E enjte, 22.04.2021, 04:40 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra propozon Kryetarin e Kosovës

E premte, 25.12.2020, 11:17 AM


Shkruan Fahri Xharra

Në lutjet e tona të përditshme, shqiptarët nuk e përmendim atdheun. I lutemi Zotit, kërkojmë falje për gabimet e bëra.

I lutemi të na dhurojë pasuri, fat dhe mirëqenje. I lutemi të na shpëtojë nga e keqja, nga i mallkuari.

I lutemi të na shpëtojë familjen; por vetëm lutje për veten vetjake.

A e keni dëgjuar kënd të lutet për atdheun?

Askush nuk na mësuar për një lutje të tillë.

Nuk i lutemi Zotit që ai t `na shpëtojë kombin, atdheun.

Nuk i lutemi Zotit të na shpëtojë nga zhbërja. Nuk i lutemi Zotit që të na ruajë kombin.

Viktimë është vetë historia. (Fahri Xharra )

Më 30 mars 1879, Abdyl Frashëri dhe Mehmet Ali Vrioni nga Preveza udhëtuan drejt Evropës me qëllim të sensibilizimit të Fuqive të Mëdha për çështjen shqiptare.

Sipas historianëve, Bismarku nuk kishte dënjuar të pranonte në takim dy përfaqësuesit shqiptarë, kurse disa studiuesë mendojnë se megjithatë është mbajtur një takim i shkurtër jozyrtar. Sipas asaj që tregohet, Bismarku iu ka tërhequr vërejtjen me këto fjalë : “ Nëse doni të trokisni në dyert e kancellarive të Europës duhet që të jeni së bashku përfaqësuesit e tri feve të kombit shqiptar “

Kongresi  i Berlinit( 1878 ) e kreu punën e saj, sipas udhëzimeve të Rusisë Cariste dhe  Osmanlive; propaganda kryesore ishte që ne jemi mbetje osmane. Të zbresim në datat më të vonshme, pas shpalljes së pavarësisë së Shqiperisë (1912) , të gjithë e dimë kohën e “dum babës” dhe bindja e Europës sa vinte dhe trashej shumë e më shumë që ne jemi mbetje  osmane , dhe në vtet 1913-1915 u mbajt Konferenca e Londres me një qëllim që të zvoglojë edhe më tutje harten e Shqiperisë , dhe erdhën në perfundim që duhet të mbet një teritor shumë i  vogël i ashtuquajtur “ Republika Islamike e Shqiperisë” me më pak se 10 mijë km katror. Por , ne duhet të jemi shumë mirënjehës dhe falenderues që Austro- Hungaria ishte  gjallë dhe nuk e lejoi këtë masakër dhe mbeti Shqiperia në kufinjt e sotëm.

Mos të harrojmë se e gjithë kjo ishte ishte pasojë e propagandës paranoike të Sërbisë që neve na paraqisnin si mbetje osmane e që duhej shporrur nga Balkani.

Bindja e Europës  nuk ndryshonte se “altoparlanti” serb ishte shumë i zëshëm kundër nesh.

Edhe pse fatbardhësisht vendimet e Konferencës së Jaltës nuk mund të realizoheshin me ne falë luftës partizane, dhe Shqipëria me Kosovën mbeten ne kufinjtë e 1912 –tës

Kalojmë dhe flasim e flasim , por se bindja që “ shqiptarët janë mbetje osmane “ nuk ndalej. Ne nuk kishim gojë të flasim !

Erdhëm dalnga dalë në një epokë shumë të rëndësishme për ne . Ju kujtohet thënja :

“ Ja nga një popull i vogël doli një njeri shumë i madh”

Më 10 dhjetor tè vitit 1979,  e Shenjta Nënë Tereza merrte Çmimin Nobel për Paqen në Oslo të Norvegjisë. Ndërsa dilte nga manifestimi solemn, pasi iu dorëzua Çmimi Nobel, në një foto portret të saj shkroi këto fjalë: "Une gjithmon e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shum luti Zotin që paqja e Tij të vijn në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjithë botën. Lutnu shum për fukarat e mij dhe për mua dhe motrat e mija. Une lutem për juve".

Një fitore e madhe për shqiptarët dhe një ndryshim i madh i të menduarit euro-amerikan ; “ po, por shqiptarët janë musliman të lehtë, prandaj e lindën Nënën Tereze”

Ditet e vitet ecnin dhe për ditë e më shumë  rritej represioni serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, por ky popull i vogël e kishte një njeri të menqyr që në zyren e tij e mabnte foton e tij me Papën Vojtilla dhe Nënen Tereze, tani e Shenjta Nëna Tereze.

Simpatia e botës rritej dhe propaganda serbe që ne jemi “mbetje osmane “ më nuk  besohej. Don Shan Zefi thotë:” se Rugova krishterimin e ka pasur “pagëzim kulturor” por jo liturgjik. “Pagëzim kulturor kishte edhe me Pjetër Bogdanin. Në Paris ka mbrojtur disertacionin e dokoraturës me Bogdanin, dhe ai ishte i mishëruar me Imzot Pjetër Bogdanin.”

Në një intervistë për Radio Vatikanin, Presidenti i parë i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova ka thënë se Nënë Tereza është sinkronizimi i gjithë historisë shekullore të shqiptareve ndërsa ka shtuar se ajo është simbol për popullin shqiptar.  Gjërat shkuan në favorin tonë, erdhi përkrahja shumë e madhe euro-amerikane, lindi “UÇK-ja” dhe u bombardua Beogradi .

Erdhi liria dhe jemi shtet i pavarur , i pa cenueshëm në kufijtë e vitit 1974, e mbrojtur dhe legalizuar edhe nga GjND-ja.

Profesori i Parisit Nezir Kraki  shkruan : “Fatkeqësisht, disa figura lindin në popuj të gabuar. Druaj se Ibrahim Rugova, Nënë Tereza, Adem Jashari, e disa tjerë, s’janë për neve.”

Pra që t `i tregojmë botes se jemi ata që e rrisim madhështinë dhe e rrisim dritën. Që të glorifikojmë vetveten si komb, kësaj rradhe Presidenti i Kosovës të zgjidhet nga shqiptarët e besimit katolik ose nga shqiptarët e besimit ungjillor . Të propozuarit te jenë jopartiak , pa njolla të së kaluarës dhe me dinjitet të lartë për Kosovën tonë.

Ky ishte propozimi im. Ia vlen që të mendojmë mirë për t ‘ardhmen e Kosovës dhe neve të gjithëve që po zihemi në kazanin e pa sigurisë, jo shpresës dhe pikëpyetjeve të shumta.

Fahri Xharra, 24.12.20

Gjakovë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora