E merkure, 21.04.2021, 06:07 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Nata e Buzmit apo Diellndalimi

E hene, 21.12.2020, 06:51 PM


Nata e Buzmit apo  Diellndalimi (solstika)

Shkruan Fahri Xharra

– Po vjen buzmi bujar me dushk e me bar, me gjâ e me mall e me gjith të mirat e Zotit!

– Mirë se u bjen Zoti ! Pastu prù ora me nafakë !

–pergjegjë i zoti i shtepís mbrendë “ Hë në fund vdiç Zoti dhe u varros në Dodonë nën dushkun më të madh dhe varri i tij u bë vend pelegrinazhi i tërë botë. Rreth dushkut dhe varrit të Zotit u ndërtua Orakulli, të cilin e ruanin Donetinët (fis mollos) (Dhimitri Pilika)

-Pellazgët- origjina e jonë e mohuar ) Gjatë gërmimeve në Dodonë më 1875-1877 dolën në dritë : një fletë dushku e shkëputur, një degëz e tërë lisi ( me 17 fletë) dhe një lendë dushku , të gjitha riprodhime artistike prej metali , si dhurata Zotit pellazg .

Pra nata e Buzmit si tek katolikët ashtu edhe tek ortodokset është një festë e vjetër pellazge,ku sipas Frrok Kristajt : Te festat e ciklit dimëror përfshihen Kolendrat dhe Buzmi, të cilat bahen me rituale, që janë të një prejardhjeje të lashtë; kryesisht lidhen me fuqinë e diellit, përkatësisht shënojnë solisticin dimëror të diellit, që mposht errësirën dhe bën të ngadhënjejë drita “

Duhet ta dijmë! Solstiku apo solstici (lat solstitium) njohur ndryshe si Diellndalimi, është çasti kohor i vitit në të cilin boshti tokësor arrin pjerrësinë më të madhe dhe më të vogël ndaj diellit. Solstiku/ Diellndalimi, ndodh dy herë në vit, 21 qershor, që quhet diellndalimi veror (solstici i verës), dhe më 21 dhjetor, i cili quhet diellndalimi dimëror (solstici i dimrit). Diellndalimi veror ndodh më 21 qershor, në gjysmëlëmshin verior dhe gjysmëlëmshin jugor të tokës. Diellndalimi i verës është dita më e gjatë e vitit, dhe për pasojë nata më e shkurtër. Në çastin e diellndalimit, Dielli arrin pjerrësinë më të madhe të lëvizjes së tij në krahasim me eklipsin (errësimin), dhe është në zenit të tropikut të Gaforres. Diellndalimi veror përfaqson fillimin e verës dhe ka qenë në histori shkak festimesh. Diellndalimi dimëror ndodh në gjysmëlëmshin jugor, më 21 dhjetor, apo 22 (21 apo 22 qershor) në gjysmëlëmshin verior të Tokës.

Data e diellndalimit dimëror shënon edhe ditën më të shkurtër dhe natën më të gjatë të vitit. Dielli mbërrin pjerrësinë më të vogël dhe ndodhet në zenit në tropikun e Bricjapit. Edhe diellndalimi i dimrit ka qenë me qindra vjet me radhë shenjë festimesh të ndryshme dimërore, p.sh. Saturnalia në Romën e lashtë, Kvanza për disa popuj afrikanë, si edhe Krishtlindja ndër të krishterët. Diellndalimi sëbashku me baraznatën lidhen me përcaktimin e stinëve të vitit. ( via Brunilda Ternova )

Buzmi është një festë e vjetër pagane, që me kalimin e shekujve ka ardhur duke u zbehur, madje në disa popuj të tjerë indoevropianë është harruar. Mbeturina të riteve që përbënin ceremonialin e kësaj feste, në trevën e Pukës psh . kanë arritur deri në shekullin tonë. Si shumica e festave, edhe ajo e buzmit lidhej ngushtë me dëshirën për prodhim të mbarë e të bollshëm.

Të gjitha ritet e kësaj feste pagane kanë pasur karakter të theksuar bujqësor e blegtoral, çka tregon edhe për drejtimet kryesore ekonomike të popullit tonë në të kaluarën. Ato janë karakteristike për atë shkallë të zhvillimit të shoqërisë, kur natyra dhe dukuritë e saj kishin pushtet të fortë mbi të gjitha veprimtaritë e njeriut. Si të tilla, ato kanë rëndësi për studimin e psikologjisë dhe botëkuptimit të kësaj shoqërie.

Mbeturinat e kësaj feste tani nuk praktikohen më tek ne, por ruhen në treva të tjera, të banuara nga shqiptarë. (M. Tirta. «Kulte të bujqësisë e të blegtorisë», «Etnografia shqiptare») Etnografi Mark Tirta në lidhje me buzmin thekson: «Fjala “buzm”, në kuptimin e këtij druri ritual ose edhe jashtë këtij kuptimi, E. Çabej e shpjegon si një fjalë autoktone të shqipes të trashëguar nga rrënja e një fjale të lashtë indoevropiane» Nata e buzmit pritej me gëzim të madh dhe me një parapërgatitje të veçantë. Kjo festë popullore ishte më e rëndësishmja dhe kishte një ceremonial të caktuar, të ngurtësuar në shekuj. Festave qe iu është dhën karakter fetar e që u përmendën më lartë janë pra me prejardhje pellazge , dhe çdo përvehtësim tjetër është vetëm se një maipulim jo i drejtë i të vërtetës sonë , shqiptare.

Dhimitri Pilika ne librin e tij për pellazget shkruan se etruskët sipas një studjusi francez e quanin dushkun pikërisht si sot në shqip.,si dhe që anë e kënd Etrurisë pellazge hasen gjurmë të shpeshta të këtij simbili ballësor pellazg. Se Dushku dhe Buzmi lindën nga ne janë dëshmitare edhe vendet tona që me toponomastikën pellazge lidhen me dushkun. Dendësia e këtij emblemi të qenësishëm pellazg e cila përdorët kudo në trevat shqiptare edhe sot e kësaj dite dëshmon shkoqur për një lidhje organike të pa shoqe midis Dodonës dhe të sotmes shqiptare.

Ja provat : DUSHK ( fshtrat në Gramsh, Lushnje , Shijak. Lezhë, Peqin) . Bregu i dushkut ,( zonë malore Lushnje):; Liqeni i Dushakut ( Gramsh) ;Kodra e Dushkut në Krujë e Lushnje ; Qafa e dushkut në Vlorë Dushkajë fshat në Lezhe, Gjakovë; Dushkan (Elbasan); Dushkarak (Vlorë) , Dushkia ( fshat arbëresh , Atikë)  Deshtëm apo jo provat historike jane ne duar tona.

Perendimi  i Diellit, përcillet nga mijëra qytetar te Anglisë në guret e varur (  Stonehenge ) që sipas studimeve të fundit janë ndërtuara nga njerëzit e Mesdheut ( Pellazgët )

Një vend tjetër në Anli, përsëri  nëpër Stonehenge , perëndimi i ditës më të shkurtë të vitit

Në regjionin Kumanovë-Kratovë janë gjetur mbi 10 tempuj , që i takojnë kulturës Kokino, duke shkuar prapa 60 shekuj. Janë gjetur vizatime mbi shkëmbinj e posaçërisht vizatimet e  shqiponjave. . Janë gjetë gjithashtu edhe figurina të njeriut dhe kafshëve. Kokino kultura është një kulturë shumë e vjetër në tokat ilire.

Observatori Megalitik i Kokinos  Kumanovë është në veri-lindje të MV afër kufirit me Serbinë ; afër fshatit Kokino në vijë – kufitare me fshatin Arbanasko. Në të tërë rajonin janë regjistruar vendet arkeologjike që datojnë nga koha e Neolitit duke mbajtur në vete vendbanime të rëndësishme , vende të shenjta  dhe ngjarje deri  në 6000 vjet të vjetra.

Vendi ku është vrojtuar  pozita verore e diellit është e ruajtur mirë, vendi i vjeshtës dhe pranverës ka dëmtime të vogla  ,kurse aty ku është vërejtur pozita më e lartë në qiell gjatë dimrit ka dëmtime të mëdha.

Të gjitha këto dëmtime janë të mundura nga tërmetet që kanë dridhur tokën gjatë historisë. Edhe pozita qendrore e Observatorit është e ruajtur  dhe e shënuar mirë

Observatori ilir-pellazgjik ne Kokino të Kumanovës i vjetër mbi 6 mijë vjet
Fahri Xharra, 21.12.20
Gjakovë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora