Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Zholi: Flet modelja, moderatorja dhe arkitektja Atalanta Kërçyku

| E enjte, 17.12.2020, 08:14 PM |


Flet modelja, moderatorja dhe arkitektja Atalanta Kërçyku: Pandemia më shtyu një kontratë në Londër si modele

Zemra ime nuk është tronditur ende për ndonjë

Risi në jetën time, si pjesë e emisionit “Procesi Sportiv” në ‘Top Channel’

Nga Albert Z. ZHOLI

Modelingu ka qenë dëshirë e fshehur e saj. Ashtu si çdo vajzë, bota e modës e tërhiqte shumë. Ishte e përqëndruar shumë në shkollimin si arkitekte, sa vitet ikën tutje, por ishte këmbëngulja e një menaxheri të huaj që ndryshoi jetën e saj në fushën e modës. Falë tij, edhe pse pak vonë, iu fut fuqishëm  botës së modës. Së fundi është pjesë e emisionit sportiv “Procesi Sportiv” në ‘Top Channel’ çdo të hënë në 22:45

-Jemi në situate? pandemie, çdo te? thote? kjo pe?r nje? modele, a ka hape?sira pe?r sfilata dhe modeling ne? ke?te? kohë?

-Kjo situatë ndikoi kudo në botë, në çfarëdo aspekti të jetës. Natyrisht edhe modelingu u ndikua. Unë konkretisht kisha një kontratë në Londër e mu shty e gjitha prej situatës në të cilën ndodhemi. Punë ka, por jo me të njëjtin ritëm si dikur.

- Aktualisht, cilat jane? risite? e juaja ne? marre?dhe?nie me publikun?

Risitë e mia përfshijnë një: televizionin. Jam pjesë e emisionit sportiv “Procesi Sportiv” në ‘Top Channel’ çdo të hënë në 22:45. Pra mund të them se m’u realizua ëndërra ime për të qenë pjesë e emisioneve  televizive e veçanërisht atyre sportive.

- Cilat jane? te? veçantat e daljes në ekranin televiziv në raport me daljen në pasarelë?

-E veçanta e modeleve në television, padyshim që  është aspekti fizik që të ndihmon në daljet publike. Pastaj është edhe fakti se jemi të parapërgatitura me publikun, kamerat dhe emocionet. Këto përbëjnë për ne  avantazh të dukshëm.

- Me? mire? moderatore televizive apo nje? sfilate? ne? Europe??

-Dikur do zgjidhja ndryshe. Me moshë prioritetet ndryshojnë. Më mirë moderatore-televizive. Ka ardhur momenti të njihni anën time të brendshme, intelektuale e profesioniste, e jo vetëm sesa mirë pozoj.

- A ka krize? ne? ke?të situatë ne? konkurset e bukurise? dhe modeling?

-Normalisht që ka ndikuar edhe në këtë fushë, që nga organizimi e deri tek sponsorët. Është bërë akoma më e vështirë për fushën e modelingut tregu ynë shqiptar.

-Çfare? ju mungon me? shume? ne? ke?te? situate??

-Liria e dikurshme. S’e paskemi ditur sa të lirë e sa me fat paskemi qenë! Çdo e keqe e ka një të mirë.

- Flitet shume? pe?r jete?n intime, personale te? Atalante?s ju vete? do te? thoni diçka pe?r te? interesuarit e shumte?? Ka ndonje? tronditje ne? zemre?n tuaj?

-Kjo temë mbetet e nxehtë derisa të bëj diçka konkrete. Por ende nuk ka një tronditje të tillë. Kur të vijë do e kuptoni!

- Po me profesionin e Arkitekture?s cilat jane? marre?dhe?niet?

-Aktualisht punoj si interior designer dhe kisha një projekt konkret që ma shtyu pandemia. Besoj do realizohet deri vitin tjetër.

-A ka sot miqe?si ideale dhe ku ndihesh me? mire? mes meshkujve apo femrave?

- Shumë e vështirë të ekzistojë idealja. As ne vetë nuk jemi njerëz idealë. Miqësitë i kam të mira me të dyja gjinitë. Mikja ideale e zemrës është motra ime!

-Kur je ndjere? me? mire? ne? sfilata dhe pse?

-Jam ndjerë në Londër, në një sfilate të “Miss Ëorld”, kur u përgezova nga një anëtare jurie për performancën në sy të tërë sallës! Përgjithësisht sfilatat nuk kanë një moment kulminant, ato janë emocione nga fillimi në fund.

- Ku ndihesh me? mire? ne? Elbasan, apo ne? Tirane?? Kane? te? pe?rbashke?ta mes tyre ke?ta dy qytete?

-Jeta ime ndahet në mes të këtyre dy qyteteve. Si një ‘gaforre’ tejet familjare që jam, ende më gjen në fundjavë të rikthehem në Elbasan pranë familjes. Nuk ka gjë që më pëlqen më shumë. Gjatë javës jetoj në Tiranë ku kam shtëpine time të dytë, e normalisht punën e shumë angazhime të tjera. Kanë shumë të përbashkëta për mua siç e citova, fakti që janë afër i bën ende më të ngjashëm në Lifestyle.

- Atalanta dhe jeta e nate?s…?

-Nuk kam qenë frekuentuese e flaktë e jetës së natës. Mua maksimumi me ke në ndonjë Lounge një herë në javë. Tanimë jam orientuar drejt restoranteve më së shumti.

- Kush e?shte? fryme?zuesi juaj ne? jete? ?

-Frymëzimi im mbeten prindërit. Ata ia kanë dalë mbanë shumë vështirësive e mbeten frymëzim imi në jetë. Idhuj me të cilët jam rritur.

- Marre?dhe?niet me? te? mira i keni me babane? apo me? mamane? dhe pse?

-Me të dy kam marrëdhënie të shkëlqyera. Normalisht me mamin jemi më të afërta, si dy shoqe të mira. Nëna mbetet më e afërta për vajzën.

- Veshja e preferuar ne? dime?r?

-Pallto të gjata që të mbajnë ngrohtë, shoqëruar me çizme e geta.

- Modelja e preferuar?

- Adriana Lima. Legjendë e gjallë në fushën e modelingut.

-Për nje? trup perfekt, cila e?shte? dieta juaj?

Dietat janë sezonale. Jam e bekuar nga nëna që ende ruaj format pa bërë minimumin e përpjekjeve dhe përjashtimeve në ushqim.