E shtune, 27.11.2021, 06:26 AM (GMT)

Kryeshkrim » Latifi

Blerim Latifi: Ku gjendet një histori heroizmi, aty gjendet edhe një histori tradhtie

E shtune, 19.12.2020, 06:15 PM


Blerim Latifi:

Bashkë me dy shokë të mi po udhëtonim nëpër udhën e Kombit. Ndaluam për të pi nga një kafe në një pompë benzine në vendin e quajtur Reps. Derisa po ndizja një cigare më shkuan sytë tek një lapidar i vendosur aty afër rrugës.Nga larg nuk i dalloja emrat e shkruar në të. U thash dy shokëve të mi se po shkoj të shoh lapidarin nga afër. Në të ishin të shkruar tetë emra. Në krye të tyre ishte emri i Dedë Gjo Lulit, prijësit të kryengritjeve antiosmane të fillimeve të shekullit XX. Lapidari është vendosur në vendin ku në vitin 1915 Dedë Gjo Luli, pasi ra në kurth, u zu rob nga ushtria serbe dhe, bashkë me shtatë njerëz të tij, u vra mizorisht prej saj. Pjesë e kurthit ishin edhe grupe shqiptarësh të cilët ishin bashkuar me ushtrinë serbe. Sipas versionit më të besueshëm ata ishin paramilitarë të Esad Pashë Toptanit. Sidoqoftë, një gjë dihet me siguri: në atë vend u vra një shqiptar i madh nga duar serbësh dhe shqiptarësh të bashkuar me ta. Një rast tragjik, i përsëritur sa e sa herë në historinë tonë: kudo ku gjendet një histori heroizmi, aty gjendet edhe një histori tradhtie.

__________

Prej vitit 1991 jetonte maleve. Gjithë kohën ndiqej nga njësi të policisë speciale serbe. E kishin dënuar me 20 vite burg në mungesë. Dhe kur vinin festat e fundvitit ai gjente rastin për t'u kthyer në familje për të ngritur një dolli urimi. Rrallë lindin njerëz të tillë në histori.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora