Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nuhi Veselaj: Pse “po” paskajorja në standardin e shqipes së natyrshme (7)

| E hene, 21.12.2020, 07:58 PM |


Pse 'PO' paskajorja në standardin e shqipës së natyrshme (7)

Nga Dr. Nuhi Veselaj

VII. Integrimi i paskajores, shpëtim për standardin e shqipes së natyrshme dhe PËR lajthitësit naivë - respektues  patolo-fanatikë të standardit të sotëm

Dardha ka bisht, bishti gërvisht

Sihyrje

Për të kuptuar më mirë titullin e këtij kreu: Integrimi i paskajores, shpëtim për standardin e shqipes së natyrshme dhe për lajthitësit naivë respektues patolo-fanatikë të standardit të sotëm, lëndën do ta shtjellojmë në tri pjesë:

së pari, do të përmendim diçka nga përjetimet tona si mësues i shqipes me e pa paskajore në standard,

së dyti, nga realiteti ynë gjuhësor (Kosovë) do të paraqitim konkretisht shembuj lajthitjesh, shkaktuar nga respektuesit fanatikë të standardit pa paskajore në 11 pika dhe

së treti, paskajorja në standard argument përforcimi elekzirues për shqipen e natyrshme dhe shpëtim magjik nga alergjia e lajthitjeve.

A) Diçka nga përjetimet tona si mësues i shqipes me e pa paskajore në standard

Mbase edhe nga nostalgjia e një arsimtari të vjetër, mësues gjuhe, që me dhunë disa herë i është hequr ditari nga dora (7 herë), gjatë tërë jetës e veprimtarisë sime mbeta dashamirës i pushtuar i saj. Kështu edhe tashti në njëfarë mënyre e ndjej vetes edhe si mësues e më fort si nxënës i gjuhës shqipe, gjithsesi adhurues i të nxënit dhe të mësuarit të shqipes së natyrshme dhe respektues i standardit të saj, por njëherazi edhe si përkrahës i denjë në të mirë të pasurimit të gjuhës globale kombëtare dhe standardit të saj, ngase e shoh shqipen ende të pastudiuar si në planin diakronik ashtu edhe në atë sinkronik. Lidhur me këtë kauzë jam përpjekur me vetmësim me u pajisë me të nxënët kudo e kurdo ku më është dhënë mundësia, duke filluar nga muhabete odash, në lexime e studime të pandërprera, sidomos tashti ngas kompjuteri. Kështu këtë “të bleme” sa kam arritur ta shpreh, qoftë në biseda të lira, qoftë në fushën e mësimdhënies, në diskutime a trajtesa studimore, qoftë edhe në fushën e krjimtarisë letrare, madje edhetë asaj gjuhësore shkencore, mund ta thonë të tjerët, unë për vete ende nuk jam i kënaqur. Mos me zgjatë në këtë vazhdë jam përpjekur të zbuloj dhe të shfrytëzoj tërë pasurinë e fshehur brenda sistemit të gjuhës sonë, në mënyrë që gjuha jone letrare kombëtare e standardi i saj të përfaqësojnë gjuhën tonë më denjësisht, së këndejmë ngulmoj që standardi i saj të pajiset edhe me paskajoren e mirëfilltë, e cila vërtet qëndron në shtarttn e gegenishtes, po nuk është vetëm gege, ngase dhërben shërben si hallkë ndërlidhëse e sistemin foljor me atë emëror më dallueshëm se çdo njësi tjetër kategoriale, por edhe në aspektin e ndërlidhjes jo përçarjes së dijes ndërkoenizuese të shqipes globale.

Gjithsesi kam bindje të plotë se me përfshirjen e paskajores, pasi kjo askund, në asnjë segment nuk e rrudh standardin e sotëm, gjuha jonë dhe standardi i saj do të jetë më i plotë, më gjithpërfshirës, më i pasur, më i fortë  dhe më i afërt për masën e gjerë shqipfolëse si dhe në veçanti më i përshtatshëm për nxënës, studentë dhe për vetë mësuesit, studiuesit, standardologët.

Meqë në kreun e fundit do të flasim më gjerësisht rreth metamorfozimit të mendimit tonë rreth shndërrimit të konceptit ndaj paskajores për standardin nga një qëndrim i paanshëm papritmas në një sigogol pëmbindësh dhe së andejmi pas zhveshjes hipnotike të asaj veshjeje dordole gogolëzuese, paskajorja u përftua si një zanëmirë orëbekuese. Orëbekuese ngase vërtet   shëron plagët shkaktuar asaj dhe gjuhës shqipe allapartizançe me plumbat e kallashëve të padijes në një kohë të pa kohë. Prandaj, para se të them edhe diçka më konkrete rreth pasojave nga ajo përçudni, mendoj se është me rëndësi të rrëfehem rreth një përvoje vetjake që mund t’u shërbejë mësuesve të rinj, nëse vërtet e duan gjuhën shqipe me zemër e shpirt si ne. Unë si mësues gjuhe, për sa më është dhënë mundësia ta ushtroj atë profesion, që nga klasa e parë e tutje e ndërkohë  si mësimdhënës lëndë, qoftë në klasat e larta të fillores, por më tepër në shkollë të mesme, edhe pse të profilit profesional jogjuhësor, kam pasë përdorur kryesisht këtë metodë mësimdhënieje. Në fund të orës, duke u dhënë nxënësve detyrë shtëpie që për mësimin e sapozhvilluar të shënojnë së paku nga një fjali që ndonjëra ndër më të veçantat do të lexohej në hyrje të orës pasuese, njëherazi paralajmëroja temën e ardhshme që ta kenë në dijeni dhe kush ka mundësi ta sjellë edhe për të një fjali, qoftë me gojë, qoftë të shkruar. Dhe vërtet kur kjo edhe ndodhte e shfrytëzoja si hyrje për njësinë e re mësimore. Me thënë të drejtën në këtë mënyrë nga nxënësit e zdllshëm mësoja edhe vetë, ngase kështu vevetiu ata i kisha bashkëpunëtorë e mi të parë, të cilët përpiqesha me i drejtue që të bëhen edhe gjuhësisht më të zot të vetvetes. Kujtoj vetëm kaq që shumica e nxënësve fjalitë i hartonin me paskajore, gjë që nuk kisha vërejtje, ndërsa pas vitit 1968, kur paskajorja u përjashtua nga mësimi në shkollë, më duhej t’i korrigjoja në shkrim e në të folur, duke e zëvendësuar konceptet zakonisht me lidhore ose me dëftore. Kjo idilë topitjeje nuk më zgjati shumë, sepse përsëri m’u hoq ditari nga dora dhe pas një vakuumi afro dyvjeçar, nga halli u detyrova të punësohem jashtë arsimit, në një ndërmarre ndërtimi rrugësh dhe së andejmi me ndihmën e shokëve dhe të ish nxënësve të mi të shkollës teknike tash inxhinierë, drejtues repartesh, kalova përkthyes dygjuhësor serbokroatisht-shqip në një ndërmarrje prodhimi metalpërpunuese.

Kështu duke mos iu nda mësimit, ngase i ndiqja studimet pasunivesitare dhe në veçanti i ndikuar nga realiteti gjuhësor e pashë të arsyeshme të sillesha më pragmatikisht edhe ndaj paskajores, por edhe të pajisesha me dije rreth gjuhës  tash të stilit tekniko-teknologjik. Meqë atë përjetim rreth mësimit të gjuhës teknike e kam përshkruar gjetiu, madje edhe në libra (Shih  Fjalor pune... 2017, Çështje të shqipes standarde V... 2017 etj.)  këtu nuk do të zgjatem,  por më gëzon fakti kur has në shkrime, kur shfrytëzohet me vend krejt bagazhi i gjuhës shqipe, pra edhe paskajorja, e cila është ama që lind prepjesorë edhe me kuptimësi tekniko-teknologjike, të cilën edhe fillova me e përdorë edhe në shkrime të natyrës shkencore.

Ç’është e vërteta unë lexoj e mësoj vazhdimisht dhe përpiqem me marrë njohuri edhe me perfeksionue gjuhën standarde përtej letrares,  gjuhën e stileve funksionale. Kështu mësoj nga studiuesit e kujdeshëm, por më vjen shumë keq nga disa intelektualë tanë, të cilët duke e braktisur paskajoren pa i gjetur së paku një zëvendësim të përafërt sinonimik me pahir kanë shkalluar në lajthitje të patolerueshme.

Madje e keqja është edhe më e madhe, si për ta si për shqipen e standardin e saj, se me veprime të tilla nuk po dinë që nuk po dinë që po lajthisin, prandaj për shkak të kësaj braktisjeje të paskajores po bëjnë shkelje edhe më të rënd ndaj shqipes e standardit të saj. Këtë që sapo e thamë rreth lajthitjeve të vrazhda dhe të patolerueshme që e ndeshim kyresisht e veçmas në meset tona në Kosovë. Këto lajthitje filluan të shpifen dhe erdhën duke u shumuar, që nga viti 1968, prej se nga përgjegjësit e gjuhës dhe të politikës  te ne , u kërkua me ngulm , të hiqet paskajorja e mirëfilltë(gege!),  nga përdorimi, ngase që atëherë u pranua sstandardi i sajuar në Tiranë pa paskajore, duke menduar se ai standard duhej ishte gjithpërfshitës dhei përkryer, ndërsa ne na mbetej vetëm me mësue disiplinisht.

Së këndejmi, mos me e zgnjatë, momentalisht për të ndihmuar pikërisht lajthitësit dhe vetveten e shokët si unë në të mirë të mbarëvajtjes së shqipes së natyrshme e standardit të saj te ne brenda  2-3 muajsh kryesisht nga faqe gazetash e interneti të Prishtinës kemi hetuar e vjelë disa nga shembuj lajthitës që më ranë në sy të përdorura në gjuhën e shkrimit nga disa intelektualë tanë të lartë të angazhuar në fusha të caktuara, jo vetëm në gazetari e aktivitete shkencore-publicistike etj., por edhe të profilit albanologjik në pozitab të larta të pushtetit, të cilët, si  respektues fanatikë të standardit e braktisën paskajoren e mirëfilltë nga standardi, por për mungesë njohjeje ose zotërimi të trajtave nga standardi shpifën trajta lajthitëse barasvlerëse që ne i quajtëm trille të patolerueshme, sepse bien ndesh në tri domene: e para lëndojnë standardin e tashëm, të cilit po i shkaktojnë defekte të vrazhda, e dyta, nuk respektojnë ish standardin mbi bazë të gegnishtes, e treta, me pahir përbuzin edhe gjuhën e vet të familjes dhe e katërta po helmojnë me shprehje të tilla lajthitëse mjedisin ku punojnë e veprojnë.

Kjo që sapo e fillova do të ilustrohet me shembuj  konkretë në  pjesën vijuese nën  B).

B) Shembuj konkretë lajthitjesh të patolerueshme në masmediat tona

Para se të radhisim shembuj lajthitjesh që i ndamë në 11 grupe, po japim  katër  sqarime:

I.         Fjalë-folja ose pjesa e foljes së diskutueshme ose trilli i shpifur si lajthitje, është shënuar me shkronja të shkrifta (italike).

II.        Mes kllapash, me shkronja të zeza (bold), është shënuar zgjidhja dy variantesh, prin paskajorjae mirëfilltë  dhe pas vizëlës pason trajta e standardit.

III.      Së treti, në fund të sëcilës pikë jepet vërejë –sqarimi shkurt.

IV.       Edhe pse i kemi të evidentuar, për hir etike, nuk po shënojmë emrat e lajthitësve, as të masmedias ku e ndeshëm të publikuar shembullin e caktuar.

T’i  ndjekim shembujt lajthitës të patolerueshëm në raport me zgjidhjet me paskajoree trajtën e standardit në 11 grupime, të seleksionuar sipas nën fushës së lajthitjes:

1) Lajthitje nga  amputimi i pjesëzës “me” të paskajores së mirëfiltë

.1. Ju kisha lutë (kisha me ju lutëdo të ju lutesha) zini vendet, po fillojmë (vazhdojmë) seancën.

2. Ju kisha thënë ( kisha me ju thënë, do të ju them) se mbrenda pesë minutash do  të takohemi në zyrën e punës.

3. Ju kisha lutë (kisha me ju lutë-do të ju lutesha, kisha për t’ju lutur!) të votoni me 6 tetor.

4. Unë e kisha cilësuar (kisha me cilësue – do ta cilësoja) situatën që jemi ende duke bërë përpjekje për të arritur marrëveshje.

5. Kisha pas qejf me drejtuar (kisha me pasë qejf me drejtue – do të kisha pasur qejf për të drejtuar) lojën nga fusha sportive.

6. I kisha lutë  (kisha me i lutëdo t’i kisha lutur) të mos e heqin taksën, por të kërkojnë njohje reciproke.

7. Unë kisha propozu (kisha me propozue-do ta propozoja) atë për kryeministër.

8.Ju kisha lutë t (kisha me ju lutë – do të ju lutesha) të diskutojmë pa fyerje.

Vërejë-sqarim: Siç e kemi vërejtur më përpara  (Shih “Çështje të shqipes standarde...II,

f.89-103) nga  kjo lajthitje me amputimin e pjesëzës “me”të paskajores që është shkaktuar  pjesorëzimi arbitrar i paskajores së mirëfilltë, siç e trajtuam edhe më parë, kuptohet se në këtë mënyrë është ngatërruar trajta e më se të kryer: Kisha punua (kisha punue) me të ardhmen afërt të së shkuarës së dëftores. Krahaso  g. kisha me punue,  letrarishtja  do të kisha punuar g. do të kisha punue (ose kisha me punue). Kjo lajthitje është cilësua si defekt i rëndë, i patolerushëm. Mjerisht ndaj kësaj dukurie, ku shihet se lajthitësi nuk e zotëron  rregullën përkatëse gramatikore,.nuk ka ndonjë reagim nga standardologët tanë. Madje ndodh që ndaj kësaj dukurie nuk ka mundur me qenë imun edhe ndonjë albanolog-akademik yni.

Sidoqoftë kjo lajthitje e panatyrshme mbetet çështje brengosëse  rreth konsolidimit të standardit të shqipes  së natyrshmete ne dhe nëse nuk shërohet mund të vashtojë edhe më tutje infektimi edhe në Shqipri.

2) Lajthitje amputimi të pjesëzës të lidhores

1. Do mjellim  (kemi me mbjellë – do të mbjellim)  druj (drurë).

2. Si do shprehej (si kishte me u shprehë – si do të shprehej ) N.N në këtë udhëkryq veprimi?

3. Do përcaktojë (ka me përcaktue - do të përcaktonte) të ardhmen.

4. Sidoqoftë, Kosova edhe kësaj radhe do paguaj (ka me paguedo ta paguajë)  faturën.

5. Kjo nënkupton se ai pasnesër do i mbroi (ka me i mbrojtë – do t’i mbrojë) me konsekuencë edhe qëndrimet e tua.

6. Është thënë e gjithnjë do thuhet (ka me u thënë – do të thuhet) ashtu.

7. Një ditë do mund të flasim (do të mundemi me folë –do të mund të flasim)  … do udhëtojmë, do vishemi e do mbathemi,(kemi me udhutue, me u veshë me u mbathë – do të udhëtojmë, do të vishemi, do të mbathemi),  do kemi (kemi me pasë – do të kemi) makina,  do kemi (kemi me pasë –do të kemi) autostrada, supermaketa,, gradaqiela… po a do jemi  (a kemi me qenë – a do të jemi) të lumtur, apo jo?!

Vërejë-sqarim: Kjo dukuri më tepër e përhapur në Shqipëri dëmton shumë rëndë trajtën e

lidhores, si konstrukt, e cila konstatohet si barasvlerëse paskajores së mirëfilltë. Krahaso pjesëzat përkatëse në fjalinë:  Më duhet të punoj - Më duhet me punue. Kështu edhe pjesëza krahasoher me pjesëzen me, dhe së këndejmi pyesim paskajorefobët, pse aq përkujdesje kishin e kanë kundër përdorimit të paskajores e nuk po reagojnë për mbrojtjen e lidhores nga amputimi që po i bëhet pjesëzës speciale karakteristike të saj, e cila konsiderohet si zëvendësuese e plotë e paskajores së braktisur?!

3) Amputime të E-së nga diftongut –UE/ -U. Raporti paskajore /standard

1. Hap debate për të përcaktu (për) me përcaktue -për të përcaktuar) të vërtetën.

2, Kjo do të thotë me i vendu  (me i vendue, me i vu/e  apo me i vënë - t’i vë(në)sh) gishtin kokës.

Vërejë-sqarim: Edhe cungimit  grupit -UE, me amputimin e -E-së fundore nuk është dukuri e re,

edhe misët e Komisisë së Shkodrës 1917e kishin vënë re, por ata parapëlqyen  ruajtjen e plotë të dëftongut UE, ngase më mirë qëndronte në sistem se trajta e cunguar pa -E fundore, dhe për këtë e atëhershmja dhe e ardhmja plotësisht u dha të drejtë.                                                                                                                                Në aktualiettin tonë kjo dukuri ka përhapje, Ne dota trajtojmë si pikë më vete nga fundi i punimit.

4) Përdorime të diskutueshme të paskajores së dytë, raporti paskajore/lidhore

1. Shkurt për vatan duhet për të luftuar! (duhet me luftue  - duhet të luftohet /duhet luftuar)

3. Mendon se koha është për t’u zgjuar (me u zgjue – (që) të zgjohet).

4. Fytyrën tënde të dashur askush nuk mundet për ta zëvendësuar!(me ta zëvendësue  - nuk mund të ta zëvendësojë).

5. Këso vargjish (gështenja, fiqsh, ullinjsh)... askush nuk ka fuqi për t’i nda (me i nda –t’i ndajë,  për t’i ndarë).

6. Sot nuk munden për të ngritur (nuk po munden me ngritënuk po mund të ngrenë) kokën.

7. Ata që respektojnë sovranitetin duhet për ta ditur (duhet me ditë – duhet ta dinë) se

qeveria merr vendim në mënyrë të pavarur.

8. Besoj se organet përkatëse kanë për ta thënë (kanë me thënë – do ta thonë) fjalën e vet

Vërejë-sqarim: Është e vërtetë se paskajorja e dytë në nja 3-4 raste fjalish qëndron si

barasvlerës i arsyeshëm sinonimik i paskajores së mirëfilltë, mirëpo, siç po shihet në rastet si këto  kuptimi  më mirë qëndron  qoftë me paskajoren e pavarur, qoftë me lidhore apo me të ardhmen e dëftores, prandaj duhet pasur kujdes  të mos përdoret arbitrarisht, as në vend të lidhores, as të dëftores, madje as në vend paskajores së mirëfilltë.

5)  Përdorimi lajthitës veta III nj. dëftore e tashme në vend të së  ardhshmes së

dëftores ose të lidhores së tashme v, II – më –O/SH ose v. III  -O/JË

dhe raporti me paskajoren e mirëfilltë

1. Nëse një person nuk di e do të mëson  (do me mësue - do të mësojë) je i detyruar ta mëson (me e mësue - ta mësosh).

2. Njeriu duhet të qëndron (me qëndrue / të qëndrojë) pas parimeve.

3. Nepotizmi qëndron në atë që të lehtëson (për me lehtësue-që të lehtësojë /të  lehtësonte/ për të lehtësuar) përparimin e individëve.

4, Kjo gramatikë tenton të dallon (tenton me dallue - tenton të dallojë) ndajshtimin e paveçuar nga përcaktori.

5. Një komb që nuk diti të tejkalon (me i tejkaluet’i tejkalojë ose t’i tejkalonte) furtunat... (prej) nga (sot) guxon të kundërshton (me kundërshtue - të kundërshtojë) arratisje, tradhti, poshtrim, dëshprim, demoralizim !!!

6.  Përpiqej që të shënon (me shënueqë të shënonte), atë që lypsej.

7. Ajo don të na dhuron (do me na dhuruedo të na dhurojë) një libër.

8. Me ndikimin e tij bën të përfiton (bën me përfitue- bën të përfitojë) një person i tretë.

9. Kush ua ven shkollave drynin Zoti i Madh do t’ia verbon (ka me ia verbuedo t’ia verbojë) syrin.

10. Gjakderdhja do të pason (ka (me) pasue! – do të pasojë, do të pasonte) deri edhe me prerje me sharrë për së gjalli në Makoc, afër Prishtinës.

11. Ai mundi t’i provokon (me i provokue – t’i provokojë ose t’i provokonte) kundërshtarët.

12. Ai mund të dështon (mundet me dështue - mund të dështojë) me kualicion qeverisës.

13. Nuk mund të na shkon (nuk mundet me na shkue – nuk mund të na shkojë) edhe më kështu.

14. Edhe në mal kur këndohet duhet të na shkon (me na shkue– të na shkojë) mendja te “Çeta e Profetëve Plisbardhë”.

15. Populli din të shpërblen (di me të shpërmblye – di të të shpërblejë), por edhe të dënon (me të dënue - të të dënojë) rëndë me votën e vet. .

16. . S’kishte kush t’ia rregullon (me ia rregulluet’ia rregullonte ose t’ia rregullojë!) shtratin atij lumi vërshues.

17. Shkenca ka arritur të demistifikon (me demistifikue - të demistifikojë, të demostifikonte ) të ashtuquajturën “srpstvo” në mendjet e Vladikës P. P. Njegosh dhe Knjazit Nikola.

18. LDK-ja këtë synim le ta harron ((duhet) me harrue(!) – le ta harrojë) përgjithmonë.

19. K. duhet t’ia lëshon  (duhet me ia lëshue – duhej t’ia lëshojë) vendin e presidentit.

20. Ky është dashtë... të i zbaton  (me i zbatue – t’i zbatojë) vendimet e marra më parë dhe bashkë me K. të merr (me marrë - të marrë) vendim që të detyron (me detyrue – ta detyrojë) atë të njeh (me njoftë – ta njohë) gjenocidin dhe etnocidin...

21. Libri në fjalë  do të jeton (ka me jetuedo të jetojë) ca më gjatë.

22. Shqiptari duhet të fillon ta njeh (duhet me fillue me njoftë – duhet të fillojë ta njohë)  veten si njeri i suksesit.

23. Po të kishte nevojë që ta mbron (me mbrojtë – ta mbrojë) dikush, do të konkonte këtë nga Policia e Kosovës.

24 Ai përpiqet t’i arsyeton (me i arsyetue – t’i arsyetojë) broçkullat primitive...

25. A ka kush të më tregon  (me më tregue – të më tregojë), kur ka ndodhur që mos të merret pushteti i ofruar me votë e pa dhunë?

26. I bëjmë thirrje popullit që ta rrëzon (me rrëzue – ta rrëzojë) nga pushteti dhe ta detyrojë që të kërkon (me kërkue – të kërkojë) azil në B...

27. Pasi arrit që ti lexon (me i lexue – t’i lexojë) të gjitha përmendoret iu vërsul formimit të gjuhës së lashtë serbe(!).

28. A. veç le të vazhdon (me vazhdue – le të vazhdojë) me këso “mashtrime”...

29 Interneti ofron mundësi praktike për secilin që di të hulumton (qi di me hulumtue- që di të hulumtojë) në masmedia.

30. S. duhet ta kupton (duhet me kuptue – duhet ta kuptojë) se ka përgjegjësi penale, civile dhe detyrimore kundrejt shqiptarëve.

31. Kuvendi i Republikës të rishqyrton (me rishqyrtue  - t’ i rishqyrtojë) dy ligje për të ridefinu  (për me e ridefinuepër ta ridefinuar) këtë çështje.

32. Kjo qeveri duhet të vazhdon (me vazhdue – të vazhdojë) me dinjitet.

33. Diaspora nuk do të lejon (nuk ka me lejuenuk do të lejojë) ma që sharlatanët ta nëpërkëmbin djersën dhe paranë e tyre.

34. Ne nuk kishim njeri tonin që (të) na mbron (me na mbrojtë – të na mbrojë).

35. Po u mbajtën zgjedhjet asnjëra nga këto parti nuk do e kalon (nuk ka me kalue – nuk do ta kalojë) pragun.

36. Ajo  nëse do ta beson (me besue – ta besojë... mund ta beson  (mundet me besue  - mund ta besojë), një gjë të tillë.

37. Atij mund t’i kushton (mundet me i kushtue – mund t’i kushtojë) fushata.

38. Nuk më besohet se në tre akademitë mund të kontribuon (mundet me kontribue –mund të kontrobuojë) për të merituar anëtarësim.

39. Kjo  do të jetë  qeveria që do të fillon  (ka me fillue – do të fillojë) dialogun.

40. Gjykata do ta kryen (ka me krye – do ta kryejë, / do ta kryente) punën dhe do ta parandalon (ka me parandalue- do ta parandalojë, do ta parandalonte) -  krjimin e një gjendje amorfe,

41. Gjykata Kushtetuese ta dëshmon (me dëshmue – ta dëshmojë) vetveten.

42. Kjo qeveri do të bijë (ka me ra – do të bjerë) mbrenda 3-4 ditësh dhe vendi do të shkon (ka me shkue – do të shkojë) në zgjedhje të reja.

43. Vota mund ta ndëshkon (mundet me ndëshkue – mund ta ndëshkojë) rëndë LDK-në.

44. Rrëfimi do të përfundon (ke me përfundue – do të përfundojë) kur të vjen (ka me i ardhë -t’i vijë) koha.

45. Nuk dihet, cilën ministri do ta drejton (ka me drejtue – do ta drejtojë) djali i tij.

46. Trump thotë se SHBA-ja do të vazhdon të kontribun (ma me vazgue me kontribue -– do të yazhdojë të kontribuojë) në KFOR.

47. Ai vazhdon ta denoncon (me donocue – ta denoncojë) hapur presidentin.

48. Urime Ditëlindjen, duke të dëshiruar shëndet të plotë deri sa ta kalon (me kalue !– ta kalosh) 100-shin!

49. Ministri sa më parë ta shkarkon (me shkarkue – ta shkarkojë) atë nga pozita.

50. Komprania  po planifion të praktikon (me praktikue – ta praktikojë) një vaksinë kundër koronavirusit

51. Viktimat e terrorit serb nuk mund t’i ngushëllon dhe mbron (nuk mundet me i ngushllue dhe mbrojtë – nuk mund t’i ngushëllojë dhe mbrojë) asgjë nga masakra shpirtërore.

52. Prokuroria të zbarkon   (me zbarkue – të zbarkojë) në kabinetin e  Sh.

53. Si po arrin Serbia të na mashtron (me na mashtrue – të na mashtrojë) me lojën e  radikalizmit islamik.

54.  Çdo shqiptar që di shkrim-lexim mund t’i kupton dhe sheh (mundet me kuptue e me pa – mund të kuptojë e shohë) ... lojën e përgatitur antishqiptare.

Vërejë-sqarim: Kaq shumë lajthitje nga intelektualët tanë për shkak të braktisjes së paskajores

dhe moszotërtimit të rregullës së përdorimit të lidhores, përkatësisht të së ardhmes së dëftores, paraqet alarm jo vetëm për mësuesit tanë të të gjitha niveleve, por edhe të fakulteteve tona, në veçanti të atyre të gjuhës shqipe.

Vërtet  çdo zgjedhim i foljes fillon me të tashmen e dëftores njëjës: punoj, punon, punon. Pjesëza është tipar i lidhores: të punoj, të punosh të punojë , ndërsa do të është tipar i së ardhmes së dëftores: do të punoj do të punosh, do të punojë, ndërkaq  trajtat do të punoja, do të punoje, do të punonte, do të punonim, do të punonit, do të punonin  janë karaktaristikë e së tashmes së kushtajo ores.

Sa i përket paskajores në këto raste paraqitet më fort me përshkallëzim kuptimi se sa si

sinonim i trajtës së normëzuar të lidhores. Edhe këtë pikë do ta ritheksojmë në pjesën e fundit të këtij kreu.

6) Lajthitje foljesh konsonantike me ndryshim zanoreje të pjesores, zakonisht A nëE

në raport me paskajoren e trajtën standarde      .

1. Me që ai nuk mund të flet (nuk mundet me folë -nuk mund të flasë) nuk u ftua.

2. Përkrahet nga ata që do t’u jep (që do me u dhënë - që do t’u japë) para.

3. Ai mund të jep (mundet/ me dhënë – të jape) sqarim?

4. Bota fillon të flet (fillon me folë – fillon të flasë) se ata ishin paraardhës të shqiptarëve.

5. Të mos guxon të shet (mos me guxue me shitë– të mos guxojë të shesë) pjesë të tjera të Kosovës.

6. Secili (duhet) të flet (me i folët’i flasë) nga tri gjuhë.

7. Gjuha vdes kur s’ka më kush të flet (me e folëta flasë).

8. Zoti mund të flet (mundet me folëmund të flasë) vetëm me gjuhën angleze!

9. Leokondi duhet të flet (duhet me folë – duhet të flasë) më shumë e më qartë.

10. Nuk ia dhash ta sheh (me pata shohë).

11. Ai bën  përpjekje që portretin ta paraqet  (me paraqitë – ta paraqesë) sa më mirë.

12. Kush është ai që guxon të jep (me dhënë – të japë) copa territoresh?

13. Kush i mbyll shkollat shqiptare, rrënja e tij do t’i del (ka me i dalë –do t’i dalë) fare.

14. Nuk po arrin t’i jep (me i dhënë – t’i japë) domethënie idesë së tij.

15. Secili nga analitikët mundohet të jep  (me dhënë – të japë) arsyetime.

16. Buzëqesh, që ta sheh  (me ta pa - që të ta shohë) dielli bukurinë tënde.

17. Prokuroria t’ia jep (me ia dhënë[ - t’ia japë) sa më shpejt raportin familjes.

18 Komanda në fillim nuk mundi ta merr (me marrë – ta marrë) Shkupin.

19. Të mundohemi që secili ta jep (me dhënë – ta japë) kontributin për mirë.

20. Ai formon komisionin që të jep (për me dhënë – që të japë) pëlqimin për pasaporta urgjente.

21. Shtabi do të merr (ka me marrë  - do të marrë) vendim  për shprazjen  e Kosovës nga partizanët shqiptarë...

22. Ai dëshiron të jep (me dhënë –të japë) veriun për të mbetë (për me mbetë – për të mbetur) në të njëjtin post.

23. Kënga të merr (me marrë /të marri -të marr,) pediestalin e majave të trojeve shqiptare.

24. Ai bëri ngritje profesionale ti del (për me i dalë – për t’i dalë) ndihmë popullit.

25. Gjuha duhet lejuar të merr (me marrë – të marrë) frymë lirisht.

26 Turp të ju vjen (me ju ardhë – të ju vijë) nga vorret e stërgjyshve tuaj.

27. Ideologjia nuk mundet të krijon (nuk mundet me krijue – nuk mund të krijojë) -punë, aty ku kërkohet  të flet (me folë – të flasë) gryka e pushkës.

28. Ai le t’i merr (bën me i marrële t’i marrë) me vete në Bruksel 82 deputetët që votuan shkarkimin e tij!

29. Kjo parti nuk mund të flet  (nuk mundet me folë – nuk mund të flasë) për hajna, ngase vetë është e korruptuar.

30. Nuk e kanë  menduar  që  kjo pandemi mund të merr (mundet me marrë – mund të marrë) përmasa kaq shpejt.

34. Ai nuk refuzon t’i jep (me i dhënë – t’i japë) emrin.

35 M. po përgatitet  të ja jep  (me ia dhënë - t’ia japë) edhe një mandat.

36. Modestia e tepruar din të vret (di me të vra-di të të vrasë).

37. Ai duhet ta merr (me marrë – ta marrë) me qetësi largimin.

38. Kushtetuta nuk po mund e gjen (me gjetë) – të gjejë)  zbatimin e duhur.

39. Gjykata duhet të jepë (me dhënë – të japë) sqarim a ka të drejtë  ai t’ia jep (me ia dhënë – t’ia japë) të drejtën shumicës.

40. Gjykata të jep (me dhënë – të japë)  opininonin dhe të tregon  (me tregue – të tregojë) se si duhet vepruar.

41. Historia duhet të flet (me folë – të flasë) shqip që të tregon (për me tregue -që të tregojë) të gjithë të vërtetën.

42. Ai ishte i gatshëm të merr (me marrë – të marrë) postin e konsullit.

43. Çka ka bërë shteti që Vatikani ta njeh (me njoftë – ta njohë) Kosovën?

44. Ata të pafytyrë do ta lënë në rrugë, kështu do të del (ka me dalë - do të dalë) e mbramja.

44. Mos ta harrojmë kurrë memëdhenë dhe gjuhën tonë amtare vlerat e së cilës do t’i njeh (ka me i njohë – do t’i njohë) e ardhmja.

45. “Lluku” ideologjik në rastin  e Kosovës duhet të pret (duhet me pritë – duhet të presë) të profilizohet tek në dekadën e radhës.

46. Ish ministri thotë se Kosova nuk duhet të vjen (me ardhë – të vijë) në një situatë të tillë të pavolitshme.

47. Historisë duhet t’i japim krihë (me i  dhënë krahë-t’i jepen krahë )  dhe guxim që të flet (për me folë – që të flasë).

48. Shpresojmë se kushtetuesja të merr (me marrë - të marrë) vendim më shpejt.

49. Do të mjellim druj trotoareve dhe kështu qyteti merr frymë (ka me marrë frymdo të marrë frymë/ ka për të marrë frymë) shlirë.

50. Shoqëria nuk mund të merr (nuk mundet me marrë – nuk mund të marrë) rol “kasapi”.

51.  Ka porositur që le të më thirr (me më thirrë – që të më thërrasë) nëna.

52.  Edhe diaspora nuk duhet të rri (me ndejë – të rrijë) e pa interesuar.

53. Pas këtij “marshimi” do të vjen (ka me ardhë – do të vijë) historia e një “princi”.

54. Gjykata Kushtetuese nuk mund të jep (nuk mundet me dhënë – nuk mund të japë)  vendime të ndryshme për çështje të njëjtë.

55. Kushtetusja është e gatshme të  del (me dalë – të dalë)  në verdiktin final.

56. A mund t’i jep (me i dhënë – t’i japë) fund kriza e coronavirusit përdorimit të thëngjillit?

57. Reperi ka filluar të jep (me dhënë – të japë) mësime.

58. Ai kurr nuk ka mundur të del (me dalë – të dalë) nga kornizat...

59. Nuk pranoi të flet (me folë- të flasë) për masmedia.

Vërejë- sqarim: Ngatërrohet e tashmja e dëftores veta III me lidhoren e së tashmes po veta IIIsi

dhe me të arrdhmen e dëftores po veta III.  P/sh: ai të jep; ai do të jep ndaj ai të japë; ai do të japë (ai ka me dhënë).

Përveç asaj që thamë në pikën e mësipërme, këtu duhet pasur kujdes te trajta e përftuar sipas standardit, si dhe raporti i saj me paskajoren e mirëfilltë.

Edhe kjo çështje nuk duhet konsideruar vetëm si çështje individësh te ne, sepse kjo është çështje e shkollës dhe insitiutucioneve të tjera përgjegjëse. Por gjithsesi para se të mësohet e përvetësohet trajta standarde duhet të përdoret ajo që njihet nga përdoruesi e ajo është paskajoprja, apo jo?!Prandaj edhe këtë pikë do ta rimarrim në trajtim në pjesën e fundit të këtij kreu

7. Shembuj paskajoresh hibride, me pjesore të toskëzuar në raport me paskajoren e mirëfilltë dhe me trajtën standarde

1. Duhet me ia afruar (me ia ofruet’ia ofrosh) të gjitha të mirat.

2. Duhet me pasur (me pasë - të kesh) më shumë respekt.

3. Është vështirë me jetuar  (me jetue, të jetohet, të jetosh ) shqip.

4. Te na klubet  dojnë me ekzistuar (duan me ekzistue – duan të ekzistojnë).

5. Fushat kanë filluar me u prishur (me u prishë – të prishen).

6. Zor me ia mbushur  (me ia mbushët’ia mbushësh) mendjen njeriut.

7. Kjo është për me u brengosur (për me u brengosë – për t’u brengosur)

8. Për me pas drejt me luajtur (për me pasë të drejtë me luejtë - për të pasur të drejtë loje, duhet me qenë (duhet të jetë ) ekip.

9. A mundesh me folur (me folë-  a mund të flasësh)?

10. Nuk i përgjigjen këkesës me kërkuar (me kërkue – për të kërkuar apo që të kërkojnë) falje.

11. Duhet me punuar (me punue - të punohet, të punosh) më ndryshe, me ndryshuar (me ndryshue – të ndryshohet, të ndryshosh) sistemin

12. Janë detyruar me shkarkuar (me shkarkue – për ta shkarkuar, që ta shkarkonin, që ta shkarkojnë) qeverinë.

Vërejë-sqarim: Është e vërtetë se  paskajorja e toskëzuar, përdorej në kohë të Rilindjes, por

gjithnjë e më rrallë gjatë kohës së Pavraësisë, ngase paskajorja e mirëfilltë kishte përdorim themelor të sanksionuar standardisht. Mirëpo pas LDB, kur u dëbua nga standardi paskajorja e mirëfilltë (gege), ajo (paskajorja e toskëzuar me punua a me punuar) në Shqipëri, në shqipen zyrtare gjithsesi  pushoi se përdoruri  Megjithatë shqipja popullore si dhe respektuesit e ish-standardit nuk mund ta braktisnin paskajoren edhe atë të toskëzuar. Siç dihet në  Kosovë, zyrtarisht kultivohej paskajorja e gegnishes deri  në vitin 1968, atëherë kjo trajtë e toskëzuar e paskajores së mirëfilltë ndeshej e përdorur spontanisht deri edhe në gjuhën e shkruar, siç po ngjan edhe e sot, si zëvendësim i paskajores së përjashtuar nga standardi, siç dëshmojnë shembujt e mësipërm. Kështu ne duke u mbështetur në realitetin e përdorimit dhe me sugjerimin e profesorëve standartdistë, nga Tirana e Prishtina në veprën “Paskajorja çështje e shqipes standarde, 2000 (e hatuar më herët) patëm shënuar  krahas  paskajores së rëndomtë gege në konkurrencë lojale edhe paskajorjen e toskëzuar si alternativë. Mirëpo, meqë  standardolologët paskajorefobë të Tiranës me qëndrime shumë të prera e refzuan të dyja trajtat, paskajoren me +pjesore  nuk duhet qasur fare në standard as atë të toskëzuar,  prandaj pspaskajorja e toskëzuar me punua dhe me punuar mbeti jashtë standardit.

Por ka mendime që këmbëngulin se juk gabon askush, me përdorë paskajopren e mirëfilltë sa herë  ia kërkon konteskti, por as atë me punua në raste të caktuara.

8) Deformime pjesoresh nga moszotërimi i standardit në raport me paskajoren

e trajtën e standardit

1. S’mund të durojmë që armiku mos me (na) lërë (mos me na lënë - të mos na lërë) të jetojmë si njerëz.

2. Nuk po mund të epin (nuk po munden me dhënëtë japin) një prognozë të saktë.

3. Ajo nuk do të na bërë të lumtur (nuk do me na bë të lumtun - nuk do të na bëjë të lumtur).

4.  Si mundet që sabotuesin e luftës ta bërë (me bë – ta bëjë) kryetar shteti

5. Ata manipulojnë si të qenë (si me qenë - si të jenë /si të ishin) prona të tyre.

6.  Me muaj kanë humbur për me bërë (për/ me bë – për ta bërë) qeverinë.

Vërejë-sqarim: Këtu nuk lypsen shumë fjalë sqarim: duhet të respektohet trajta e shkurtë e

jesores së paskajores së mirëfilltë.

9) Shembuj ngatërrese veta III e aoristit të dëftores me trajtën e lidhores

1. Ajo tenton të zgjoi (me zgjue, të zgjojë) kurreshtjen.

2. A i tentoi të zgjoi  (me zgjue – ta zgjojë) nga gjumi.

3. K. nuk duhet ta pranoi (me pranue – ta pranojë) një ofertë të tillë.

4. Ai duhet të dëshmoi (duhet me dëshmue – duhet të dëshmojë) që është i çkapur nga kriminelët.

5. Cilat kushte duhet të plotësoi (duhet me i plotësue-duhet t’i plotësojë) një musliman?

6. Aksioni nuk guxonte të përfundoi (me përfundue - të përfundonte) pa i likuiduar 10 shqiptarë.

7. Kjo punë nuk mund të shkoi (nuk mundet me shkuenuk mund të shkojë) më kështu zvarrë,

8. Qeveria mund të dështoi (mundet me dështue – mund të dështojë).

9. Ai në momentin kritik diti të ofroi e bashkoi (me afrue e bashkue – ta afrojë e ta bashkojë) popullin.

10.Aguxon kush ta dënoi (me dënue – ta dënojë) këtë njeri.

Vrejë-sqarim: Këtu trajta e aoristit, si b.f. e  foljes me zgjue  e dëftores zgjoi  (zgjova, zgjove

zgjoi) është nga ërruara me të tashmën e lidhores veta III  të zgjojë ( Krahaso: të zgjoj, të zgjosh, të zgjojë). Te  këta shembuj kjo  lathitje përmirësohet lehtë sepse aoristi ose e kryera e trhjeshtë nuk formohet me pjesëzën të, e cila është karakteristikë e lidhores. Po përsërisim se vetëm  lidhorja në rastet e tilla karaktarizohet me  pjesëzën –të: të punoj, të punosh, të punojë, të punojmë, të punoni të punojnë, ndërsa e kryera e thjeshtë (aoristi) ka këtë zgjedhim: punova, punove punOI punuam, punuat, punuan.

10) Lajthitje nga folja me ditë në kushtore të së tashmes dhe në dëftoren

e ardhme në raport me pasjaoren dhe me trajtën e standardit

1. Nëse pranon atë kusht, le ta dinë (duhet me ditë! -le ta dijë) se ai është i vdekur politikisht.

2.. Populli shqiptar duhet ta di (duhet me dijtë – duhet ta dijë) që ata duhet ta kenë të njëjtën politikë kombëtare.

3. Duhet ta din gjithkush se ai që nuk do ta din (nuk do me ditë – nuk do ta dijë) të vërtetën e argumentuar ose është i marrë ose i prishur në shpirt.

4. Serbia duhet ta din... (duhet me ditë – duhet ta dijë) se Kosova është shtet i pavarur.

5. Modestia e tepruar din të vret (di me të vradi të të vrasë).

Vërejë-sqarim: Lajthitja ndreqet lehtë nëse repsektohet standardi Njëjësi i dëftores për të tri

vetat (unë, ti ai, ajo) di, ndërsa e atdhmja e dëftores: do ta di, do ta dish, do ta dij,. Kurse e tashmja e lidhores: të di, të dish, të dijë, kujdes mos të ngatërrohet me të ardhmen e dëftores: do ta di, as me të tashmën e dëftores: di,di, di  (tri vetat e njëjësit), ndërsa dimë, dini, dinë (tri vetat e shumësit).

11) Llajthitje me gjysmë ndihmësen mund /mundet dhe

raporti paskajore/ trajta e standardit

1,  Mbikëqyrësi mund me shenjën e paraparë të dorës, të ndal (mundet me ndalë – mund ta ndalë) komunikacionin.

2. Shenjat e komunikacionit  vendosen  në mënyrë që munden me kohë dhe lehtë ti vërejnë (munden me u vërejtëmund të vërehen) ditën dhe natën.

3. Nuk mundet që një karakter i tillë të bëhet (nuk mundet me u bë- nuk mund të bëhet) kryeministër.

5. Personi i autorizuar mund shtetasit të huaj, ti marr (mundet me ia marrë- mund t’ia marrë) përkohësisht pasaportën.

Vërejë-sqarim: Lidhur me këtë grup imponohen tri sqarime:

E para, trajta mund zakonisht përdoret para foljes në lidhore, ndërsa mundet para paskajores, si: mund të punoj-  mundem me punue, mund të punosh mundesh me punue, mund të punojë – mundet me punue

E dyta, vërtetohen lajthitjet si rastet e mësipërme që nuk janë as paskajore as lidhore që duhen përmirësuar dhe

E treta, tërhiqet vërejtje se si duket si ndërtim teksti mes ndihmësfoljes mund/mundet  dhe trajtes së foljes që  është përftuar nën ndikimin e ndonjë gjuhe të huaj si refleks i përkthimit bukual, ndërsa në shqipe rekomandohet që zakonisht fjala e ndërmjetme të shënohet veçmas, më përpara, e ndarë me presje, sepse më natyrshëm del kur gjysmëndihmësja bashkohet me foljen bazë. Pra, trajta mund zakonishtmund të qëndrojë para lidhores dhe nuk ndryshon, ndërsa mundet gjithsesi qëndron para paskajores dhe ndryshon sipas vetave, pa u ndarë pjesëza nga paskajorja me +pjesore.

S’do mend se për këto lajthitje kaq të shumta dhe kaq të rënda, për çudi, disa apo  kurrkush nga mohuesit e paskajores nuk po reagojnë. Sidoqoftë, ne po mjaftohem me këta mbi 150 shembuj, të  seleksionuar në 11 grupe, të cilët besoj se mjaftojnë sa për ta paraqitur problemin.

Së këndejmi,  për përmirësimin se lajthitjet e tilla janë shpifur për shkak të mosnjohes së rregullës së përdorimit të trajtës së lidhores ose të së ardhmes slë dëftores te ne në vend të koncepteve të paskajores . Për këto lajthitje , përm irësimin e tyre  nuk duhet lënëa nuk duhet lënë vetëm dtyrë me përgjegjësi e in dividëve duke kërkuar prej tyre ta mbyllin e ta fajsojn  paskajoren e mirëfilltë konceptet e ysaj, por këtë përgjegjësi duhet ta marrin institucionet tona arsimo-kulturore e gjuhësore, madje si masë e parë është lejimi i rikthimit të paskajiores në përdorim normal.

C) Paskajorja në standard përforcim elekzirues për shqipen e natyrshme dhe shpëtim magjik nga alergjia e lajthitjeve

Përveç vërejë-sqarimeve që dhamë në fund të secilën pikë lajthitjesh të patolerueshme, me që lajthitjet e tilla  janë karakteristike etnolektin  apo për shqipen e Kosovës, të shpifura me pahir kryesisht pas heqjes dorë normativisht nga përdorimi i paskajores pas Konsultës gjuhësore të Prishtinës 1968 dhe Kongresit të Drejtshkrimit 1972, në këtë pjesë do të argumentojmë bindshëm që rikthimi i paskajores në standard është një donmosdo që vërtet paraqet përforcim elekzirues apo përjetësi  për shqipen e natyrshme, po ajo njëherazi paraqet edhe  shpëtim magjik nga alergjia ndaj lajthitjeve të shpifura me pahir te ne, prandaj pikërisht këtë dukuri shkurtimisht fare do ta faktojmë në katër pikat vijuese:

së pari, rikujtojmë propozimin e para 20 vioteve  për zgjidhjen e qëndrueshme të këtyre lajthitjeve,

së dyti, qëndrimi paskajore/trajta e standardit  si zgjidhje të  mbi 150 shembujve të pjesës B) më lart argumenton harmoninë vepruese ndërsinonimike të dy fomave simotra brenda standardit,

së treti,  dobia për shqipen e natyrshme nga raporti ndërafrues gegnishte toskërishte nga rrezatimi harmonizues i paskajores brenda standardit të përbashkët të njëzuar  dhe

së katërti, argumentimi që të rikthyerit e paskajores në bazë dhe raporti ndërsinonimik   me tdy trajtat tandarde (paskajore/trajtat e standardit) plotësisht thahen rrënjët e  lajthitjeve dhe  gabimeve neveritëse të shpfura te ne për mungesë të paskajores në standard.

1) Rreth  disa shfaqjeve devijuese të shpifura te ne pas menjanimit

të paskajores nga stish-andardi 1968

Pa hyrë në analiza të thella dhe të përimtuara është e vërtetë se pas  Konsultës gjuhësore të Prishtinës, përkatësisht pas Kongresit të Drejtshkrimit 1972, kur u pranua me entuziazëm të veçantë te ne standardi i sajuar në Tiranë pa paskajore, atëher[për konceptete e pambuluara plotësisht të paskajores së mënjanuar u shpifen disa shfaqje devijuese, të cilat ishin dhe mbeten të patolerueshme për standardine njëzuar, por megjithatë gjetën përdorim në bashkësinë tonë kosovare. Ne në veprën  Paskajorja çështje e shqipes standarde (2000)  nën titullin  Disa shfaqje  devijuese  të shkaktuara te ne  nga mënjanimi i paskajores me + pjesore   (f. 97-100) në tetë pika kemi paraqitur këtë problem, shumica e rasteve të tilla nuk trajtohen  në këtë krye të punimit tonë që këtu në 11 pika i kemi seleksionuar shembujt sipas  domenit semantik që mbulojnë. Qëllimi ynë është të theksojmë se problemi ka mbetur i njëjtë, madje edhe më shumë është ndërlikuar e shumuar, kjo ëashtë arsyeja që po e përmendim faktin se kjo është arsyeja që propozimiynë i atëhershëm ka mbetur aktual edhe sot , Sa kemi të drejtë në këtë pohim, nga libri i sapocituar  po e paraqitim tash fill propozimin e atëhershëm të para 20 vitesh::

Le të gjykohet pra, a më mirë është t’i rikthehet statusi paskajores me “me”me prestigjin e normës letrare si sinonim i përligjur i përshkallëzuar ndaj formave të lidhores e formave të tjera, apo të legalizohen, “format e reja”, të cilat, ç’është e vërteta, nuk janë gjë tjetër, por lajthitje si  rrjedhojë e përjashtimit arbitrara të  paskaiores së mirëfillt nga përdorimi i shqipes së natyrshme pa zotëruan përgjegjësin përkatës së standardit, madje si pasojë e një përjashtimi të tillë ndodhi një veprim edhe më artbitrar :amputimi i pjesëzës me të paskajores. Kështu u krijuan konstrukte “neveritëse” shpifëse (I. Bajçinca) kundër natyrës së gjuhës shqipe, sigurisht të shkaktuara pavetëdijshëm si kompensim i keq për mungesën e paskajores së amputuar  ose i menjanuar nga sistemi i ngulitur individual ligjërimor, pjellë e keqe kjo që vjen nga mosnjohja e formës zëvendësuese barasvlerëse të koceptit të paskajores me+pjesore, siç ngjau edhe në shembujt  e fryrë  me tepri  të paskajores së dytë. (Aty f. 100).

Pra edhe për shembujt e shënuar më lart përsërisim po atë kërkesë, që në të vërtetë ne e zbatuam  konkretisht siç edhe e shënuam si zgjidhje të parë paskajoren për të gjitha shembujt pikat e pastaj e shënuam trajtën e standardit në fun ksion sinonimik me paskajoren. Mirëpo për me qenë kjo çështje edhe më e qartë dhe më të avacuar do të bëjmë fjalë dhe në nëntitujt në vazhjdim.

2) Bashkëpunimi  paskajore/trajta e standardit si  zgjidhje e mbi 150 shembujve lajthitëse të tjerëargument bashkëjetese ndërsinonimke  të dy  formave brenda  standardit

Meqë  në fund të çdo 11 grupimeve lajthitëse  në verejë-sqarimet përveç sqarimeve përkatëse kemi dhënë edhe ndonjë porosi të veçantë se çfarë duhet bërë që të shërohen këto anomali kaq  të mëdha, kuptohet mjetw të zgjidhjes shënuam të dyja format: paskajoren që lajthitësist e kishin në strukturë si trajtë të ngulitur, opor për hir të stsndsrdit të stë duhet ts  zhduknin, ngase nuk ishte trajtë standardi. Kjo është arsyeja që ne i shënuam të dyja trajtat si zgjidhje, Prandaj do të na lejohet që për të dyja format në standard, të kërkojmë ndihmë e angazhim,  duke u nisur nga prindërit, familja , edukatoret në çerdhe fëmijsh, nga  mësuesit e të gjitha lëndëve në fillore e sidomos nga mësuesi e gjuhës shqipe në shkollë fillore e të  të mesme, natyrisht obligim shtesë në fakultete të të gjitha profileve, përkatësisht  nga secili individ e grupet shoqërore që të kenë kujdes për mësimin e gjuhës të natyrshme shqipe, assesi jo gjysmake pa paskajore. Kuptohet pa neglizhuat trajtat e lidhores, dëftores e kushtores e të tjera që kanë sinonimi kuptimore me konceptet e paskajores. Është e vërtetë se, siç e pati theksuar prof.  Zijadin Munishi se :

Folja si kategori e ndryshueshme e ligjëratës mbështetur në dy dialektet historike.... me këmbimet e shumta tingullore që janë zhvilluar në gjuhën shqipe gjatë historisë si dhe për shkak të dallimeve të shumta dialektore, paraqet vështirësi të mëdha në përdorimin normativ në ligjërim në gjuhën e sotme të shqipes standarde, por me rifutjen e paskajores krijohen edhe mundësi të reja, por edhe lehtësi shprehëse  të shqipes globale.

Gjithsesi  paskajorja në standard futet për harmonizim në rastekonkrete si sinonim i thjeshtë, por edhe për aftësinë  kontekstore që ka për përshkallëzim kuptimi.

3) Rikthimi paskajores në standard dhe raporti

gegnishte/ standardi me  paskajore

Për të kuptuar më lehtë këtë raport koinezues, si shtysë mirëkuptimi të pikave të  mësipërme 4) dhe 5)  si dhe 9 e 10 po trajtojmë një shembull nga ish standardi mbi bazë gegnishte, konkretisht shkëputëm një frazë nga shkrimtari e publicisti i dëgjuar Ernest Koliqit, të cilën si shembull tipik po e zbërthejmë në pesë variante:

1) Origjinali nga Ernest Koliqi është: ish gegnishtja letrare

Në  lexim të librit shqip gjaku yt ka me gufue plot hare se në të ka me gjetë  frymën e atdheut të  adhuruem.

2) Versioni patololajthitës siç po ndeshet te ne pas vitit 1968

Në lexim të librit shqip gjaku yt do të gufon plot hare  se në të do të gjen frymën e atdheut të adhuruar.

3) Versioni në shqipen e sotme standarde:

Në lexim të librit shqip gjaku yt do të gufojë plot hare se në të do të gjejë (do gjejë!) frymën e atdheut të adhuruar.

4) Versionin i barasvlerës me mjetet e standardit sot për t’i dhënë fjalisë konceptin e përshkallëzuar siç nënkuptohet me paskajore si barasvlerës i plotë ose më i përafërt të me versionin e natyrshëm me paskajoren e mirëfilltë:

Në lexim të librit shqip gjaku yt patjetër do të gufojë plot hare  se në të gjthsesi do të gjejë  ose ka për ta gjetur (ka për ta gjetë!) frymën e atdheut të adhuruar.

5) Versioni në shqipen e natyrshme në standardin e sotëm plus me paskajoren e mirëfilltë të legjitimuar:

Në lexim të librit shqip gjaku yt ka me gufue plot hare se në të ka me gjetë frymën e atdheut të adhuruar.

Ndër pesë versionet vetëm versioni i dytë kosovolajthës nuk është i tolerueshëm.

Pra, kërkohet që patololajthitësve gegnishtfolës adhurues fanatikë të standardit së paku t’u thuhet që ne po e përsërisim disa herë: Deri sa ta përvetësojnë versionin e dëshiruar të letrarishtes nuk bëjnë shkelje norme me përdorë paskajoren e fondit të pasurisë së vet, e cila aq më tepër në studim- konstatimet më të reja, është në avantazh ndaj barasvlerësit të normëzuar tosknisht e gegnisht, qoftë në trajtën e lidhores  (njëjësi veta II e III) apo të paskajores së dytë apo të ndonjë trajte tjetër, sepse paskajorja  është e kualifikuar për të shprehur pëveç pjesës sinonimike edhe edhe përshkallëzimim me përforcim kuptimor, apo jo?! Krahaso për këtë qëllim  versionin e parë me të fundit të frazës së mësipërme:

1) Në  lexim të librit shqip gjaku yt ka me gufue plot hare se në të ka me gjetë  frymën e atdheut të  adhuruem.

5) Në lexim të librit shqip gjaku yt ka me gufue plot hare se në të ka me gjetë frymën e atdheut të adhuruar.

Pra, kur paskajorja është në standard në këtë frazë gegnisht /standara apo tosknisht i vetmi ndryshim është mbiemri  i adhuruam ndaj i ardhuruar.  Edhe pse në raste a kontekste të tjera mund të ketë më shumë, por të gjitha nuk janë aq serioze se ishte munmgesa e paskajores,   Gjithsesi kjo ndërlidhje koenizuese  me paskajoren në standard  është ai elekzir tepëtr me peshë   që bashkon përjetësisht gjuhën e natyrshme shqipe dhe standardin e saj apo jo?!

Po si të kuptohet kjo edhe më mirë kjo ndërlidhje, nga e cila  del shërimi nga alergjia e  të gjitha lajthitjeje të shkaktuara për mungesë të paskajores  do të mësojmë tash fill.

4) Kthimi në bazë dhe çrrënjosja e lajthitjeves si zgjidhje e natyrshme nga nga të dyja format:  paskajorja e trajta e standardit

Për të kuptuar më mirë titullin më sipër kthimi në bazë dhe çrrënjosja e  lajthitjeve që vjen nga raporti ndërsinonimik dinonuim paskajor/trajtë e standardit, e  shohim të arsyeshme që nga pjesa B)  të sjellim në mendje korpusin elajthitjeve prej mbi 150 shembujs dhe pikërisht  nga pika 5 prej mbi 50 rastesh rë sjellim në trajtin një fjali, nga pika 6  prek mbi  60  shembujsh dy fjali dhe nga  një fjali nga pika 10 prej 5 shenbujsh, të cilat si trajta përfaqësuese të grupeve  po i shtrojmë në analizë, duke theksuar trajtat lajthëse dhe zgjidhjet:

1, Nëse një person nuk di e do të mëson (do me mësue – do të mësojë) je i detyruar ta mëson (me e mësue- ta mësosh).

2. Gjuha vdes kur s’ka kush të flet (me folë- ta flasë).

3. Kush mbyll shkollat shqipe rrënja e tij do t’i del  (ka me i dalë –do t’i dalë) fare.

4. Gjithkush duhet ta din (duhet me ditë –duhet ta dijë) se ai që nuk do ta din  (nuk do me ditë – nuk do ta dijë) të vërtetën është i prishutr në shpirt.

Nga këto fjali  po dallojmë  lajthitjen dhe zgjidhjet  sipas tipit të foljes:

a)        Nga foljet më  -O, fjalia e parë mësoj,  me mësue, lajthitja  do të mëson, zgjidhja me paskajore: do me mësue , me trajtën e së ardhmes së dëftorës: do të mësojë.

b)        Nga foljet konsonantike, foljen  e fjalisë së dytë: flas, me folë, lajthitja të flet, zgjidhja me paskajoren: me folë, me trajtën e njëjësit të  së tashmes së lidhore veta III: të flasë; foljen e fjalisë së tretë dal, me dalë, lajthitja do t’i del, zgjidhja me paskajore ka me i dalë , më të ardhmen e dëftores  do t’i dalë.

c)         Nga foljet vokalike, foljen  di, me ditë, lajthitja duhet ta din, zgjidhja me paskajore: duhet me ditë , me lidhore duhet ta dijë; lajthitja nuk do ta din, zgjidhja me paskajore: nuk do me ditë, me  të ardhmen e dëftores: nuk do ta dijë.

Për të parë edhe më qartë vatrën e ngatërresës pa paraqitim këtë skemë:

Skema e  e vatrës së ngatërresës së lajthitjes dhe zgjidhja sinonimike:

trajtë e standardit/ paskajore

Krahaso tri vetat e njëjësit:      veta I,                   veta II        veta IIIl           / lajthitja

1)         Folja mësoj me mësue

e tashmja e dëftores

mësoj

mëson,

mëson

e  ardhshmja e dëftores

do të mësoj

do të mësosh

do të mësojë

do të mëson,

(do të +mëson!)

paskajorja

kam me mësue

ke me mësue

ka me mësue

e tashmja e lidhores

të mësoj

të mësosh

të mësojë

të mëson (të+mëson!)

paskajorja

me mësue

me mësue

me mësue

2) Foljet flas me folëdal me dalë dhe di me ditë:

e tashmja e dëftores

flas, dal, di,

flet, del, di

flet, del,di

e ardhmja e dëftores

do të flasm do të dal,do të  di

do të flasësh do të dalësh, do të  dish

do të flasë , do të dalë, do të dijë

do të +flet, do të+ del, do të+din

Paskajorja

kam me folë, kam me dalë, kam me ditë

ke me folë  ke me dalë, ke, me ditë

ka me folë/ ka me dalë, ka me  ditë

e tashmja e lidhores

të flas, të dal, të di

të flasësh të dalësh, të dish

të flasë,të dalë,  të dijë

të+ flet,  të+ del,  të +din

Paskajorja

me folë, me dalë, me ditë

me folë, me dalë me ditë

me folë, me dalë me ditë

Siç mund të shihet  në  të gjitha rastet është ngatërruar veta e tretë ose ajo e dyta e njëjësit të së tashmes së dëftoresem veten e tretë ose të dytë të së tashmes së dëftores , të cilës i është vënë pjesëza do të e së ardhmes së dëftores ose e së tashme së lidhores.               .

Si vërejë të parë, po theksoj se paskajorja   me vetën e parë veten e parë të dëftores nuk kontakt apo funksion konkret zëvendësimim ajo në të vërtetë me njësin e së tashmes së dëftores ka kontakt në funksion të përfaqësimit. Paskajorja në të vërtetë, siç e kemi tratuar më parë ka raporte sinonimike me  dy vetat e tjera  të njëjësit të së së ardhmes së dëftores dhe po me dy vetat  e njëjësit e së tashmen e lidhores, të cilat prihen me pjesëzat, përkatësisht do të ose të, ndërkaq t, siç po shihet te trajtat lajthitëse këto pjesëza ia janë shpifur  arbitrarisht vetës së tretë ose të dytë të së  tashmës së dëftores, andaj edhe ëashtë shkaktuar lajthitja e patolerushme.

Sidoqoftë, ne kemi bindjen se pa përjashtuar rimësimin si metosdë për përmërësimi e lajthitjeve të tilla, me gjithsesi medikamenti më i mirë dhe i sukseshëm është këshillimi  apo rekomandimi i rikthimit në përdorim normal  të paskajore së mirëfilltë, të cilën lajthitësit patolonaivë e kanë të ngulitur në sistemin e tyre ligjërimor si trajtën më të pagabueshme.

Gjithsesi përdorimi i lirë i paskajores nuk i lejon me bë gabime të tilla aq të rënda të pafalshme ndaj standardit. Pra përdorimi i paskajores është zgjidhja dhe ilaçi më e mirë dhe më e lehtë që i ndihmon lajthitësit të normalizohen dhe njëherazi, duke respektuar këtë bazë do ta kenë më lehtë me mësue dhe me respektue standardin, duke e përvetësuar trajtën e normëzuar.

Duhet ta kemi të qartëm se zgjidhja nuk bëhet me ndrydhjen e paskajores në vetvete, po me pëdorimin e saj derisa të zotërohet standardi nga lajthitësit, madje varësisht nga konteksti mund ta përzgjedhin trajtën e duhur sinonimike, natyrisht autoriteti deritashë i standardit ska pse mos të respektohet.

Në të vërtetë, të dyja trajtat e shënuara edhe paskajoren edhe lidhoren ne i kishim  brenda standardit deri në vitin 1968, bile në drejtshkrimim i gegenishtes veta e dytë, por edhe e trata  të lidhores për foljet konsonantike si bf. në  vend të japësh, të japë, të marrësh,  të marrë, të dalësh, të dalë toskërisht, rekomandohej n[ç[rdorim gegbisht: të japish, të japi, të marrish, të marri, të dalish, të dali  etj. Prandaj, tashembasashti prania i të dyja trajtave  paskajore e lidhore në standard  është  zgjidhje e domosdoshme për standardin e shqipes së natyrshme, ngase rikthimi i paskajores  shërben jo vetëm sinonimisht në të shprehur, por edhe shton aftësinë e përshkallëzimit kuptimor në krahasim me trajtën  përkatëse të së rardhmes së dëftores ose të së tashmes së lidhores, apo jo?

Ne këtu nuk i trajtuam lajthitjet me amputimin e pjesëzave, sidomos të me-së së paskajores nga e cilëa janë shkaktuare pa shkaktohen gabime edhe më të rënda ndaj standardit të shqipes, por vetëm po konstatojmë serikthimi i paskajore4s në standard zgjidh edhe atë anomali e shumë tjera. Për mos me pasë keqkuptim po i mëshojmë të vërtetës se ne nuk jemi kundër rekomandimit që edhe gegerishtfolësit, sikurse toskërishtfolësin ta përdorin lidhoren ose në raste edhe paskajoren e dytë,  por përsërisim pyetjen medituese drejtuar standardologëve të Tiranës, me gojë më 1992, dhe me shkrim më 1997, të cekur pakëz më parë se  fundi i fundit, vetëm për hir të ndihmës që duhet dhënë këtyre lajthitësve, respektues  fanatikë të standardit ekzistues, stadardologët e Tiranës duhet t’ia kthejnë prestigjit normues paskajores, sepse shumica e këtyre gabuesve janë me shkollim të lartë, madje pothuajse  më shumë se gjysma janë albanologë, njerëz të pendës, gazetarë, pushtetarë, kolumnistë,opinionistë analitikanë etj, të cilët duke u treguar si të devoçëm ndaj standardit pa paskajore, spontanisht po lajthisin kaq rëndë. Duhet pasur edhe ana psikologjike emocionuese, lajthitësit, për hir të standardit të përbashkët të rekomanduar nga , Qendra hoqën dorë nga paskajorja e tyre, andaj Qendra edhe për interes së vetë gjuhës shqipe, sforcimit kombëtar e gjuhësor duhet t’i ndihmojë me pohimin e të drejtës universake që në asnjë mënyrë ta konsiderojnjë paskajoren të ndaluar, por është mirë që të parapëlqejnë trajtën e rekomanduar sinonimike nga standardi, apo jo?!

Së këndejmi, vërtet s’kemi arsye kurrfare që mos ta shohim përmenjëhershmërisht paskajoren brenda gjuhës së natyrshme shqipe dhe standardit të saj. Siç e kemi përmendur në krerët e mëparshëm ky rikthim është shumë i lehtë, nëse mirëkuptohen deklarimet e studiuesve tanë e të huaj të dallur, prandaj na mbetet të verifikojmë qëndrueshmërinë e arsyeve që përsëriten tash e 3o-50 vjet pse paskajoren e përjashtuar gege assesi nuk e qaska standardi i sotëm, cilat janë ato vravashka tritolshkatërruese.

Përmbyllje

Shtjellmi i lëndës në këtë krye u bë në tri pjesë. Në pjesën e parë me titull “Diçka nga përjetimet tona si mësues i shqipes  me e pa paskajore në standard”, e fillova me përkujtimet e mia si mësues, dashamirës i gjuhës shqipe para Konsultë sgjuhësore të Prishtinës 1968  kur paskajorja ishte në përdorim normal te ne, ndërsa pas asaj Kondulte dhe Kongresit të Drejtshkrimit 1972, heqja i paskajores së mirëfilltë nga standardi  respektohej edhe prej nesh me rreptësi marramendëse, por ndërkohë u pa se një veprim i tillë, mungesa e paskajores, gjithnjë e më shumë rëndonte nga pesha e të së mbrapshtes për gjuhën shqipe. Megjithatë, edhe pse kjo heqje na krijonte vështirësi, për hir të letrarishtes së përbashkët e respektonim, Mirëpo pas  studiuam gjithanshëm të tri shtyllat kryesore të standardit të quajtur gjuhë letrare e njësuar kombëtare, me të cilat për shqipen sollën vërtet risime e ngritje cilësie, por edhe lehtësi komunikimi mes shqiptarësh  në relacionin Shqipëri–Kosovë e më gjerë, edhe pse edhe jo aq  sa trumbetohej, ngase që të tria këto shtylla nuk ishin  pa  plot të meta e zbraztësi, Për trisimet dhe të metet këtyre tri shtyllava ndërkohë jam shprehur publikisht. Tani e do puna të përmend një fakt se  atij standardi  në  rrafshit sinkronik i mungonte si edhe ende i mungon shtylla kurrizore e sistemit foljor të shqipes e ajo ishte paskajorja e mirëfilltë. Madje siç jemi shprehur më përpara në punimet kushtuar kësaj teme si edhe në këtë punim këmbëngulim në rikthimin e saj në standard, sepse, vërtet  mungesa e saj në sttandard te ne ka krijuar defekte të veçanta, të patolerueshme.

Në pjesën e dytë nën titullin “Shembuj knkretë lajthjesh të patolerueshme në masmediat tona” i tratuam mbi 150 shembuj,  të cilët brenda 2-3 muajve i volëm nga masmediat e Prishtinë,   që janë vetëm vetëm disa nga defektet e kësaj natyre të shkaktuara kryesisht ose plotësisht pas heqjes së paskajores së mirëfilltë nga standardi më 1968. Këto defekte të vlerësuara su lajthitje të patolerueshme i sistemuam në 11 pika dhe për secilin shembull (fjali) për trajtën e si  zgjidhje shënuan  të dy variante te sinonimike: 1) paskajoren e mirëfilltë dhe 2)  trajtën e standardit (të shkuaren e  dëftores ose të tashmen e lidhores), të cilat u dalluan  me bolldim (shkronja të zeza). Në fund të çdo pike është dhënë një vërejë-sqarimi, ku kuptohet sugjerimi se zgjidhja qëndron në të dyja këto forma sinonimike.

Në pjesën e tretë  të titulluar “Paskajorja në standard përforcim elekzirues për shqipen e natyrshme dhe shpëtim magjik nga  alergjia e  lajthitjeve” e shtjelluam në katër nëntituj:

së pari rikujtohet propozimi i para 20 viteve që shërimi më i, mirë i të gjitha këtyre lajthitjeve është rikthimi i paskajores në standard,

së dyti, konstatuam se shërimi dhe zgjidhja i të gjitha këtyre lajthitjve qëndron tek të dyja format sinonimike: paskajoja e mirëfilltë dhe trajtat e standardit të sotëm.

së treti, nga krahasimi i një shembull fraze marrë nga ish gegnishtja letrare me paskajore të  zbëthyer në 5 variante u argumentua se paskajorja edhe pse e ardhur nga shtrati i gegnishtes nuk prish punë aspak, por forcon bashkëpunimin Gegni -Toskëri dhe njëherazi në plan më të gjerë i  forcon vlerën shqipes së natyrshme globale dhe standardin unik të saj  dhe

së katërti, nga analiza argumentohet forcërisht se trajtimi i problemit, duke u kthye në vatrën e lajthtjes në bazë vetvetiu kuptohet defekti dhe njëherazi bëhet çrrënjosja e motivit  të  shpifjes së lajthitjeve, nga zgjidhja është aq e qartë nga të daja dyja format: të paskajores së mirëfilltë dhe të trajtave të standardit: të së ardhmës së doftores dhe  e së tashmes së  lidhores,as që trajtat lajthitje  zhduken rrënjësisht.

Pra me këtë ndërmarrje shërohen jo vetm këto mbi 150 raste, por edhe të tjera dhe nuk do të ketë më  asnjë çast sshpifjeje të rasteve të tilla  lajthitjesh të patolerushme  te ne, nga intelektualë gazetarë, politikanë, albanologë e deri akademikë, të lindur gegë, të cilët paskajoren e kanë të ngulitur nga lindja në sistemin e tyre ligjërimor, por lajthitën me pahir nga ndikimi i standardit pa paskajore.