Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Latifi: Aleanca anti-perëndimore!

| E diele, 20.12.2020, 06:58 PM |


Blerim Latifi:

Shumë vite më parë filozofi francez Pascal Bruckner paralajmëronte: Një aleancë e re ideologjike po lindë në botë, Islamo-majtizmi, aleanca e ateistëve të majtë me ekstremistët islamikë. Kjo aleancë është bashkim i urrejtjes që majtistët kanë për kapitalizmin perëndimor me urrejtjen që ekstremistët islamikë e kanë për vlerat kulturore të Perëndimit. Tani edhe në Kosovë kjo aleancë po shtrihet. Veç ky flamur duhet të hiqet nga kjo aleancë, se nuk e ka vendin aty. Ky flamur i takon veç kombit shqiptar dhe ëndrrës së tij perëndimore.

__________

Një memorial i braktisur i viktimave të luftës së fundit në Kosovë: pllaka të thyera, mbeturina të hedhura rreth e rrotull, rruga që shpie deri tek memoriali e mbuluar nga ferrat.Dikush qëllimisht ka prishur fotografinë e njërës prej viktimave që është vendosur në memorial.Ja kultura jonë e kujtesës! Pastaj ankohemi se të tjerët i kanë harruar krimet e Serbisë mbi popullin tonë, ndërsa mbyllim sytë para faktit se vetë ne jemi harrestarët më të mëdhenj të dhimbjeve e vuajtjeve tona historike.