E marte, 23.04.2024, 04:57 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Konica, filozof i nivelit të lartë europian

E marte, 15.12.2020, 07:26 PM


Blerim Latifi:

Në përvjetorin e vdekjes

Konica shkëlqente në fushën e publicistikës. Ishte një zot i pasfidueshëm i saj. Por kur e lexojmë veprën e tij "Ese për gjuhët natyrale dhe gjuhët artificiale" ne e shohim se Konica ishte gjithashtu një filozof i nivelit të lartë europian. Në këtë vepër ai trajton problemet më komplekse të gjuhës, probleme me të cilat sapo kishte filluar të merrej filozofia perëndimore. Aty e gjejmë Humboldin, Sapirin, Ferdinand de Sosyrin, elementet e gjuhësisë gjenerative, të cilën më vonë do ta zhvillonte Chmosky, dhe një zbërthim briliant të etimologjive të greqishtes së vjetër, që na kujtojnë Martin Heideggerin.

Konica u detyrua ta lërë anash karrierën e tij filozofike e akademike, sepse atdheu i tij kërkonte penën dhe angazhimin e tij politik për të dalë nga mjerimi shekullor dhe për të fituar lirinë, si të gjitha kombet tjera europiane.Dhe ai e kreu detyrën e tij kombëtare, si pak shqiptarë të tjerë.

__________

Pjetër Bogdani, në veprën e tij “Çeta e Profetëve”, e quante Pashtrikun “Mali jonë mbretëror”, në kuptimin e një mali që ishte i shenjtë për shqiptarët. Dhe, vërtet, ai ishte dhe është i tillë edhe sot. Dhe të tillë e bënë qindra e qindra burra e gra që gjatë historisë dhanë jetën e tyre luginave e majave të tij për lirinë dhe nderin e kombit të tyre.E ndër të fundit prej tyre ishte edhe Mujë Krasniqi me çetën e tij. Sot përjetësia e kujtimit të tyre është bërë njësh me përjetësinë e Pashtrikut.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora