Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Latifi: Viktima (Marie Shllaku) dhe xhelati (Hivzi Sulejmani), krenaria e Mitrovicës!

| E hene, 21.12.2020, 10:07 PM |


Blerim Latifi:

Komuna e Mitrovicës, gjoja për t'i nderuar, i paska vendosur fotografitë e 27 figurave historike në një ndërtesë publike, figura të lidhura me historinë e qytetit.I pashë reagimet e njerëzve, të cilët nuk e panë aty fotografinë e Bajram Rexhepit, ish kryeministrit të Kosovës. Mua më ra në sy një skandal tjetër në këtë ekspozitë: aty ndodhet fotografia e Marie Shllakut, e dënuar me vdekje për veprimtari nacionaliste nga Gjykata e Qarkut e Prizrenit, në vitin 1946, dhe fotografia e Hivzi Sulejmanit, kryetarit të kësaj gjykate në kohën e dënimit të Marie Shllakut. Pra, komuna e Mitrovicës sërish i paska bërë bashkë xhelatin dhe viktimën, gjykatësin e prokurorin jugosllav dhe të dënuarën e tij, nacionalistën shqiptare. Kjo nuk është thjesht turp e injorancë. Është edhe...Gjykojeni vetë!