjël të mësojnë në shkolla; shkurt të mbetet i pa harruar për jetë e mot . Shikoni, nuk ishte i vetëm sepse me një lule nuk çelë pranvera, kështu i thoshin prindërit . Të gjithë së bashku krijuan diçka të madhe, të pa harruar dhe shumë falënderuese.

Është një meritë e madhe kur të gjithë vrapojnë pas teje, kur për ty shkruhet shumë dhe je shumë aktual. Këtë e doja, që vazhdimisht të jem në qendër të vëmendjes dhe ia arrita.

Me kalimin e kohës filloi të mendoj edhe atë shumë seriozisht që me atë filloi historia, u bë diçka që askush nuk e kishte menduar. Filloi të mohojë si engjëllin ashtu edhe dreqin me të birin. E filloi të ndihet aq krenar sa që vetes së tij  i thoshte: «  E sheh, që ky popull i mjerë paska pritur me shekuj që lindi unë, që ky shekull i vonuar më paska pritur mua ; dhe ja ku jam : Me mua dhe me ne filloi historia e kombit ! Një histori që nuk ka kush ta lëvizë nga vendi, nuk ka krahasim me asgjë që kishte ndodhur më herët. Pra, unë jam ai që e ndërrova historinë !

Kaluan vitet e kësaj vetëkënaqësie dhe nga ato shkrime që publikoheshin e pa` që ishte shumë gabim. Mirë që e kuptoi, sa mirë që nuk mbeti  i koritur me vetveten dhe me popullin ..

“Ishim dikur të humbur pas një periudhe shumë mashtruese , ‘atje të koftë ‘ komunizmin, dhe të gjithë ata që udhëhiqnin deshën të krijojnë njeriun e ri dhe të fillonin një histori që edhe unë e mendoja që me të vërtetë me ata filloi historia shqiptare. Shkruhej e çka nuk shkruhej për të kaluarën , ashtu që edhe unë publikisht thosha : fatbardhësisht që jam bashkëkohës i këtyre burrave që ne e krijuan historinë “  tregonte ai

“Ata shkuan aq larg se që i njollosën të gjithë ata që e kishin shpallur pavarësinë e vitit 1912. Dhe, unë besoja edhe ju që më lexoni iu besonim verbërisht. Po, bile krijuesit e historisë e zhduken edhe dokumentin zyrtar të Shpalljes së Pavarësisë ; ata mendonin ( dhe duhej të vepronin ashtu ) se para tyre nuk ishte askush.” tregonte ai

Dikush askushi  po na thotë sot se Historia e jonë lindi me ardhjen e turkut, sepse “ata na sollën” këndej pari . Çdo epokë po kërkon të jetë fillimi i historisë sonë .

Na lindi Skënderbeu, epokë e madhe historike ; por është i vetmi ku askund nuk shkruhet të ketë thënë që më mua filloi historia e Arbrit. Ai që në fillim e thoshte : “ Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta në mes jush ! “. Skënderbeu e dinte që para tij ishte Pirroja dhe Leka i Madh, dhe nuk i mohonte por përkundrazi krenohej që ishte pasardhës i tyre .

Kishim ne edhe perandorë të cilët mendonin që me ata lindi historia, ata shkatërruan të kaluarën dhe ndërtuan të tyren , e ndërtuan epokën e tyre që të mbeteshin aty që ma ta filloi historia. Edhe ata shkuan dhe u harruan ashtu si erdhën.

“Mos ta zgjas shumë, mendimi im që me mua filloi “Historia” ra në ujë. Më në fund u binda që të gjithë që pellazgët, ilirët, albanët , arbrit dhe sot shqiptarët jemi vazhdues të një historie të gjatë mbi 10 mijë vjet ; kush me të mira e kush me vepra të këqija jemi vetëm vazhdues të një histori disa mijëra vjeçare ,të asaj historie ku zuri fill Europa.” e përfundoi bisedën