Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Milazim Bajraj: Mirsada Krasniqi - Ajo...

| E diele, 27.12.2020, 12:25 PM |


SHPREHJA E IMAGJINATES EMOCIONALE NE VELLIMIN POETIK ”AJO...” TE POETES MIRSADA KRASNIQI

(Vështrim poetiko-letrar)

Shkruan Milazim Bajraj

Duke lexuar vëllimin poetik lirikat më të bukura të poetes së re Mirsada Krasniqi me titullin shumë karakteristik “Ajo...”,e që titullin e shoqërojnë tri pika, që rrallë e hasemi në veprat tjera, gjë qe vërtetë Ajo, është përtej asaj qe mbulon vëllimin poetik me pesëdhjetë e tri lirika qe i prinë poezia “Kohës”, për ta përmbyllur me dy poezitë e fundit “A të pres” dhe “Nuk deshta”.

Përmbledhja në fjalë e poetes Krasniqi, është sa magjepse aq e ndjeshme, është një bredh i stolisur me shumë nuanca jetësore, është perde mëndafshi, qe i ngjanë një panorame bardhe e zi, siç është vetë jeta, ani se rrugët dhe rrugicat e zymta në këtë vëllim poetik i mund vetë shpresa. Pothuaj, gjithmonë subjekti lirik sikur komunikon më veten e dytë Ti, apo me ty, rrallëherë na del si unë apo mua, sepse Ajo është Ti, e Ti na del si Ajo.

Kohën e brishtë tek poetja Krasniqi, sikur e betonizon  Ëndërrkeqëja, që është edhe titull i poezisë që vetë koha do ta vras si fenomen që vetë poetja do të thoshte: Cili zë do të mund të këndojë për ty duke u zotuar në poezinë “Më beso”,thotë poetja “Gjithmonë do të jem aty”.Rrallëherë  atakonë poetë, m’këtë rast poeten Krasniqi si luftëtare e paepur me vargun e saj, “Ajo...”dha përtej vetes në dyluftim me jetën labirinth, duke ngulitur me vargun hermetik si “Ti e dashur je Ti, vetë jeta- jeto”, do te thoshte autorja.

Ne tërë përmbledhjen me dhjetëra ngjyra spërkatet jeta “Pranvera e qytetit të huaj” si në veten e parë kërkonte “Ne mesin e njerëzve t’i bëj vend vetes, ne vendin që s’më  takonte” atëherë zhgënjimi bën të veten, deri aty sa poetja klithte: “Kjo nuk jam une”!

E keqja në kohë dhe hapësirë do ta dehte poeten, qe do ta vrasë poezinë si:”Ne tavolinën e rakisë” vërehet dojeni poetik unë dhe ti, do te thoshte poetja Krasniqi:”Do ta përqafosh hijen time dhe ta mbushesh lot gotën e rakisë..”

Ajo, asnjëherë nuk qëndron vetëm si uni i saj, ajo soditë pellgjet me bukuritë e saja natyrore të dashurisë së vargut poetik “Dhe thurë kurorën e dashurisë sonë”(Poezia ”Kur ti je këtu”).

Motivi i dashurisë ne lirikat e poetes Krasniqi, merr dimensione  universale si dashuria e nënës pakufi:

“Kush ndjenë më shumë dhembjen tënde,

Kush më shumë përpos nënës tënde”(Poezia “Me të dashurës sime”).

Zhgënjimi i autores Krasniqi, sikur kthehet në forcë, ajo vazhdon neper labirinthe  olimpike duke kërkuar dashurinë , ajo nuk hesht dot:

“Te mos me trazosh me shpirtin

Me ka mbaruar durimi,

S’do të fshihem më në këtë histori...”

Tek lirikat e poetes Krasniqi dominuese eshë veta Ti, qe e përcjellë autoren si hije imagjinatë, qe në të nxehtë krijon freski, e në të ftohte dashuri, e shoqëruar më plot figuracione si krahasimi, simboli ,kontrasti, përsëritja anafora, qe atakojnë me planetët kozmike, si dielli ,hëna, toka ,ujë ,qielli e tjera. Duke u konfrontuar me jetën, ëndrrën dhe shpresën e nëpërkëmbur, ëndërrkeqja si sinonim në kohë dhe hapësirë si hije tinëzare qe ngërthen më vete titullin e poezisë ” Endërrkeqja ”.

Kontrasti në poezi krijohet përmes ngjyrave ,emocioneve, si natë e ditë, terr e dritë ,bardhë e zi ,fenomen ky që shoqëron pa dashtë poezinë e  Mirsada  Krasniqit, qe autorja do ta vrasë me meteorë :”Si copëza dëshirash, do të pres, të më sjellësh pjesën time”

Tema e dashurisë te poetja Krasniqi, është maja e “Ajsbergut”, është  olimpiadë ,që herë - herë del si dashuri në mungesë ,si tema e mërgimit ,qe ndryshe poetja do ta quante” Rruga e lotëve”(Poezia “Te huajt ”.Tema tabu te këtij vëllimi poetik janë padyshim ,dashuria ,ëndrra, jeta ,dhembja e shpresa, janë rrëfim qe s’ka fuqi qe mund t’i ndal:

“Desha të mos e njoh

dhembjen time

ëndërrova  edhe njëherë

këngë gëzimi”(Poezia” Edhe këtë  ditë pa ty”).

Lindja, Perëndimi e Pasqyra edhe si tituj ,bëhen  elemente ,fenomene jetike, qe poetja përdor si slogane të fuqishme poetike në vargun që laton:

“O pasqyrë, ma zhduk sorratin

Nëse jam për te mos u parë”(Poezia “Pasqyre”).

Te lirikat e Mirsada Krasniqit,heshtja behet figure qe shpirtëzon edhe te A. Shkreli, ku shprehet poetja:

“Më shumë pëlqej heshtjen tënde

Se fjalët bosh ( Poezia ” Më në fund ”).

Uni i vetë poetes në veten e parë shpreh dashuri dhe përgjegjësi si :”Sa dua te pi uji nga dora jote,

Por e di qe etjen nuk do ta shuaj”.

(Poezia “Etje”).

Dashuria te poetja e re ,nuk bie viktimë, duke gjetur rrugë e rrugica të reja, ani se venitet:

“Një përqafim dhe të them

Lamtumirë,

Gëzohem qe nuk ndjeje me asgjë..”.(Poezia ”U dorëzova”).

Nëse varka e jetës sjellë trishtim ,ajo mbetet në pritje për shpëtim që korrespondon me poezinë ”Po pres” poetja shpreh hipotetizem, derisa veprojnë  hijena  dashakëqinj,”e “Çka te pres? Apostrofon dashtninë e tij”, duke atakuar figurën e anaforës:

“Qe nuk diti të dashurojë

Qe nuk diti te ndërtojë

Qe nuk diti që të shtërngojë..”,duke aluduar shpresvrarë: ”Më thua a te pres?”.

Ky vëllim poetik letrar mbyllet si me një ombrellë me figuracionin e përsëritjes te poezia ”Po t’me njihje” ,pas gjithë kësaj beteje në vargje, Ajo...s’është me Ajo...,këtë  e pohon vetë autorja “S’jam me ajo, sepse thotë poetja Krasniqi :”Nuk deshta”,qe është edhe poezia e fundit e saj, ajo vë kapak propolisi si bleta kosheres se vete, ku do ta mbyllë me kryefjalën e krejtë  kësaj përmbledhjeje poetike labirinth..

“Me more

Endrrën  më të bukur,

DASHNINË!

PERFUNDIM

Në tërë përmbledhjen poetike” Ajo...” te poetes Mirsada Krasniqi, dominon veta e dytë në subjektin lirik,ku nën hijen e saj herë - herë veta e parë  mshihet  gjithmonë si mish nën thua, si në veten e dytë Ti,

Sepse tanimë ajo është bërë uni i saj ,poetes Krasniqi, që ngjiiz me vete bukurinë artistike e imagjinatave qe premton në të ardhmën vepra ndjesie poetike të mrekullueshme. Mendoj se, galerisë së quajtur letërsi artistike, po i shtohet tharmi i vëllimit poetik te përmbledhjes  “Ajo...” të poetes  Mirsada Krasniqi, qe lexuesve uroj lexueshmëri të këndshme ,e poetes se re shëndet dhe krijimtari të begatshme!