Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Kujtoj Prof. Arshi Pipen

| E shtune, 26.12.2020, 11:02 AM |


Nga Fritz RADOVANI:

KUJTOJ  PROF. ARSHI  PIPEN

“SI  T’ ISHTE  DJE…”

SHTATOR 1990…

Të gjitha shpresat per permbysjen e diktaturës komuniste në Shqipni, kur në gjithë Europen Lindore komunizmi po jepte shpirt, tek ne vinin tue u zbeh, dhe perfundonin si një anderr e keqe që të nxjerr gjumin…

Po fliste tek “Zani Amerikës” një nga Burrat e njohun: Prof. Arshi Pipa...

Tregoi se “Shqiptarët, duhet të zgjohen dhe të marrin drejtimin e duhun. “Asht koha kur Rinia Shqiptare duhet të zhgulin nga Toka Shqiptare me të gjitha forcat e veta bustet e permendoret e diktatorit Enver Hoxha..!”

Per pak çaste po e mendojshe thirrjen e Prof. Arshiut të pamujtun... Po, gjithmonë tue besue në mendimin e fjalen e Tij, vinte e lindte shpresa...

Shpejtësia e rrokullisjes së ngjarjeve ishte e pakuptueshme, e kjo asht e vështirë me u kuptue sot: “Si mundet me u thanë Mesha në Rrëmaji prej Don Simon Jubanit, kur Shqipnia ka shpallë me kushtetutë ateizmin?”

“Si mujti Peres De Cuelar me i çarmatosë mbrenda pak orësh forcat e sampistëve të tiranit Ramiz Alia, rreth e rrotull Rrëmajit në Shkoder?”

“A e dinte sigurimi barbar se qinda Muslimanë t’ armatosun, i bajnë roje Popullit Katolik Shkodranë që po shihte Meshën e Parë, mbas 1967 ?”

E pra, Shkodra e bashkueme tek Xhamija e Plumbit... Ruente kujtime!

Pa kalue as një muej.., me 13 Dhjetor 1990, Rinia Heroike Shkodrane pa ju tutë syni, mbasi thej nder shkallat e Institutit Pedagogjik suazen me surratin e Enverit, u nis tue brohoritë tek Prefektura e Shkodres, dhe aty zhguli pergjithmonë bustin e Enver Hoxhës, diktatorit ma të tmerrshem që ka njohtë Populli Shqiptar në krejtë kampin e Lindjes komuniste!

Pasuesit e tij, sot po perpiqen me “ringjallë” prap modelin e tij terrorist e vrastarë, të pangopunin diktator me gjakun e Rinisë së Popullit të vet...

Melbourne, 11 Dhjetor 2020.