E marte, 23.04.2024, 08:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Fritz Radovani: At Fishta per Mikun e vet

E marte, 15.12.2020, 09:40 PM


Nga Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas sa vjetësh:

At Fishten per Mikun e vet...

PENG  NDERIMI…

ALOIS  GURAKUQIT (1909)

I kandshem  â e plot shije

Nja’ i lehtë zhumhur, qi gurra

Ep tue gurgullue n’per hije

E neper rrajë e curra,

Ka’ e argjantë lugjeve ulet

E puthë permallshem lulet,

Qi si n’ pasqyrë – rrijn m’amë t’ asaj tu’ u kqyrë.

Asht edhe i butë e i kandshem

Nja’ i ambëli fllad eret,

Qi ka’ i qetët e i erandshem

Fryn neper ag’ prendveret;

Me landë shkon tue zhablluem

Ase me gji t’ rituem

Prej voeses s’qielles – të ndonji drandofilles.

Ma e ambel, por, asht fjala

E njaj miqsis’  s’ vertetë,

Qi, kur t’ na marrë vala

E pellgut t’ zi t’ ksaj jetë,

Tue na ngushtue nder gjire,

E ndiejm, e qi fatmire

Zemrat na i kallë – me nji shpënesë të gjallë.

Po, o Gurakuq, per mue

E nalta fjala jote,

Qi me Vargnim m’ ké çue,

Kur  zemra ‘i herë m’ ankote,

Per mue kjé ajo pêng beset

E kjé per mue hyll shpreset,

Qi shpirtin m’ shndriti. – Zemëren m’a flladiti.

Oh! Po: Ajo fjalë ngushllimit

N’ zemer njashtu m’ ka ardhë

Si voesa prej agimit,

Qi bjen m’ nji lil të bardhë;

E atëbotë, si kah prendvera

Bîjn vjollca e lule tjera,

Njashtu mendimet – paten n’ mue burimet.

Po, atëbotë per Atme e Fé,

Per punë të hijshme e t’ mbara

Zemra ma fort m’u xé;

E ma fort se perpara

Me shpirt un Zanës ju trova,

Edhe njatë burrë këndova,

Qi n’ flakë t’ barotit–mbet per tokë t’Kastriotit.

Pra, i drejtë në kjoftë se moti

Krejt zâ’n s’ m’a qet n’ harresë

Fjalës s’ ate. (E cilla m’ ploti

Zemren ma t’ ambel shpresë

Se ‘i kohë dikur ma e bardhë

Shqypnis  ka per t’i ardhë).

Un me evari – per nderë, po, do t’ ia dij.

Prandej, per peng miqsijet

Kam da me t’i kushtue

Kto ushtrime poezijet,

Qi ti, (due me shpresue),

N’ kurrsend s’ ké per t’i ba,

Sado qi  s’ duhen gja:

Pse m’ to pa da – mue Mik ti ké me m’ pa.

Shenim nga At Viktor Volaj O.F.M.(1941): Zani i kangvet të para të Lahutës mori dheun e trandi zemrat e Atdhetarvet të vertetë. Këte bindje dhe këte vlersim ndaj Poetit desht t’a shprehte edhe letrari i ri Luigj Gurakuqi, i cilli në vitin 1906 i kushtoi Vargënimin, bashkë me nji vjerrshë safike me titull Pengu i nderimit. Edhe Fishta në shenjë evarije i kushtoi në vitin 1909 veprën Pika Voeset bashkë me këte poezi. Nji notë njomsije, përshkue prej ndjesishë mirënjohtjeje plot ambëlsi, e shquen ketë kangë: Fjala e mikut asht ma terhjekse se gurgullimi i gurrave e flladi i ambël prendveror. Ajo kallë zemrat e ndritë mendën, tue nxitë kah punët e mbara...

***

At Fishta shenon: “Kam da me t’i kushtue: SHQYPTARIT    VJEFSHEM – ZOTNI  LUIGJ  GURAKUQIT    NDERËS    DJELMNIS    SHKODRËS    KTO  VJERRSHA    PERVÛJTA  - AUKTORI  KUSHTON – Kto ushtrime poezijet” : Kështu e quen me modesti veprën Pika Voeset, botue në Zader, në 1909.

Shenim F.Radovani: Asht marrë nga Lirikat “Mrizi i Zanave” pa asnjë ndryshim.

Botohet në pragun e 28 Nandorit, ku Gurakuqi në Vlonë vertetoi thanjet e At Fishtës.

Melbourne, 26 Nandor 2020.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora