Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Atdhe Geci

| E diele, 20.12.2020, 09:38 AM |


POEZI AKSION

Në lavdinë e luftës për liri dhe pavarësi

të gjithë e ëndërronim më të bukurën

për askë s´kish nevojë të pikonte çatia,

pas luftës pse t´u falnim tokë fqinjëve

Tre Drina rrjedhin tokës së Shqipërisë

të tre Drinat bartin flamuj të ndryshëm

tre Drina flasin me pasaportë mes vete

tre Drinat i thërrasin ndërgjegjjes sonë!

Atdhe, jeta na iku ty duke të dëshiruar

gjysmën e atdheut e kemi tek fqinjët

e kam për nder që unë të jem ushtari yt

e kam për nder të jem dhe një atdhetar

Shqipëri Ilire, fol si në kohët epike të

kryeherit, si në kohët e Gjergj Kastriotit

Shqipëria s´guxon të jetë e mundur

kombi ynë nuk mjaftohet pa Çamërinë...

Atdhe, jemi peng i qeverisjes së keqe

Jemi peng i paaftësisë së ndryshimit

gjysmën e atdheut e kemi tek fqinjët

tre Drina flasin me pasaportë mes veti!...

Atdhe Geci - Dortmund, Dhjetot, 2020

P   L   A   T   O   N   I  - Poezi nga libri në dorëshkrim, "Monumenti i  Fjalës".

Roganë, dashuria ime e shenjtë

flutur  e  luleve  nëpër  livadhe

je  qiellorja   e  paanë  e  poetit

liria më e pashkelur e ëndrrave.

Ky  libër  mund    jetë  Dante

Leonardo,  Bethoven ,  Mozart

Ky libër  ka  poema    mëdha

për Thotin, Pirron, e  Dardanin...

Atdhe, të  kam  dritë-gjaku 

çdo varg, guxim  ajri në frymë

të kam libër  me  shumë beteja

  kam  zemër    çdo  këngë!

Udhës së pafund  nëpër shekuj

do të jemi midis  ndeshjeve 

mëdha, artin e udhëheq poezia,

planetit tokë, ne jemi të lashtët.

Tëra dhimbjet  i  kam    libër

vuajtjet ku shpirti  jep e s ?merr,

në fole aty ku zë kokërr poezia

udhës për Çamëri janë dardanët.

Atdhe Geci - Dortmund, 2020

KËNDVËSHTRIM

Hera-herës  hyjë  ëndrrës  sime, larg

pasqyrës    ajo    më sheh, shpirt,

nga ndjenjë dashurie më vjen poezia

me lot dhimbjesh, e  me lot prehjesh.

Tëra  poezitë  tek  unë  kanë mendje,

kanë  frymë,  vetëdije  e  nënvetëdije

janë shpërthime muzash me  duar të

buta të fjalëve dhe shkronjave! Fjala

në art, është  e  pamatshme  së thelli…

Roganë, unë kam  nevojë  për ty, për

ajrin dhe zambakët   e  kopshtit tënd

për 3 zemrat tua natyrore, kam mall

  edhe  njëherë    ngjitëm  Brijës,

dhe të dremitem  kopshtit  me mollë.

Tërë zogjve të Roganës  ua  di foletë,

ua di dhomat e  tyre  nëpër  degë, ua

di foletë zogjve të dashurar e t´fejuar

nëpër pemë  zogjtë  i  bëjnë  dasmat!

Hera-herë fluturoj me ëndrrat e mia

hapësirave  kah  fluturon  shqiponja

s´më intereson  kush  është zotëri as

hajdut, librat ende  kanë  lot  faqeve;

vendlindja  ime  këtë  zemër më dha

në Roganë asgjë s´duhet të harrohet!...

Atdhe Geci - Dortmund, 2020

POEZI PROMEMORIALE

DIELLI ËSHTË DITA MË E BUKUR

Antikë, epoka jonë është  jo si e duami

edhe sot bëhet luftë, tradhëti, pushtime

epika dhe lirika rrjedhin si    lashtësi

qiej midis kohërash lejojnë të jemi afër

Antikë, je gjenialiteti i pellazgo-ilirëve

në zemër kam lot të përlotur prej poeti,

për epokën më të qytetëruar  të kombit

Pyes e u pyes; si ndodhi të vetëhiqemi,

nga alfabeti pellazg  dhe nga origjina e

jonë e të lashtëve, nga  përënditë  tona,

dhimbja e as heshtja  s´kanë përgjidgje

  bukurat  ditë    antikës, më  falni!

Pranimi i origjinës sonë po ecë ngadal

Atdhe, fol i shtrenjti im, pse  i  tërë  ky

komb me tërë këtë shkollë  dhe  dije të

mos jetë i aftë të merrë vet një vendim

Fol  e  ëmbla  tokë  pellazgo-shqiptare

pse ndodhë    heshtet tërë një kujtesë

jemi nga lëndë e veçantë  e gjuhës dhe

shkrimit, jemi lëndë e  bërë nga  zotat.

Gjenialiteti pellazgo shqiptar  i antikës

qëndron në gjithçka më lart se nipërit-

stërnipërit e tyre edhe pas mijavjetësh!...

Atdhe Geci - Dortmund, Dhjetor, 2020

FLAMURIT SHQIPTAR

I nderuar flamur kombëtar

i nderuari  i gjithë atdheut

lavdi  shenjti  i Dardanisë

lavdi  shenjti  i Shqipërisë

I nderuar flamur i atdheut

i nderuari  i gjithë kombit

t´i je shpipja e shqiptarisë

ji më trimi i të gjithë neve

I nderuar  flamur  shqiptar

i  nderuar  i  tëra luftërave

lavdiplotë në Çamëri, dhe

flamur shenjtë në Dardani

I nderuar flamur kombëtar

i  nderuar i  gjithë atdheut

ty të kemi më fisnikun, për

bashkimin  e  shqiptarëve!...

Atdhe Geci - Dortmund, 2020

HIMN I ROGANËS

Roganë, gjelbëro mbi tokën dardane

gjelbëro dhe  mos  u  mplaksh kurrë

gjelbëro gjuhës të flamurit  kuq e zi

zotëro natyrën që e ke, se  vepër 

natyrës  janë ajri, uji, retë  dhe  shiu,

stuhitë, ditët e bukura    pranverës,

të natyrës i ke fluturimet e lejlekëve,

qeniet me zërin e ëmbël të bilbilave,

Roganë, gjelbro shtëpinë e mendjes,

plot merita i ke tek  duart  për  punë,

dhe te gishtërinjtë e tu të mendimit!

Shpirt, më shumë se femër, je  nënë,

më shumë se burrë, je baba  e prind

Roganë, falë bekimit hyjnor u linde

si variacion i një dashurie të veçntë!

Roganë, gjelbëro tokës  dardane, ky

himn për ty  e  ka gjaklindjen tënde

shpirt, dje e rroka  për supe një lule

ajo lule donte    jetonte jetën e saj

petalet i kish hojza rrezesh me diell

dhe me aromë të fortë të kësaj toke!...

Atdhe Geci - Roganë 2019/ Dortmund, 2020

FLAMURI I ÇAMËRISË

Zbrit në tokë zoti im, shih se çka

bëhet, atdheu ynë  po zvogëlohet

festo, kemi një lindje që s´vdesë,

ditën e Republikës    Çamërisë.

Më quajnë Festim Lato, jam çam

s´ jam orakull po nip i perëndive

fëmiu i nëntë çam  i  nënë  Dajes

më i vogli i 4 motrave  dhe  pesë

vëllëzërve, në  kokë  kam Pirron,

dhe 15  mijë  vjet  jetë  shqiptare.

Çamëri, jeta  ime  është  ndryshe

nga  jetët  e  zakonshme , lotët  e

nënës sime janë lot    dhimbjes,

lot që thërrasin qenien  e kombit!..

Greqinë e  kam  hedhur    gjyq,

në gjyqin ndërkombëtar të Hagës

Me  shpalljen   e   Republikës 

Çamërisë, në  Kuvendin çam dhe

arvanit, e zhvarrosëm  nga heshtja

shekullore hirin e lashtë pellazgë

Bacë, Ali,  Idajet  dhe  Bardhosh

rrënjë ullirit,  e kam lidhur fjalën

aty e kam mbjellë  lotin e  lashtë

që mos ta thaj era e as vërshimat

Shumë diell e hënë ka  nëpër ulli

shijen e frutit    gjuhë  e  ndiej!...

Çamëri, ti që e le  pikën e gjakut

tënd kopshteve, arave  dhe  malit,

shesheve të qyteteve  e rrënojave

po    rilindim  me  gjak trimash,

me dashuri nënash    plagosura

dhe me gjak epokash    atdheut!...

Çamëri, të  desha, dhe  më deshe,

  shqipen  e  Zeusit  po  flasim:

Të lypa, tëgjeta!Më lype të erdha,

Ky jam Festim Lato, çamërioti yt,

ai që s´lejoi    çështja  çame 

heshtet  dhe    mbetet  e harruar!...

Atdhe Geci – Dortmund, 2020

FJALA E FUNDIT

Aristidh Kolia, në veten e parë!

Çamëri, të puthsha ballin

me arvanitët je një vëlla

nëpër rrugë kudo ka diell

fjalë të gjalla të gjuhës sonë

Një Atdhe e kam zemrën

e thash në Artë e Athinë

kraharorin e kam flamur

Kuq e Zi, si    Shqipëri

Nuk i vihet pranga fjalës

nuk i vihet pranga gjuhës

Shqipëria është gjaku ynë

nuk i vihet pranga diellit

Zgjohuni çamë e arvanitë

jem shqiptar, jemi vëlla

tek ky diell e tek ky det

Shqipëria është e lashtë

Çamëri, gjakja  e  Zeusit

jemi komb  me përëndi

bimur jemi tek kjo tokë

kur ky dhé s´ishte Greqi!...

Atdhe Geci - Dortmund, 2020

DARDANËT E TROJËS

Këndo muzë zemërimin e çamit

bjeri të përgjumurve  të zgjohen

gjallë është  gjuha  shqipe    e

flasim dhe,  gjuha që shkruajmë

I kërkojmë përëndisë  Thoti dhe

Zeusit,  Aleksandrit  dhe  Pirros,

Kadmit, Apollonit dhe Priamit

Aristotelit, Platonit  e  Pisistratit

tërë  ndërgjegjes      lashtëve

dhe ndërgjegjes    kohës  sonë

ta ngrejmë lartë zërin për Epirin,

për Çamërinë, diellen e Atdheut

Zgjohu Shqipëri e para Homerit

Shqipëri  e  Gjergj Katriotit dhe

papë Eleuterit, fol  Nënë Terezë,

Shqipëri e tre përëndive, zgjohu

Ndërgjegje e Evropës e OKB-së,

njih Çamërinë, Epirin  e Arbërit

Gjuha Platonit dhe shpata Ulisit

qenë shqiptare, të gjakut pellazg

Troja, gjaklindja e Romës dhe e

Anglisë, i dha gjakun qytetërues

Kontinentit ende të paformuar të

Evropës dhe  Kontinenteve tjera.

Çamëri, farë qiejsh  e Shqipërisë!...

Atdhe Geci - Dortmund, 2020

FLAKËT E PRUSHIT – cikël me poezi nga libri në dorëshkrim, „Monumenti i fjalës“

1 .

Dashuria shpiku përjetësinë dhe

metaforën  e detit të trazuar, ajo

shpiku plorin dhe  plisin e tokës

e puthjes i dha  frymarrje qiejsh...

2 .

Universi e ushqen  jetën në tokë

retë me raste janë    stuhishme

qielli ynë është botë intelegjente

natyrës i jep dritën, ajrin e stinët…

3 .

Në pamjet gjithësore  të natyrës

Mungon  ndërgjegjësimi arsyes

Ajri s´mbillet dhe  s´ka origjinë

dëshmi ajri dhe erërash ne jemi...

4 .

Jemi farë  prej qiejsh të çmuar

Që rritet kopshteve ku ka tokë

Jemi ré e mbushur  me vetima

Gur i pranuar  që nga lashtësia