E enjte, 25.04.2024, 01:59 PM (GMT+1)

Kulturë

Këze (Kozeta) Zylo: Cikël poetik

E diele, 23.11.2008, 08:50 PM


Keze (Kozeta) Zylo

 

Cipa e shpirtit

 

Më prekin cipën e shpirtit të ëmblat fjalë,

Dhe timbri i zërit më vjen butësisht tani,

Dridhet zemra ime nëpër fantazi,

Për puthjen e zjarrtë mbetur tek ti!

 

Unë po shkoj të fle nën kupën e qiellit,

Dhe yjet do më lajnë me lotin e florinjtë,

Do të gdhihem me mëngjesin e artë të diellit,

Një ylber me ëndrra mbi shtrat do jenë shtrirë!

 

Për një puthje Princi!

 

Në vallëzimin erotik,

Me nje tis fryme,

Yjet ndricojnë dhe më shumë,

Pjesët e pazbuluara,

Që cuditërisht,

S’e kam kuptuar kurrë,

Pse janë tabu?

Ndoshta, pena e poetit,

Duke na ndjellë si nimfë,

Zbuloi më në fund, enigmën e dashurisë,

Që aq shumë fshihej nga retë e zymta!

Gjithësesi ato njomnin papushim,

Tokën me buzë të çara,

Për një puthje Princi!

Kurse mjellmat duke fluturuar të lira,

Çukiten me Princin e kaltër në qiell,

I cili ka lënë kanatën e shpirtit hapur,

Për të hyrë ëngjëjt me flokët e artë,

Hipur në Pegasin e bardhë!

 

 

Ritual i padukshëm

 

Te nesërmen,

Unë mezi e pres,

Për të vallëzuar me fjalën erotike,

Në qiell a s’di se ku?

Vec jo në tokën mëkatare!

Ndërsa në natën me hënë,

Kaloj në ekstazë me yllin,

Që lan trupin tim,

Me rrezet verbuese të ylberta!

Pastaj...Pastaj...!

Endrrat e bardha,

Shkrihen në lotin e petaleve,

Që më parfumosin rrobat e mëndafshta,

Brenda magjisë së lojës së tij.

Gjithcka po bëhet ritual i padukshëm,

Ngase brenda shpirtit, kam princin e kaltër,

Që verbohet ethshëm nga zjarri i syve,

Të ëngjëllit që aq shumë e ka pritur ai...!

Amen!

 

Loti i puthjes së parë

 

Sot buçitën krojet e bardhë,

E si shkumë qumështi u derdhën,

Aty ku fshihen dashuritë dhe mëkatet,

Gjithësesi ti i pije ngadalë,

Si lulja që pi vesën,

Dhe pastaj ike pas portës së princave,

Për t’u fshehur nga bota,

Që s’të kuptoi kurrë!

Por loti im rodhi si rrëké,

Derisa më zuri gjumi,

Nën serenatën e Majit të çartur,

Që jepte koncert, për lotin e puthjes së parë!

Amen!

 

 

Hëna që më shkel synë

 

Endrrat po bëhen,

Udhëtaret e mia të përhershme,

Me to fle e ngrihem çdo mëngjes,

Herë trishtueshem e herë të ëmblat rendje,

Më degdisin shpirtin, e çmendem sikur vdes...!

 

Kjo pritje gërryese të sos durimin,

E shpesh lutesh ta braktisësh ëndrrën,

Por sa vjen muzgu dhe krahët ul lehtë,

Harroj cdo gjë, se Princin pranë më sjellin!

 

Më lodhi, më lodhi kjo ëndërr e çmendur,

Biles dhe Hëna që më shkel synë,

Se ylli që rri fshehur pas reve të zeza,

Së shpejti do vijë e do më puth pa frymë!

 

Po të pres, po të pres me afsh e zjarr,

E di që dhe ti po digjesh si qiri,

Se drita hyjnore nga qielli do të vijë,

Dhe unë dhe ti, do puthemi si hyjni!

 

Me vonë…, më vonë kushedi se c’ndodh,

Me kripën e lotëve do ndërtoj folenë,

Brenda zemrës tënde, gjithë dashuri,

Dhe si mjellmë e bardhë, aty do të rri!

 

E di,

Do më kesh pranë dhe kur të iki,

Në syrin tënd që jep verbim,

E në magjinë e fjalëve, në lojën erotike,

Do të të puth pambarim, pambarim!

Amen!

 

 

Mos ki frikë...

 

Eja sic deshiroj unë…eja,

Pasi ti i zbulove vetë misteret,

Sepse vetëm poetet, ndjellin,

Me gjuhën e flakës,

Që të shuajnë zjarret,

Nëpër buzë të etura!

Po ti eja,

Mos ki frikë nga përpirja e flakëve,

Se zjarret qiellore,

Futen në kuti të brishta,

Dhe aty nën pushtet princi,

Bëhen zap sa hap e mbyll sytë!

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora