E shtune, 20.04.2024, 02:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Neki Lulaj

E merkure, 23.12.2020, 09:08 AM


Neki Lulaj

ÇAMJA  JONË

Pullaz e tavan e patëm qiellin

E yllësia dritë hije lëshon.

Fluturojnë engjëjt prekin Universin

Fjala urtake e dashurisë  na bashkon.

Do ta gatuajmë bashkë e ta tjerrim kujtesën

Mëkatet  t’i groposim

Në moçalin e patave

Në batak t’i zhdukim harresën.

S’e dua padijen e kryeneçësisë së shekullit qe shkon

Çuditërisht në stinën e zogjve

Zogjtë nuk cicëruan në pranverë mbi dritare

Bulkthi  kishte zënë pusi

E heshtja e  shurdhëroi sheshin, e mira çame

Diçka më  rrëshqiti mollëzave në faqe.

Akullnaja e ngrohtë shkrihet në shpirtin qelibar.

Për ty po dënes, o çamja ime verdhake

Shekulli po ikën e unë të vij nga  pas.

Po flej e zgjohem unë, biri yt  te pragu.

Ne Paramithi gjumin e bëj jak.

O do të vij,

o do të vij të kulla e te oxhaku

Unë nuk jam bonjak i lindur në Sokak

E mira çame..

Qeveritarët e lodhur

Ne këtë shekull plot shtërngatë

Pëllasin e pëllasin  për pushtet grabitqarët

Gojën plot „atdhetari“

Janë lodhur zv kryeministrat orrlat e zi.

Janë lodhur  pa punëtorët të  pamerituarit

Janë lodhur me  thirrje (nga)e të   mbijetuarit

Janë lodhur me zërat  e në nave fëmijëve, nuseve

  kurrë s’i gjetën me të  dashurit e kidnapuar

Kështu zv. kryeministrat tanë

Fyejnë  të shenjtit të  mbijetuarit

Harrojnë betimet të  mallkuarit.

Janë lodhur  me pandërgjegjen

Qe e kanë

Janë lodhur me papunësinë

  e tregojnë

Janë lodhur me premtimin

  kurrë nuk e mbajnë.

Janë lodhur me pagat e majme

E invalidit të luftës.

  konak  mungon buka

E zjarri që    ngrohet pak.

Këta  nuk dinë të lodhin vetëm

Me kërkesat që  ja u bë n armiku

Ai që  na vrau masakroi  e na dhunoi

Na  vrau fëmijë e pleq

Na  dogji  vatrat e  larg na degdisi.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora