Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Sa lezet na ka kënga…

| E merkure, 23.12.2020, 10:04 AM |


Poezi nga Xhevahir Cirongu

Sa lezet na ka kënga…

(Motiv popullore)

Me dëshirë këngën këndoj

Të dëgjojnë yjet në qiell,

Bora zbardhi nëpër male

E gjithë bota në këngë e valle.

Ti mos qaj o zemra ime

Dhe nga  sytë s’duam më lot,

Kovidit i thamë  ikë

Se nga ty  s’kemi  frikë.

I  shoh ditët në kalendar

Si lulet në pranverë,

Tek ty falem o Perëndi

Prushi  zemrës - dashuri.

Sa lezet na ka kënga

Kovidit i rëntë gjëma,

Feston gjithë njerëzimi

Jeta çel  si  trëndafili.

Durrës, dt. 22. 12. 2020