E enjte, 25.04.2024, 06:54 PM (GMT+1)

Editorial

Xhemal Ahmeti: Ah zurarë, he zuzarë!

E hene, 28.12.2020, 08:54 PM


AH ZURARË, HE ZUZARË

Nga Xhemal Ahmeti

Kur ndodhi Vjena desha të shajë: nga doli ky o duda? Nga ligjërimet për babadimrin apo nga fanatizmi juaj i tipit salafisto-anadollak i Kim Mehmetit, Milazim Krasniqit, Elvis Naçit dhe gjithë derrave tjerë që ulurijnë ditenatë "bamirësi" me paret e Katarit dhe Erdoganit, respektivisht Beogradit dhe Moskës dhe të atyre që kanë mbetur pa tru? Kur i pashë qytetet e zymta në Maqedoninë time shqiptare gati sa më plasi zemra dhe deshta të bërtas: a u thash o derra të egër, pse nuk i shporni ata hallaçunka me mjekrra e pa pantollona, ata antishqiptarë nga rrethi juaj! E lash se asgjë s'kamë bërë kurrë për veten. Pse të durojë atë vulën e mërzitshme të islamofobit vetë unë? Kur i pashë sot këta terroristët e burgosur në Maqedoni sërish deshta të ulurijë, të shajë, të mallkojë me parti, me shtet me gjithçka. Serish e lash: më duhet energji se e di që do bëhet edhe më zi. E di. Qeveritë në Shkup, Beograd, Podgoricë me aleatët e tyre lindorë me dekada kanë punuar në këtë projekt dhe ia dolën. Ne s'kemi shtete dhe ulurima ime s'vlenë gjë, nuk ndal gjë. Krim historik kundër një identiteti kulturor aq të përvuajtur keni bërë gjithë ju që merreni e jeni në politikë. Të gjithë. Se ata që i mbështetin se me origjinë janë proserb, prosllavë e proosmanë dhe gjithmonë antishqiptarë (së paku sa për sa zgjat kjo jeta ime dhe që i di vetë) s'kam pse i mallkoj.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora