Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Viktima (Marie Shllaku) dhe xhelati (Hivzi Sulejmani), krenaria e Mitrovicës!
E hene, 21.12.2020, 09:07 PM
Blerim Latifi:
Komuna
e Mitrovicës, gjoja për t'i nderuar, i paska vendosur fotografitë e 27 figurave
historike në një ndërtesë publike, figura të lidhura me historinë e qytetit.I
pashë reagimet e njerëzve, të cilët nuk e panë aty fotografinë e Bajram
Rexhepit, ish kryeministrit të Kosovës. Mua më ra në sy një skandal tjetër në
këtë ekspozitë: aty ndodhet fotografia e Marie Shllakut, e dënuar me vdekje për
veprimtari nacionaliste nga Gjykata e Qarkut e Prizrenit, në vitin 1946, dhe
fotografia e Hivzi Sulejmanit, kryetarit të kësaj gjykate në kohën e dënimit të
Marie Shllakut. Pra, komuna e Mitrovicës sërish i paska bërë bashkë xhelatin
dhe viktimën, gjykatësin e prokurorin jugosllav dhe të dënuarën e tij,
nacionalistën shqiptare. Kjo nuk është thjesht turp e injorancë. Është
edhe...Gjykojeni vetë!