E shtune, 20.04.2024, 10:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Fritz Radovani: Bajame Hoxha Çeliku - Ditëlindja e Fishtës

E marte, 22.12.2020, 11:03 AM


Nga Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas sa vjetësh:

Ditëlindjen e Poetit...

Shtëpia ku asht lé Poeti, Fishtë, 23 Tetor 1871.

Poezi...

BAJAME  HOXHA-ÇELIKU:

DITËLINDJA E AT GJERGJ FISHTËS

Binjake, toskërishtja dhe gegërishtja,

Janë dy krahët e shqipes që fluturojnë.

Më t’bukur emër s’do të kish Fishta,

Shqiptar rrënjosur shekujsh në embrion.

Buka e kulturës e gjuhës sonë amënore,

Gegë, toskë ky komb të puthi në ballë.

Të ngriti në piedestal kjo tokë arbërore,

O At Gjergj Fishta, të bëri të gjallë!

At, të dhanë titullin e madh, dhe shtëpia,

Plot ndere u ngrit monument kulture!

Se në çdo gur të saj gdhendej Shqipëria,

E ti kryelarti që kurrë s’u përkule!

Ajo penë e fortë mbeti shkëmb në lartësitë,

Valëvitet si flamuri ndër ne edhe sot.

As dallg’ e furishme kur rrënonin stuhitë,

Çuditërisht penën s’ta rrëzuan dot.

At Gjergj Fishta, na le pasuri të paçmuar,

Vargje brilante plot ajër e frymë.

Na le gjerdane, thesare të pagëzuara,

Gjuhën Gege e derdhe në himn.

Tetor 2020...

Shenim F.Radovani: Falnderoj Autoren e tri poezive të botueme në këte Vit të At Gjergj Fishtës... Me shumë respekt per Poeten Bajame Hoxha...

Melbourne 4 Dhjetor 2020.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora